U arratis 2 herë nga burgu, në pranga “Atila” shqiptar i drogës

2 Dhjetor 2016, 21:12Kronika TEMA
U arratis 2 herë nga burgu, në pranga “Atila” shqiptar i

Policia italiane arrestoi një 31 – vjeçar shqiptar, i cilësuar si “Mbreti Atila” i trafikut të drogës dhe arratisjeve në burgu. Ai është Oltian Herri që shihni në këtë foto. Operacioni blic i policisë italiane u konkretizuar mbrëmjen e së enjtes, kur trafikanti shqiptar po lëvizte me një automjet tip BMVV X5 në qendër të Veronës, në shoqërinë e dy grave, edhe ato shqiptare.

Në momentin e kontrollit, Herri u përpoq t’u shpëtonte prangave duke u treguar agjentëve dokumente të rreme, e duke u hequr si shtetas hungarez, por më kot. Oltian Herri ishte arratisur dy herë nga burgu i Porto Azurro-s në qytetin e Livornos, në vitin 2009 dhe në 2015-ën. Ai ishte dënuar për trafik të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Sipas Tv Klan në vitin 2008 shqiptari kishte përfundur në pranga pasi u zbulua se ishte drejtuesi i një rafinerie kokaine dhe heroine në qytetin e Pizës. Aktiviteti i tij kriminal ishte shtrirë në disa qytete italiane në Lombardi dhe Toskanë.

1 komente në “U arratis 2 herë nga burgu, në pranga “Atila” shqiptar i drogës”

  1. Lec kabashi says:

    — Athua se ITALIA , MRETERESHA E MAFIES ka mbetur ne doren e ketyre debilave te cilet qe ne moshen 20 – 30 vjecare drejtojne rafinerite e droges ne ITALI!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!………………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje