Takimi i 13 dhjetorit i KE, Gjermania mbështet çeljen e negociatave për Shqipërinë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

mogheriniNjë burim pranë Ministrisë së Jashtme gjermane ka thënë për BIRN se Berlini do të mbështesë çeljen e negociatave për Shqipërinë në takimin e Komisionit Europian në 13 dhjetorin. Sipas këtij burimi, çelja e negociatave do të bëhet sapo Shqipëria të nisë aplikimin e Vetingut dhe reformës në drejtësi.

I njëjti burim zyrtar tha se është e rëndësishme për Shqipërinë që të implementojë reformën e shumëpritur në drejtësi dhe të vijojë zbatimin e prioriteteve kyçe: luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe luftën ndaj drogës.

“Ne mirëpresim vendimin e Komisionit Europian për të rekomanduar çeljen e negociatave, menjëherë sapo të ketë nisur zbatimin e reformës në drejtësi dhe rivlerësimin e gjykatësve dhe prokurorëve”, tha burimi për gazetaren e BIRN, Fatjona Mejdini.

“Ne jemi të bindur se qeveria shqiptare ka vullnetin, aftësinë dhe mbështetjen e popullit shqiptar në zbatimin e reformave të rëndësishme, në muajt në vazhdim, siç është kërkuar nga Komisioni Europian para çeljes së negociatave”, shtoi ai.

Ligji i vetting-ut ka ngecur për shkak se pritet të merret në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese, pas një padie të ngritur nga Partia Demokratike.

Burimi zyrtar gjerman tha se po e ndjekin këtë çështje me vëmendje.

“Ne kemi mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për reformën në kontekstin e misionit EURALIUS, i drejtuar nga gjyqtari gjerman, dr. Rainer Deville.

Ky mision ka kontribuar me vendosmëri për reformën në drejtësi”, tha burimi.

Ndërkohë, një zëdhënës i qeverisë gjermane tha për BIRN se Shqipëria i është nënshtruar ndryshimeve themelore gjatë viteve të fundit dhe ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt reformizmit, por vendet e BE akoma janë duke diskutuar se cili do jetë pozicioni final për ccështjen e hapjes së negociatave.

“Është e zakonshme që Këshilli i BE të marrë një pozicion të përgjithshëm në formën e konkluzioneve për paketën e zgjerimit të Komisionit. Vendet anëtare të BE janë duke diskutuar aktualisht këtë në Këshill”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

7 komente në “Takimi i 13 dhjetorit i KE, Gjermania mbështet çeljen e negociatave për Shqipërinë”

  1. tfgs1 says:

    1 Prill 1997,BE cel negociatat per hyrjen e Turkye ne BE………….pas 30vjt rezultati : i ”gjati” evropian !
    Sarkozy[gazetarit turk,pas pyetjes se :kur Evropa do te hap porten Turkye!!??]: Turkye nuk eshte ne Evrope!

    1. inxh. IT says:

      tfgs! e ke mbushur kupen.kujdes se do ti publikojme te dhenat dhe pastaj ska janulle qe te mbron.

    2. lelegu says:

      Po ju aziatiket ortodokse te Junanistanit, kur do beheni europiane?

  2. adi says:

    vetem ne mendjen e rilindjes dhe te tema “BURIMI” eshte me i rendesishem se ajo qe tha Merkel me ze e figure!!!!!!!
    prit te dalin neser ose pasneser e te thone qe sipas “BURIMIT” nga janari shqiperia mer kryesine e BE.

  3. alban says:

    integrimi i Shqiperise nuk mvaret nga kurvat greke.

  4. shvejk says:

    O Adi futu pas ndonje ferre bashke me tfgs e beni gili vili , mos u merr me BURIME se jane gjera qe nuk i kap dot truri juaj i mpire nga pordhet e Saliut.

  5. kòlny says:

    Danke schòn an dem Staat Deutschland.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *