Prapaskenat: Lufta e “padukshme” në PD për të rrëzuar Bashën

2 Dhjetor 2016, 10:46Politika TEMA

Në Partinë Demokratike nuk është duke u zhvilluar vetëm beteja kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Brenda saj ka edhe një tjetër betejë të ashpër mes drejtuesve të vet, që rrezikon seriozisht postin e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së.

Dhe beteja është duke u bërë në bazë, aty ku PD duket e shpartalluar.

Kjo, edhe me ndihmën e vet drejtuesve të PD-së.

Kështu, në disa zona, si Vlorë, Himarë, Delvinë, Përmet, Pogradec, Durrës etj, janë hequr nga drejtimi i PD-së njerëzit e Bashës, me urdhër të Flamur Nokës e Arben Ristanit, për të vendosur njerëzit e tyre.

Basha, i vënë në dijeni për këtë gjë, ndihet i pafuqishëm dhe i frikësuar për të reaguar, pasi mendon se pas këtyre lëvizjeve kundër tij, qendron Sali Berisha.

Ndaj dhe Arben Ristani, Flamur Noka, Ben Qiriako dhe një sërë figurash nga “garda e vjetër” që qendrojnë në prapaskenë, kanë marrë në dorë situatën.

Gjithë beteja është duke u bërë për kryetarin e ardhshëm të PD-së, pasi në rast të humbjes së zgjedhjeve të qershorit, “garda e vjetër” do të kërkojë largimin e Bashës.

Dhe Berisha këtë radhë do ta ketë të vështirë ta mbrojë.

Si pauses i tij shihet Bujar Nishani.

Basha për të parandaluar konkurrencën e Nishanin për kreun e PD-së, tha në emisionin “Opinion”, se PD do të mbështesë kandidaturën e Nishanit për një mandat të dytë në Presidencë.

Por, kjo gjë ka shumë pak mundësi të ndodhë, duke parë përplasjet e Nishanit me mazhorancën e majtë.

Dhe sinjalin e parë e dha Ilir Meta, që deklaroi se nuk ka asnjë detyrim ndaj Bashës dhe PD-së, për të mbështetur kandidaturën e Nishanit për një mandat të dytë.

Ndaj tani Basha duhet të bëjë llogaritë brenda partisë se si të reagojë, përpara se të jetë tepër vonë për të dhe ta shohë veten vartës të Nishanit!

9 komente në “Prapaskenat: Lufta e “padukshme” në PD për të rrëzuar Bashën”

  1. Peco says:

    Merua ne kete ras duhet te shikoj mundesine qe, ne te cilet e lexojme, t’na serviri edhe ndonje kafe, sepse ajo cka thuhet ne kete shkrim te Temas nuk eshte asgje me shume se llafe kafenesh. Gjynah qe e perzien vehten ne te tilla halelleqe nje gazete qe duhet te mbetet kurdohere serioze.

    1. Kujtim says:

      Basha nje palaco bure nuk do te miren e shqiperis do vetem karigen e kryeministrit . Populli nuk ja jep kure

    2. Kujtim says:

      Basha nje palaco bure nuk do te miren e shqiperis do vetem karigen e kryeministrit . Populli nuk ja jep kure……..

  2. fteri says:

    të gjithë një turi kan ,jan satelit të krimit S.Berishës më makabër në histori .Nishani është tërsisht i pa aftë pasi si kryetar i këshillit lartë i drejtësisë ,vetëm sa e ka thelluar korrupsionin glopant në gjyqësor.L.Basha ka llogari të mëdha me drejtësinë shqiptare ai kurrë nuk mundë të jetë kryeministër i ardhëshëm pa u ndëshkuar për krimet që ka kryer . Kështu asnjë tjetër ,përveç Majlinda Bregut mund të jetë një lidre r mirë .

  3. lulash says:

    Po Nishanin me barrele do ta dergojne ne takimet me bazen e partise dhe ne tribuna elektorale?!

  4. Emiljano says:

    Ndrohet vetem emri se drejtusi esht po i njejti sal bej berisha

  5. LORA says:

    Cfardo lufte,e dukshme apo e padukshme, te behet ne ate gjiriz, ,,,,produkti eshte I sigurt,,,,,,produkt septik.
    Sapo Sokol Olldashi nisi t’a bej publik kete fakt ata e vrane ,barbarisht.
    Keshtu qe, atje s’ka asnje shans per ide dhe vepra te mbara,,,,eshte sot e 26 vjet nje bande kamorriste dhe antishqiptare,me rekorde krimi ne arshiven e dr.dhjeramanit.Ata jane te tere peng te arshivistit dhe do te birbilosin perhere sipas ritmit qe do t’u programohet prej arshivistit.
    Prodhimi I “lajmeve” si me siper eshte nje alibi e rradhes,,,,qe kushedi ne c’guzhine eshte gatuar dhe po hidhet te treg te ripertypet nga te fandaksurit mercenare te shqup-it.Baza dhe cdo shtrese deri ne maje te PD-se eshte e inkriminuar dhe e ka hak te trajtohet me gatesa te tilla.

  6. Aso says:

    Keto Jane brockulla. Fati pd varet nga reforma ne drejtesi.

  7. maximus says:

    artikull kot, mbas zgjedhjeve , eshte e sigurt se BASHA largohet nga posti si humbes dhe ne vend te tij vjen perseri baba i pd-se dora vet saliu, ai mezi po pret , keshtu i shpeton edhe burgut se nuk e denon njeri se eshte kryetari i opozites.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje