SHBA merr në dorë luftën kundër drogës e korrupsionit, pakti Lu-Tahiri. Monitorim dhe “Vetting”-ut

2 Dhjetor 2016, 10:13Kronika TEMA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shtojnë prezencën dhe rolin e tyre në Shqipëri, me ekspertë të të gjitha fushave, me trajnime, pajisje dhe monitorin, sa i takon luftës kundër drogës, korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kështu parashikon marrëveshja e fundit mes Shqipërisë dhe SHBA, e cila është dërguar për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Shqipërisë. Marrëveshja ndryshon paktin Shqipëri­SHBA, për kontrollin e lëndëve narkotike dhe zbatimin e ligjit, nënshkruar më 1 korrik 2015.

Ndryshimi vjen në kuadër të programit për zhvillimin e sektorit të drejtësisë penale dhe të shtimit të fondit prej 3 milionë dollarë, për të vijuar me zbatimin e reformave në sistemin gjyqësor.

SHBA do ta kushtëzojë fondin me progresin e reformave në gjyqësor shkruan Shqiptarja.com. Marrëveshja e detajuar është parashikuar nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në emër të qeverisë shqiptare dhe nga ambasadori amerikan, Donald Lu, në emër të qeverisë së SHBA.

Programi për zhvillimin e sektorit të sistemit gjyqësor penal do të sigurojë mbështetje për institucionet kryesore të drejtësisë penale, zyrtarëve të anti­korrupsionit dhe agjencive mbështetëse, për të forcuar aftësitë e Shqipërisë për të luftuar të gjitha format e krimit, në veçanti duke u fokusuar në përmirësimin e efektivitetit dhe cilësisë të procedimeve penale dhe forcimit institucional në këtë kuadër.

Projekti do të përfshijë trajnimin, dhurimin e pajisjeve, asistencën teknike dhe këshillimin nga ekspertë të fushave, duke përfshirë ekspertët e Shteteve të Bashkuara pjesëmarrës nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerim të Komisionit Evropian.

Marrëveshja me SHBA për kontrollin e lëndëve narkotike dhe zbatimin e ligjit, parashikon zbatimin e disa komponentëve, duke nisur që nga monitorimi nga ana e amerikanëve të zbatimit të reformave në gjyqësore, mbikëqyrjen e procesit të Vetingut dhe verifikimin e gjyqësorit në koordinim me Komisionin Evropian.

Po ashtu, parashikohet rritja e kapaciteteve të prokurorëve dhe hetuesve për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe format e tjera të aktiviteteve kriminale. Parashikohet gjithashtu zhvillimi i një sistemi të drejtësisë penale nëpërmjet legjislacioneve të përmirësuara, ndihmë për gjyqësorin për të gjykuar rastet brenda afateve kohore, në mënyrë efikase, të paanshme dhe etike.

Qëllimi afatgjatë i këtij projekti është të forcojë sektorin shqiptar të drejtësisë penale, institucionet e tij dhe zyrtarët, në mënyrë që të përgjigjet për të gjitha llojet e krimit, me fokus të veçantë në korrupsionin dhe krimin e organizuar, duke pasur për qëllim ta afrojë vendin më pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian, në përputhje me qasjen strategjike të vendit.

Mbështetjen dhe financimin e projekteve për zhvillimin e sektorit të drejtësisë penale për të zbatuar komponentët e përshkruar në pjesën e modifikuar të Marrëveshjes.

Për këtë qëllim, qeveria e SHBA­ve dhe qeveria e Shqipërisë, do të ndërmarrin veprime dhe do t’i përdorin burimet në baza vjetore në përputhje me procedurat dhe legjislacionet përkatëse të të dyja vendeve, për të mbështetur këtë përpjekje.

 

2 komente në “SHBA merr në dorë luftën kundër drogës e korrupsionit, pakti Lu-Tahiri. Monitorim dhe “Vetting”-ut”

  1. pro says:

    …kush do te perveshe menget kesaj radhe??

  2. Qytetari says:

    I nderuar z. Ambasador Donald Lu! Ju lutemi ne emer te Popullit Shqiptar, merni ne dore cdo gje qe ka lidhje me procesin e vetingut,dhe ju lutemi cojeni deri ne fund kete proces,ka ardhur koha,per te mos thene qe ka shkuar shume,qe te gjithe gjyqtare e prokurore,te kalohen ne siten e kontrollit. Sistemi i drejtesise eshte me i korruptuari dhe ka humbur besimin e popullit,ky sistem eshte komplet nen urdherat e bandes se SHQUPit. Edhe nje here z. Ambasador D. Lu, bejeni per popullin,do tju jete perjetsisht mirenjohes e do te ngeleni ne memorjen e tije,si personi qe shkaterroi drejtesine e korruptuar Shqiptare,nen drejtimin e sali berishes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje