Qeveria gjermane e thotë qartë: Do mbështesim Shqipërinë më 13 dhjetor, por zbatoni “Vetting”-un

rama merkel-faqe kryesoreNdërkohë që në Shqipëri vazhdon debati për qëndrimin e Gjermanisë në lidhje me hapjen e negociatave, një burim nga Ministria e Jashtme gjermane i tha agjencisë BIRN, se Berlini pritet të mbështesë qëndrimin e Komisionit Europian më 13 dhjetor.

KE sugjeron hapjen e negociatave, pas miratimit të vetting-ut.

Ky burim tha se është e rëndësishme që Shqipëria të implementojë reformën e shumëpritur gjyqësore.

“Ne mirëpresim vendimin e Komisionit të BE që të nxjerrë një rekomandim për të hapur negociatat e anëtarësimit, në varësi të progresit të besueshëm dhe të prekshëm në zbatimin e reformës në drejtësi, në mënyrë të veçantë për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

“Ne jemi të bindur se qeveria shqiptare ka vullnetin, kapacitetin dhe mbështetjen e popullit shqiptar për të zbatuar në mënyrë të qëndrueshme reformat e rëndësishme në muajt që vijnë, siç kërkohet nga Komisioni i BE-së, përpara hapjes së negociatave”, tha burimi.

Ligji i vetting-ut ka ngecur për shkak se pritet të merret në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese, pas një padie të ngritur nga Partia Demokratike.

Burimi zyrtar gjerman tha se po e ndjekin këtë çështje me vëmendje.

“Ne kemi mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për reformën në kontekstin e misionit EURALIUS, i drejtuar nga gjyqtari gjerman, dr. Rainer Deville.

Ky mision ka kontribuar me vendosmëri për reformën në drejtësi”, tha burimi.

Ndërkohë, një zëdhënës i qeverisë gjermane tha për BIRN se Shqipëria i është nënshtruar ndryshimeve themelore gjatë viteve të fundit dhe ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt reformizmit, por vendet e BE akoma janë duke diskutuar se cili do jetë pozicioni final për ccështjen e hapjes së negociatave.

“Është e zakonshme që Këshilli i BE të marrë një pozicion të përgjithshëm në formën e konkluzioneve për paketën e zgjerimit të Komisionit. Vendet anëtare të BE janë duke diskutuar aktualisht këtë në Këshill”.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Qeveria gjermane e thotë qartë: Do mbështesim Shqipërinë më 13 dhjetor, por zbatoni “Vetting”-un”

  1. rasputini says:

    data 13 esht dat tersi.
    dicka nuk do shkoj mbar ne kte histori

  2. adi says:

    Ky “burimi” mos eshte gje roje te ministria e jashtme.
    Apo po the burimi e boton dhe ne gazete5dhe njerezia e beson.
    Pika ku eshte katandisur rilindja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *