Rama: I madhi Ibrahim Rugova, gandiani që mbetet një “Pjetër” në ndërtimin e Kosovës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

RamaKryeministri Edi Rama në rubrikën e tij AMARCORD, ka bërë një kujtesë për Ibrahim Rugovën në 72 vjetorin e lindjes.

Kreu i qeverisë shqiptare e kujton atë si një kërkues të paepur gandian të mëvetësimit të Kosovës.

Ndërsa e vlerëson si një njohësh të thellë e të pazëvendësishëm të letërsisë së hershme shqipe, dhe kontributit të Bogdanit, emrin e të cilit Pjetër e përvetësoi si emrin e amëshimit.

Po postojmë të plotë tekstin që shoqëron foton e rubrikës së tij:

Në 72 vjetorin e lindjes së tij, Heroi i Kosovës, Ibrahim Rugova, mund të përkujtohej me një mori fotosh apo klishe që shfaqin burrin e madh të Kosovës, kërkuesin e paepur gandian të mëvetësimit të Kosovës.

Mbase, po kjo është veç një hamendje, i madhi Ibrahim Rugova do të kishte dashur të mbetej në kujtesë parësisht si publicisti i palodhur, njohësi i thellë e i pazëvendësueshëm i letërsisë së hershme shqipe në përgjithësi dhe kontributit të Bogdanit në vecanti, emrin e lindjes së të cilit, Pjetër, e pervetësoi si emrin e tij të amëshimit.

Ibrahim Rugova mbetet një “pjetër”- gur këndor, në ndërtimin e Kosovës së lirë, të pavarur mbi rrënjët e saj humaniste dhe shpirtërore.

I paharruar kujtimi!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Rama: I madhi Ibrahim Rugova, gandiani që mbetet një “Pjetër” në ndërtimin e Kosovës”

  1. Baton Gostivari says:

    MELODRAMA bajate!

  2. na i shpife ramush says:

    Keshtu si ke nisur ti o Ramushi Anetes dhe Xhaferr Deves do ti besh ndonje elegji.

    Eshte kriminale..poshtruese nderrimi i tabeles se 4 shkurtit me emrin e rugoves

    eshte po aq kriminale vajtja e ketij “heroit” tuaj te millosheviqi ne 1999 qe ky i fundit e perdorte si shami qyrresh
    Masakra e 4 shkurtit 1944 në Tiranë është ndër masakrat më të përgjakshme, që kryen nazistët gjermanë dhe bashkëpunëtorët e tyre:
    si Xhafer Deva, Minister i Brendshëm i nazistëve,
    Kadri Cakrani, komandant i forcave të Ballit Kombëtar,
    Qazim Mulleti, Prefekti i Tiranës,
    fashisti Osman Kazazi etj.,
    nën drejtimin e Gestapos gjermane.
    Natën e 4 shkurtit drejtuesit e xhandermarisë, me lista në duar e me grupe xhandarësh u futën nëpër shtëpitë e qytetarëve të Tiranës, rrembyen djem e burra dhe i pushkatuan nëpër rrugë. Për të futur frikë e tmerr, për të terrorizuar popullin, ata vepruan mbarë, pushkatuan edhe të tjerë që i gjenin në rrugë. I vrisnin dhe i masakronin barbarisht, duke i gjymtuar edhe për së vdekuri, pastaj i hidhnin nëpër kanale, apo dhe në mes të bulevardit. Rrugët e Tiranës u mbushën me gjak. Përmasat e kësaj masakre i pohon të nesërmen Komanda e Xhandermarisë në raportin e saj ku thuhet: “Forcat e xhandermarisë, së bashku me forcat e Regjimentit “Kosova” (regjiment mercenarësh të mbledhur nga Xhafer Deva në Kosovë për të shtypur Lëvizjen Nacionalçlirimtare në Shqipëri, së bashku me gjermanët-shën. red.) dhe me vullnetarët e Ballit Kombëtar, këtë natë kanë bastisur 230 shtëpi, ku kanë arrestuar 478 persona të dyshimtë dhe nga këta 84 më të rrezikshmit i kanë pushkatuar.
    Nga të 84 të pushkatuarit rezulton se 67 janë shqiptarë, 9 italianë, 4 malazezë, 2 maqedonas, 1 grek (minoritar) dhe 1 çifut. Viktimat kanë qenë nga Tirana 29 dhe 37 nga rrethet Fier, Korçë, Durrës, Shkodër, Vlorë e Dibër”.Në shenj nderimi e përjetësimi të këtyre bijve të lavdishëm, një rruge kryesore në Tiranë, që kalon paralel me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para 68 vjetësh, iu vu emri “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.Kjo është ngjarja dhe historia e emrit të Rrugës “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.Tani, pas 68 vjetësh, më datën 28 dhjetor 2011, me propozim të Kryebashkiakut Lulzim Basha, Këshilli Bashkiak, ia hoqi këtë emër.Ky akt është shumë i rëndë, antihistorik, antihuman dhe antiligjor. Ky emër i jepte kësaj rruge një peshë të rëndë morale sepse mbartte gjakun e 84 bijve të popullit, që e urrenin dhe e luftonin fashizmin, pushtuesin e vendit tonë. Duke i hequr këtë emër kësaj rruge, kërkohet të harrohet historia e saj, të harrohet masakra e 4 Shkurtit dhe autorët e saj, të rivriten edhe njëherë 84 dëshmorët e masakaruar barabarisht atë natë nëpër rrugët e Tiranës.
    Ky vendim i Këshillit Bashkiak prekë thellë familjet e dëshmorëve, pasardhësit e tyre ndër breza, veteranët dhe invalidët e Luftës, gjithë patriotët e ndershëm dhe shumicën dërmuese të popullit të Tiranës e të gjithë Shqipërisë.Ky akt është antiligjor. Në nenin 11 të ligjit të Statusit të Dëshmorit të Atdheut, të miratuar në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2000, me konsensus të plotë të të gjitha forcave politike parlamentare, pra edhe të PD-së (në opozitë në atë kohë) thuhet: “Në shenj nderimi për dëshmorët e Atdheut, me vendim të këshillit të qarkut ose të bashkisë (komunës), ngrihen, mirëmbahen dhe ruhen lapidarë, pllaka përkujtimore, përmendore etj., si dhe emërtohen mjedise dhe institucione publike”. Është shumë e qartë se ky nen i obligon drejtëpërdrejtë organet e pushtetit për të nderuar dëshmorët dhe jo për t’i shkurorëzuar ata. Për qartësuar edhe më mirë këtë kërkesë, në nenin 12 të këtij ligji thuhet: “Zhvendosja e permendoreve, lapidarëve, pllakave përkujtimore, si dhe objekteve të tjera që kanë lidhje me dëshmorët e Atdheut, bëhet vetëm në raste të veçanta, kur këtë e kërkojnë interesa të larta shtetrore. Zhvendosja bëhet me vendim të këshillit të qarkut… Ky këshill përballon shpenzimet për zhvendosjen. Objektet e mësipërme rivendosen në një mjedis publik të përshtatshëm, para se të fillojnë punimet në vendndodhjen e mëparshme të objektit”.

    Pra ky ligj nuk lejon të hiqet pllaka përkujtimore, që emërton rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, për të vendosur në vend të saj një pllakë tjetër, me çfarëdo emri qoftë. Mbi dëshmorët nuk mund të dalë askush, me emrin dhe me gjakun e tyre nuk mund të luhet, nuk të lejon ligji, as morali.Por me sa duket, Kryebashkiaku Lulzim Basha, nuk njeh as ligj, as moral. Ai, me këtë rast, dëshiron të rehabilitojë kriminelin Xhafer Deva nëpërmjet honorifikimit të nipit të tij, këtu në një rrugë të Tiranës, që kullon gjak.

    Pse, vallë, pak rrugë e sheshe ka Tirana, por gjeti rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, për t’i shkurorëzuar 84 dëshmorë e për të kurorëzuar, në vend të tyre, nipin e Devës. Kjo është një intrigë e neveritshme me qellime përçarëse kombëtare. Se vepra e Xhafer Devës në Shqipëri, si dorë e hekurt e nazitëve, me krimet makabre që ka bërë, ka lënë gjurmë të thella. Po edhe Luli, si Ministër i Brendshëm, e ka përgjakur Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më 21 janar 2011.

    1. Toni KS says:

      A don te thuash qe shoket e ketyre “deshmoreve” te 4 shkurtit nuk i pushkatuan kundershtaret e tyre politik dhe nuk perdhunuan Shqiperine per 50 vite?
      Ne luften e ndyer dhe te panevojeshme civile ndershqiptare, qe komunistet per arsye ideologjike e quajne LNÇ sipas modeli jugosllav, fatekeqesisht pati viktima te shumta. Edhe me keq pas saj erdhi diktatura. Nuk ka asgje per tu krenuar ketu. Ky eshte kapitull i dhembeshem i historise nga i cili duhet te nxjerrim mesime. Mirepo definitivisht eshte i papranueshem avazi i “heronjeve” ideologjik. Hero apo deshmor eshte ai qe ka vdekur duke mbrojtur kombin dhe atedheun, jo ai qe ka vdekur per ideologji te huaj antishqiptare qofte kjo sllavokomunizmi, fashizmi, kalifati apo megaloidea. Keta te fundit mund te jene heronje/deshmore te dikujt tjeter por jo te kombit shqiptar, rrjedhimisht nuk kemi pse i emertojme rruget tona me emrat e tyre.

  3. z says:

    p.m.Rama nje politikan me permasa boterore, jemi krenare me ty, jeni duke e bere historin.

  4. Jeronim de Rada says:

    Rugova ishte nje shqiptar i madh.

  5. Pashai says:

    Me gjithë respektin që kam për ju Zoti Kministër por Ibrahim Ruguva është një nga figurat më të errëta të kombit ton!

    1. Toni KS says:

      Figure e erret eshte pak e egzagjeruar. Ibra ka pas dobesite e veta si politikan dhe njeri, mirepo eshte i padiskutueshem orientimi i tij properendimor, per dallim nga veglat shqipefolese te erDOGanit te veshura sot me pushtet.

  6. KAONIA says:

    Ibrahim Rugova ishte nje spy qaraman!

  7. ALPINI.
    figura me e ndyre.jo vten e popullit te Kosoves por edhe popullit shqiptar eshte Ibrahim Rugova.Kur ishte nen sundimin e Serbise kryente detyren e kujdestarit te dhunes Serbe ndaj Kosovareve.Dy here nuk ishte dakort per pavarsine e Kosoves dhe refuzoj te shkonte ne Rambuje.Kur po clirohej Kosova nga aleatet Rugova shkoj dhe u strehua tek ambasada Jugosllave ne Itali.Me shpalljen e pavarsise se Kosoves.Shkoj dhe mori flamurin e PDK dhe e beri flamurin e qeverise se Kosoves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *