Zbulohet ekipi i ri i Ilir Metës, 4 propozimet për strukturat e reja drejtuese të LSI

2 Dhjetor 2016, 18:38Politika TEMA

Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Kryesisë së LSI-së, mësohet se Ilir Meta ka bërë të ditur do t’i propozojë Konventës Kombëtare Zgjedhore katër kandidatura për këto pozicione: për Zv.Kryetar të LSI-së, Petrit Vasili, Sekretar i Përgjithshëm, Endrit Braimllari dhe si N/Kryetarë të LSI-së, Luan Rama dhe Kejdi Mehmetaj.

Për të pasur sa më shumë kolegjialitet në zgjedhjen e strukturave drejtuese të LSI-së, për herë të parë këto poste do të zgjidhen nga Konventa Kombëtare Zgjedhore. Gjithashtu,Meta ka ftuar çdo anëtar të Komitetit Drejtues Kombëtar dhe deputetë, të cilët dëshirojnë të kandidojnë në këto poste, të paraqesin kërkesë me shkrim deri nesër (e shtunë) para orës 10:00 pranë Sekretarit të Përgjithshëm, Luan Rama.

Një tjetër risi do të jetë miratimi në Statutin e LSI-së i krijimit të Kryesisë Ekzekutive të LSI-së, ku përveç Kryetarit të LSI-së, Sekretarit të Përgjithshëm, Zv.Kryetarit dhe dy N/Kryetarëve, do të jenë pjesë edhe Kryetari i LRI-së dhe Kryetari i LGI-së.

Votimi në Konventën Kombëtare Zgjedhore do të bëhet në mënyrë të fshehtë dhe me sistem elektronik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje