Raporti i BB mbi varferinë/ Mashtrimi i trashë Berishës me shifrat

berisha kuvendIsh-Kryeministri Sali Berisha është i njohur tashmë për politikën e tij “akuzo” se diçka do të mbetet. Por në ndryshim nga herët e tjera, kur për argument përdor në foltoren e Kuvend, “qytetarin dixhital”, apo sigurimsat që i flasin vetëm atij në vesh, ai është munduar të flasë për shifra dhe buxhetin.

Këtë e bëri ditën e djeshme, kur në lumin e akuzave u ndal edhe tek raporti i Bankës Botërore mbi varfërinë në vendin tonë.

Por nëse fotografitë e qytetarit dixhital nuk i kontrollon se ku janë marrë para se ti publikojë me pretendimin e “bombës” së radhës, këtë duket se nuk e bën as kur lexon raportet e BB-së.

Kjo pasi ditën e djeshme, në seancën maratonë, dhe në mesin e replikave të tij për çdo gjë u ndal tek varfëria në vend dhe si është pasqyruar kjo tek raporti  i BB, duke nënkuptuar popullsinë që jeton me 5 dollarë në ditë.

Berisha tha se në vitin 2015, niveli i varfërisë është në shifrën 46,7%, shifër kjo sipas tij referuar raportit të Bankës Botërore. Por këtu vjen edhe gabimi i tij. Sepse nga verifikimet e kryera nga redaksia e Lexo.al, rezulton se në raportin e BB-së, që nuk kishte më shumë se dy javë që ishte publikuar, thuhet qartë që niveli i varfërisë, është 45,3%.

Por nga e ka marrë ish-kryeministri këtë shifër? Jo nga sigurimsat e tij, por bëhte fjalë për nivelin e varfërisë në raportin e vitit 2014 dhe jo në 2015. Kjo do të thotë se niveli i varfërisë në vendin tonë ka ardhur duke u ulur, pra nga 46,7% që ishte në 2014, ka rënë në 45,3% në 2015.

Por si duket tensioni për të akuzuar këdo në Kuvend nuk e ka mbajtur dhe ka përdorur shifrën e parë që i ka dalë në iPad.

Dhe kur bëhet fjalë për shifra, ish-kryeministri duhet ta dijë se në vitin 2012, kohë kur qeveriste ai vetë, niveli i varfërisë ishte 47,5%. Dhe siç kuptohet kjo shifër ka rënë nga viti në vit, aq sa për vitin e kaluar ka shënuar një rënie me 2.2%

Këtu duhet kuptuar se raporti për këtë vit nga ana e Bankës Botërore nuk është publikuar ende, por nga parashikimet që vetë ky institucion ka bërë për vendin tonë, thuhet qartë, edhe pse Berisha nuk e lexoi të plotë fjalinë dje, se niveli i vaarfërisë pritet të bie poshtë 45,3%. Dhe mbi të gjitha vetë Banka Botërore ka parashikuar edhe rritje ekonomike, pra jo vetëm ulje të varfërisë.

Ndoshta herë tjetër Berisha do të bënte mirë të ishte më i sinqertë, sepse kjo nuk është nga ato të vërtetat e sigurimsave të tij, por nga faktet dhe të dhënat e Bankës Botërore.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Raporti i BB mbi varferinë/ Mashtrimi i trashë Berishës me shifrat”

  1. eliTiv says:

    ..po c’merak ka sb….e kaloi rradhen….ci duhet se genjen…disa genjeshtra me shume……asgje e re..Po te quhet vetem genjeshtar eshte I fituar

  2. adi says:

    ne fakt eshte e pamohushme mrekullia e rilindjes
    sado qe te mundohet berisha te hedhi balte , nuk e le lulezimi dhe shperthimi i ekonomise .

Lini një Përgjigje te eliTiv Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *