Vdekja e mistershme e 24-vjeçarit nga Përmeti, dy ditë pasi piu uiski

2 Dhjetor 2016, 19:37Politika TEMA

Pas vdekjes së mistershme të Endri Dhimitrit nga Përmeti, i cili jetonte dhe punonte në Tiranë, News 24 dhe BalkanWeb mësojnë detaje të tjera.

I riu që jetonte me 2 shokë kishte konsumuar një shishe uiski mbrëmjen e 28 nëntorit, në një lokal tek ‘Rruga e Kavajës’ dhe ishte ndjerë keq.

Pasi ka dalë nga lokali ka qenë shumë rëndë dhe kalimtarët e kanë parë të ulur në rrugë dhe kanë njoftuar ambulancën. Një fakt i tillë konfirmohet edhe nga forcat e komisariatit nr. 2 në kryeqytet, të cilët thonë se e kanë parë të riun të ulur në rrugë.

“Djali ishte ulur në rrugë, derisa iu afrua dikush. Pamë qytetarë që e ndihmuan 24 vjeçarin Endri Dhimitri, më pas e ndihmuam të hipte në ambulancë”,- thotë policia.

Mjekët e Traumës që u kujdesën për të më 28 nëntor thonë se 24-vjeçari kishte shtypje të trupit kur ka shkuar për mjekim. “E mbajtëm në mbikëqyrje për 6 orë, nga ekzaminimi nuk konstatuam asnjë dëmtim. 24 vjeçari u dërgua pas disa orësh në shtëpi”,- thanë mjekët.

Pasi ka marrë mjekimin, mësohet se i riu është ndjerë keq edhe ditën e nesërme. Shokët me të cilët jetonte e kanë dërguar sërish në spital më 29 nëntor. Sipas burimeve të News 24 dhe BalkanWeb, mjekët nuk e vizituan por e këshilluan të pinte ilaçet e dhëna prej tyre, pasi e kishte nga alkooli.

Pas këtyre episodeve, i riu u gjet i vdekur nga fqinjët në banesë, ndërsa afër trupit kishte një shishe alkooli. Për të zbuluar shkaqet e vdekjes, pritet që trupi i të riut t’i nështrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Në profilin e tij në Facebook thuhet se punonte si Drejtor i Hetimit Tatimor, ndërsa para 3 vjetësh të i kishte vdekur edhe nëna.

3 komente në “Vdekja e mistershme e 24-vjeçarit nga Përmeti, dy ditë pasi piu uiski”

  1. mirel says:

    Metanol o vella. Nuk ka mister aty.
    Ne vend te alkoolit, qe eshte etanol, i hedhin metanol.
    Eshte direkt helmues. Me i lehte ne peshe Shume volatil. Buuum ne tru.
    Shperthen dhe te le top ne vend.
    Ndaj pini ndonje birre te mbyllur ne shishe qe nuk pordhohet ne Shqiperi me metanol.

  2. Pelasgian says:

    Ne arrnautllek drejtoret i kan 20 vjecar …o i kan gjeni fare o ka dicka qe qelbet ….nejse rip !

  3. Arlind says:

    Derisa eshte gjetur me shishe alkooli ne shtepi, tregon se ka qene i alkoolizuar dhe e ka mbytur veten me metnol.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje