Armiqtë që humbën Andrean

3 Dhjetor 2016, 19:47Politika TEMA

Nga Sokol Balla

Prej disa orësh, liria e shprehjes dhe e mendimit ka humbur një nga gjeneralët e saj. Andrea Stefani vendosi, jashtë dëshirës së tij dhe të të dashurve të tij, të na lërë shumë shpejt. Një sëmundje e rëndë e ndau nga jeta, sëmundje ndaj së cilës ai luftoi fort deri në sekondën e fundit. Andrea ishte kështu, një luftëtar. Në radhën e parë të atyre që mbronin lirinë, dhe dimensionin e saj të shenjtë që shqiptarët e rifituan 25 vjet më parë. Lirisë i kushtoi libra ndërsa armiqve të saj, gjithë jetën e tij.

E provuan këtë rezistencë të këtij korifeu të gjithë me radhë. Nga e djathta në të majtë. E provoi Sali Berisha herën e parë dhe sidomos herën e dytë në pushtet. E provoi Edi Rama, kur tentoi t’i bënte atentat Kushtetutës në 2008-ën. E provoi Ilir Meta në 2011-ën. E ndjeu në kurriz Lulzim Basha kur mori partinë në 2013-ën. E ndjenim të gjithë ne, kur sa herë mendonte që si njerëz të shtypit, sipas tij gabonim në misionin tonë.

Andrea ishte i rrepte me të gjithë, por të gjithë e dinim se ai nuk kishte asgjë personale më kërkënd. Në jetën e tij publike ai ishte martuar me lirinë dhe asaj i qëndroi besnik deri në fund. Për këtë pagoi kosto, sulme, stigmatizime, por nuk rreshti së qeni gjithmonë kundër rrymës, nëse e mendonte se ishte me të drejtën. Ai ishte aq i pavarur sa nuk ngurronte të merrte anë, të bëhej pjesë, të mbështeste njërën palë apo tjetrën, edhe nëse i kishte kritikuar më parë. Mbështeti rikthimin e Berishës, sepse besoi tek ndryshimi i tij me çiltërsinë e një fëmije. Doli ne greve me Ilir Meten kur ai protestoi për ndryshimin e Kushtetutës, por i doli kundër atij, kur u bashkua me Berishën në 2009-ën. U vetëshpall kritiku më i madh i Edi Ramës kur ai bëri paktin me PD për Kushtetutën, por mbështeti ardhjen e tij si kryeministër kur mendoi se tashmë e djathta duhet të dilte në opozitë dhe të ndryshonte lidership. Thenë këto, vështire të besosh se Andrea e pati ndonjëherë gabim. Pasi si Andrea menduan më pas, edhe shumica e shqiptarëve. Dhe shqiptarët nuk kanë zgjedhur asnjëherë gabim.

Për këtë arsye Andrea Stefani do t’i mungojë të gjithëve. Gruas, fëmijëve, familjarëve, miqve dhe kolegëve. Por nga sot Andrea Stefani do t’u mungojë më shume atyre që vetëquhen armiq të tij, apo atyre që ai i kritikoi. Në sistemin tone demokratik, liria është karburanti që ushqen shoqërinë dhe të gjithë, dhe ata që Andrea Stefani i kritikonte, e dinin se pas kritikave të tij, ata reflektonin dhe ndryshonin. Nga sot, as këta nuk do ta kenë më këtë fat.

Andrea Stefani për misionin e tij në mbrojtje të lirisë, kishte braktisur profesionin e tij si gazetar i mirëfilltë. Ai hyri në historinë e gazetarisë shqiptare si gazetari i parë ekonomik, me analizat e tij brilante për ekonominë kaotike të tranzicionit shqiptar. Ai ishte i pari që arriti të analizonte me shifra sesi kontrabanda e naftës me ish-jugosllavinë në vitet ‘90, përcaktonte kurbën e shkëmbimit të valutave në vend, si dhe ndër të parët që arriti të përkufizonte me saktësi milimetrike dëmin financiar të piramidave në 1997.

Kontributi i tij në gazetarinë e pavarur dhe të pakompromis, është sot, që ai nuk jeton më, një shembull edhe më dramatik se sa humb liria e medias me largimin e tij të parakohshëm. Thënë thjesht dhe shkurt, sot kemi humbur një njeri të mire, një njeri që la pas një emër të mirë. Në këtë kohë që jetojmë, kjo e shumëfishon vlerën e humbjes së tij, dhe vlerën e Andrea Stefanit, njeriut që iku nga kjo jetë, duke e marrë me vete të paprekur, të panjollosur, lirinë e tij.

17 komente në “Armiqtë që humbën Andrean”

  1. panajot says:

    Me shume se kaq, Andrea Stefani ishte modeli i gazetarise shqiptare. Modeli i9 njerezve qe dine te luftyojne te lire,per lirine e vetes dhe te te tjereve. Njeriu antikonformist,i ralle ne skakieren e shtypit shqiptar. Humbje e madhe per te gjithe ne.

    1. Theofani says:

      Mire e ke thene o Sokol Balla:Ne armiqte e tij,bijte e partizaneve qe cliruan Shqiperine nga bisha nazi-fashiste,e kemi mallkuar aq shume kete baltoses te historise tone sa e zune hakat tona!
      Keshtu do ta pesojne te gjithe armiqte e Shqiperise!
      Qani ju ballisto-zogiste,se me shume se ju e njollosi LANC-in ky ish profesori i marksizmit,qe u kthye ne fashist!

  2. edi shance says:

    ANDREA u preh ne paqe ngushullime FAMILJES

  3. ji says:

    …” ai ishte aq i pavarur sa, nuk ngurronte te nmerrte ane”
    sh bukur i pershruar integriteti,…
    Komplimenta Balla per shkrimin analizues,.
    Ngushellime per ikjen e analistit !

    1. stavri says:

      sokol pac fatin e tij.komunist me syze dhe ti je . ndryshe nga ti nuk e zune ne horrllek si ti qelbes.

  4. enver murrizi says:

    Andrea. Shpirti jot u prehte ne pace. Ngushellime familjes,shokeve te tije,kolegeve por dhe armiqve te tije.!

  5. Eri says:

    Pas tij shkofshin Meroja me zagaret e tij, Ngjela megjelat e tij dhe Taulantet me tellalgjijte e tij. Nje komunist bolshevik me pak ne bulevard

  6. Relax says:

    Ishte intelektual i vertete,i shkolluar dhe vazhdimisht kritik ndaj sejcilit pushtet.U prefsh ne paqe,gjithmone do mbetesh i gjalle i nderuari Andrea Stefani,ngushellime familjes.

  7. Lulzimi says:

    MENDJENDRITURIT E MENDJEMPREHTIT SI I NDJERI ANDREA STEFANI KAN KRIJUAR VLERE PER TERE SHOQERINE.ZOTI E PAST NE PARAJSE.

  8. Partizani says:

    Andrea Stefani pasi piu gjakun e partizaneve(perfshi edhe te babait tim te ndjere partizann),pasi perdhosi gjakun e 28 mije deshmoreve te lirise,pasi tentoi te rehabilitoje bashkepuntoret e pushtuesve,ata ballisto-zogiste etj….hengri koken e vet!
    E zune mallkimet e mijra nenave,baballareve,gjysherve,vellezerve e motrave pasardhes te partizaneve,pasi desh ta nxinte gjakun e tyre te kuq duke e blere perdhosjen me interesat e armiqve te Shqiperise!
    Askush me shume se ky kalemxhiu Stefani nuk ka tentuar ta njollose Luften Antifashiste Nacional Clirimtare!
    Mallkuar qofte kujtimi i tij ne krah te tradhetareve te atdheut!
    Ne se moderatori nuk e boton komentin tim,atehere eshte po aq anti shqiptar sa edhe Stefani!

  9. sotiri says:

    Cmut partizan je ti koqe.

  10. xhulio says:

    O genjeshtari partizan.Pa numeroji pak ata 28 mije, te shohim sa do te dalin.O turpe dhe mashtrime, ngrihuni e jepini ketyre birbove meriten e duhur.Cliuan vendin nga bisha dhe vendosen ne krye nje bishe kafsherore qe hengri popullin e vet e gjer shoket e vet.Ik ore idiot se me mend tuaja kemi mbetur ketu ku jemi.Zbritet nga mali dhe nuk prute lirine po roberine, injorancen, brekegrisurit qe e humben paqen me 1990 dhe e lane popullin jetim ne mes te kater rrugeve.

  11. d.vl says:

    Është fatëkeqësi për kombin kur LUANI i gazetarisë së VËRTET SHQIPTARE dhe kritiku i filozofisë Andrea Stefani MUNGON ! , MAJMUNËT e Salut bëhen MBRET ,100 vjeç te TV-Klan i -Fevziut !

  12. THJESHT says:

    Sapo thate dhe keni then, me mijra here. Partizanet brekgrisur, puntoret brekgrisur, komunistet brekgrisur ;Ne te kundert :Mrbeter te ndritur ,pashallar, te ndritur, binesmen te ndritur, miliarder te ndritur. Kto te dytet antipodet; e te pareve; Ne gjithe historine e njerezimit, kane perbere jo me shume se 20 % te rraces njerezore. Ju pjesa me inteligjente e botes se dijes: kundrejt ketij realiteti; nuk mund t’i jepni te pakten ne teori, te drejten brekgrisurve te te gjithe llojeve kur i jepet rasti siç iu dha ne komunizem t’u ripnin dhe rjepin lekuren per se gjalli, te ndriturve te te gjithe llojeve te te gjitha kohrave …??? P.S. Edhe FEJA konKretisht ajo e KRISHTIT qe PERQAFUAM me shume shprese si gjithe EUROPA ,nuk funksionoi ne shqiperi,pasi askush nuk e kuptoi. mesazhin e Krishtit “DUAJE TJETRIN SI VETEN”.FE tjeter nuk ka dhe kuptim tjeter feja nuk ka. Perveç, se te sqaroj; pa pasur as aftesi dhe as nevoje; ne ka Zot apo jo; kur kete e bene shkenca, me thjeshteine me te madhe ..NATYRA dhe NJERIU eshte materje e perjeteshme qe shendrrohet dhe leviz ne hapsire dhe kohe PA KUFI.!

  13. fieraku NGA ferrasi says:

    Jam dakort me komentuesit stavri
    Une nuk e doja Andrea por jemi njerez dhe prap na vjen keq.
    Por ai ishte si ishte
    Nuk iku i turperuar.
    Ti Mendo per vetem tende.

  14. Emigranti SHBA. says:

    Ngushellime familjese, i qofte dheri i lehte, korifeute te gazetarise shqiptare. Mjeranet qe shajne kete analiste, trime, kurajoze, qe spjtoheje, me cdo qeveri, dhe individe qe shkelte ligjet e shtetit, qe merje me krime dhe koorupsjone. A. Stefani, vdiqe para kohe, pore la modelin dhe karakterin se si duhet te jete nje gazetare, apo analiste, ne publicistike dhene shtypin perjodike. Lamtumire gazetare i dashure, ju sroni, pore rone vepra jote. Kushe ka sy, lete shikoje, lete lexoje dhe le te reagoje, sote e ne te ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje