Pesë çështje mbi populizmin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

 

 

Wien 26.04.2016, Freiheitlicher Parlamentsklub, Wien, AUT, FPOe, Pressekonferenz nach Sitzung des Bundesparteivorstands mit Thema Praesidentschaftswahl 2016. im Bild FPOe-Praesidentschaftskandidat Norbert Hofer // Candidate for Presidential Elections Norbert Hofer during press conference of the austrian freedom party according to the austrian presidential elections in Vienna, Austria on 2016/04/26. PUBLICATIONxNOTxINxAUT EX_GRU Vienna 26 04 2016 Freiheitlicher Parliamentary Club Vienna AUT FPOE Press conference after Meeting the  with Theme Presidential election 2016 in Picture FPOE Praesidentschaftskandidat Norbert Hofer Candidate for Presidential Elections Norbert Hofer during Press Conference of The Austrian Freedom Party According to The Austrian Presidential Elections in Vienna Austria ON 2016 04 26 PUBLICATIONxNOTxINxAUT EX_GRU

Wien 26.04.2016, Freiheitlicher Parlamentsklub, Wien, AUT, FPOe, Pressekonferenz nach Sitzung des Bundesparteivorstands mit Thema Praesidentschaftswahl 2016. im Bild FPOe-Praesidentschaftskandidat Norbert Hofer // Candidate for Presidential Elections Norbert Hofer during press conference of the austrian freedom party according to the austrian presidential elections in Vienna, Austria on 2016/04/26. PUBLICATIONxNOTxINxAUT EX_GRU
Vienna 26 04 2016 Freiheitlicher Parliamentary Club Vienna AUT FPOE Press conference after Meeting the with Theme Presidential election 2016 in Picture FPOE Praesidentschaftskandidat Norbert Hofer Candidate for Presidential Elections Norbert Hofer during Press Conference of The Austrian Freedom Party According to The Austrian Presidential Elections in Vienna Austria ON 2016 04 26 PUBLICATIONxNOTxINxAUT EX_GRU

I përmendur gjatë votimit në favor të Brexit-it, i përsëritur në fushatën e Trump-it, fjala “populizëm” theksohet tashmë në analizat e komentet politike para çdo votimi, si në këtë fundjavë në Austri e Itali. Përdorimi i këtij termi me histori e kuptime kontradiktore nuk është, megjithatë, pa rëndësi. Si përkufizohet populizmi ? « Fjala gjendet kudo, përkufizimi askund », shkruante më 2012 drejtori i revistës Critique, Philippe Roger. « Edhe tani, termi mbetet përsëri i vështirë për t’u formuluar », sepse kemi të bëjmë me një fjalë « polemike » dhe që « ka emërtuar fenomene shumë të ndryshme », thotë ky universitar për AFP-në. Për Olivier Ihl, specialist i ideve politike në Fakultetin e Shkencave Politike në Grenoble, kjo vështirësi ka të bëjë me faktin se « fjala nuk është një koncept », por «  një kategori moralizuese ». « Ajo shërben më shumë për të denoncuar, sesa për të emërtuar. » Kjo është një « fjalë-valixhe » që mund të zëvendësohet, sipas rastit, me fjalët « nacionalizëm », « proteksionizëm », « ksenofobi », « shovinizëm », « semplizëm ». « Ligjërim politik që u drejtohet shtresave popullore, që kritikon sistemin dhe përfaqësuesit e tij, elitat », shpjegohet në një përkufizim të Petit Robert-it (botim i 2013-s). Ky përkufizim është « i papërcaktuar dhe i pasaktë » sipas Olivier Ihl-it, sepse « shtresat ose klasat e mesme, këtë e kemi parë në Austri me FPO-në, janë gjithashtu të prekura nga ky fenomen sikurse shtresat popullore ». Studiuesi amerikan Marc Fleurbaey, i Universitetit të Princeton-it, e përkufizon populizmin si « një kërkesë të drejtpërdrejtë të mbështetjes popullore nga politikanët karizmatikë me anë të ligjërimit të përgjithshëm, i cili vë në pikëpyetje institucionet demokratike klasike ». Po ku dhe kur ka lindur populizmi? Në Rusi dhe SHBA nga fundi i shekullit XIX. Në origjinë të tij, « populizmi » emërton një lëvizje agrare me frymëzim socialist, e cila synonte emancipimin e fshatarësisë ruse rreth vitit 1870. Ajo zhvillohet në të njëjtën kohë me një lëvizje proteste në fshatrat amerikane kundër bankave dhe kompanive të hekurudhave. Fjala merr ngjyrime të reja në mesin e shekullit XX në Amerikën Latine me udhëheqësin Juan Peron në Argjentinë dhe Getulio Vargas, në Brazil, duke simbolizuar disa lëvizje popullore me thekse nacionaliste, nganjëherë sociale, por që nuk evokojnë as luftën e klasave markiste, as ideologjinë fashiste. A është populizmi i djathtë? « Jo »,përgjigjet pa hezitim Marc Fleurbaey, « populizmi mund të shfaqet edhe tek e majta. Kini parasysh, për shembull, ish-liderin venezuelian Hugo Chavez ». Madje në « Amerikën Latine, termi emërton sidomos lëvizjet e majta », thekson Olivier Ihl. Në Evropë, populizmi tregon përgjithësisht lëvizjet e djathta ose të ekstremit të djathtë. Ky përdorim « lidhet me një traditë », sipas Philippe Roger-it. « Popullor është një cilësor i të majtës, si në rastin Front Popullor. Kurse ‘populist’ nuk ka qenë asnëherë një term i të majtës. Në Francë është ‘populist’ ai që spekulon me idenë e popullit për qëllime politike » shpjegon ai. Në ligjërimet e të majtave radikale evropiane si Podemos në Spanjë, ka populizëm « në kuptimin e gjerë » si një kundërvënie i të « vegjëlve » kundër të « mëdhenjëve, » shprehet Philippe Roger. Por “ato nuk fusin ksenofobinë dhe racizmin në argumentet e tyre” dhe kjo i ndan ato nga “populizmat e të djathtës” Bëhet shpesh pyejtja: A po rritet populizmi në Evropë? Olivier Ihl kishte tërhequr vëmendjen që nga viti 2003 në një libër “mbi shtimin e këtyre formave të shprehjes politike, të rejave dhe strategjive të tyre”. “Kjo fantazmë që lëvizte nëpër Evropë, tani është një forcë politike e sociale e vendosur plotësisht, madje i është afruar edhe pushtetit”, konstaton ai. Lëvizjet e ekstremit të djathtë kritikojnë dobësitë e demokracisë, duke përfituar nga shqetësimet sociale, emigracioni masiv dhe imponimi i BE-së në politikat publike të shteteve nacionale. Po Donald Trump a është populist? « Po », përgjigjet amerikani Marc Fleurbaey. “Ai dëshiron të bëjë për vete burrat e gratë e harruara dhe kritikon sistemin e manipuluar të mediave, të zgjedhjeve dhe establishmentin ». Kurse dy universitarët francezë mendojnë ndryshe. Sipas tyre, fushata e presidentit të zgjedhur ka qenë « para së gjithash, ajo e një të djathte të fortë », e veshur me një « populizëm retorik » mendon Philippe Roger. (AFP)

Përgatiti : Gjovalin Kola

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Pesë çështje mbi populizmin”

  1. Leone-53 says:

    POPULIZEM ne kohen e sotme eshte me pak fjale REVOLTA e asaj pjese te popullsise kunder GLOBALIZMIT BOTROR (ku eshte varferuar Europa dhe pasuruar Kina, India etjere) qe filloj para reth 15 vjet me pare.
    Shkak i “REVOLTES” eshte dhe emigracioni ne Europe i afrikanve e vendeve arabe qe as 10% e tyre nuk duhet te qendrojne ketu ne Europe por duhet te kthehen me FORCE nga kane ardhur.
    Eshte kjo ARSYEJA pse neser me 4 dhjetor ketu ne Itali “cilimiu” Renzi me cupurikat qe ka ne qeveri do te marin nje NO (JO) te madhe (ku dhe nga une do te mari nje NO dhe ne Austri (po neser)do te fitoj e djadhta qe e quajne populiste por qe ka mbeshtetjen e gjere te popullit me te DREJTE !
    Ciao !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *