Basha u shet grekëve PD-në e Himarës?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

bashaDega e PD-se ne bashkinë e Himarës sipas informacionit nga anëtarë të sajë  ne baze  është lajmëruar nga qendra se do te zhvilloje zgjedhjet për drejtuesit e sajë  kryetarin dhe kryesinë. Njoftimi i qendrës ka befasuar  anëtarët e PD-se pasi  zgjedhje e organeve drejtuese  po behet  pa kaluar me pare një proces te rregullt  zgjedhor ne seksione e grup-seksione .  Sipas burimeve derti tani  ekipi i punës  i dërguar nga Tirana  ka vepruar ne mënyre fiktive duke bere zgjedhje  ne letër nga Tirana  te strukturave .

Dhjetëra anëtare e militante te vjetër te PD-se janë lënë jashtë procesit te riorganizimit madje  i është mohuar edhe  anëtarësimit   pjese e procesit te riorganizimit   te  PD Himarë dege me vete .Përjashtimi i strukturave dhe  anëtarësisë së meparshme ka ardhur si  pjesë e kundërshtimit te tyre ndaj  përpjekjeve te të dërguarve te  Bashës për greqizmin te  PD-së Himarë një  projekt qe ka ngjallur reagimin  negativ edhe te elektoratit  te djathte ne këtë zone.

Projekti i  greqizimit të PD-se ne Himarë  synon zëvendësimin   e strukturave  historike  kryesisht nacionaliste  shqiptare  me ato filo greke deri tani pjesë e Omonias dhe PBDNJ .  Projekti ka fillur te zbatohet qe me zgjedhjet  lokale ku PD mbështeti kandidatin  e PBDNJ  Fredi Bejlerin një ish pjesëtar i  organizatës  terroriste greke MAVI  nje prej autorëve te Masakrës se Peshekisë  ku  ne nje sulm te armatosur ndaj postes shqiptare te kufirit ne  Peshkëpi te Gjirokastrës u vranë dy ushtarakë shqiptare . Nga ky veprim  PD pësoi një humbje trupëzuese  duke  radhitur partia e katërt politike  pasi elektorati i i saje kryesisht nacionalist  reagoi kundër vendimit  antishqiptar te PD-se ne Tiranë

Procesi i greqizmit te  PD-se  një projekt i ideuar nga  strukturat shoviniste vorio-epirote  ne  Athine , SHBA dhe Tiranë  drejtohet  nga  kreu i grupit te punës se PD , Flamur Noka  dhe  ish  kreu i hipotekës  ne qeverisjen Berisha  Arben Qirako  i njohur publikisht si njeri i qarqeve antishqiptare greke ne PD  . Ky projekt  po  po implementohet ne terren  nën  kontrollin  e drejtpërdrejtë  te ish anëtarit te MIVI-së  Fredi Beilerit,raporton gazeta Minerva.

Projekti  i greqizmit  te  PD Himarë,  synon rikthimin e pushtetit  grek ne Himarë te humbur ne  dy zgjedhjet e fundit  nen siglën  greke te PNDNJ . Qarqet filo-greke   kërkojnë  një rikthim në siglën e “shqiptare” te PD-se  si një manovër  për te mashtruar elektoratin e djathte. Deri par zgjedhjeve lokale te 2015 PD merret ne Himarë kryesisht    vota  nacionaliste  shqiptare . Me  ndarjen  e re territoriale  bashkimin e dy komunave  pa ndikim  grek  si Lukova e Vranishti  shanse “greke”  për te fituar Himarën janë inekzistente ndërkohe qe shanset e PD-se u  shtuan seriozisht . Me procesin e greqizmit  te PD-se Himarë qe pritet te  zyrtarizohet  te dielën me emërimin nga  Tirana te kreut te ri, sipas njoftimeve  një sapo ardhur nga Athina i pa jetuar asnjë dite  ne Himarë vet PD i jep fund shanseve për te pasur sukes elektoral ne këtë Bashki . Anëtarë te  PD-se  thanë për “Minerva” se  për këtë situate është vene ne diejni vetë kreu i PD Basha i cili  ka premtuar një rikthim  e zhvillim normal te procesit te organizimit dhe zgjedhjeve ne ketë dege. Ata janë befasuar nga vendimi  për te zhvilluar  zgjedhje te drejtuesve te dielën , pasi sipas premtimit te Bashës prisnin  një rikthim  e zhvillim normal te procesit nga i cili kane ngelur te zhgënjyer .

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

9 komente në “Basha u shet grekëve PD-në e Himarës?”

  1. Xinxifile xinxifuqe says:

    More i nderuar z. Mero, po ky, dmth krietari i PD-se, çfare ka qe rri sikur ka gelltirut akllaine e zonjes nga fshati apo qyteti? Te mjeret kane marre fund duan qe gjoja te tregohen te forte duke ndejtur te krekosur, per te treguar ja si jemi. pika burrit. hahahah. xinxifiqe xinxifuqe 3 dhjetor 16

  2. Relax says:

    Ilaci-Edi Ramaaaaaa!

  3. himara says:

    O populll nuk shpeton dot ky vend pa u futur ne burg dy ANTISHQIPETARET ME TE MEDHENJ BERISHA DHE BASHA . DITA PO I AFROHET DY ARMIQVE .

  4. Pal Vata says:

    A me qafsh o Mero se te kernaq me keto zbulimet tende sensacionale. Por shiko se mos mer vesh se sa para ka fituar Basha me kete “shitje” ?
    I ka mar para te thata lek apo euro, apo ka rene ne ujdi me greket qe ti japin ndonje ciflik te cameve ? I ben, i ben Basha keto marifete. A nuk ishte ai qe i shiti gjithe ate uje te kripur Greqise e me parate qe mori shkoi e bleu nje apartament ne Hollande ?
    Sidoqofte prapesite me te medha Shqiperise, i kane ardhur nga Zeni i “Saliut”. Zeni e beri corap gjithe Shqiperine dhe “te lumte” pena qe e godet cdo dite ne gazeten tende. Se i bie ne koke edhe shitesit Basha, mire ben se edhe ai “bir” i Saliut qe e ke qejf shume, eshte.

  5. Fatosi-kosove says:

    E pra u desh mbi 25 vjet qe shqiptaret ta kuptojne (jo te gjithe) se Pd eshte parti e kapur nga njerez te shitur te serbet e te greket,shifni “ministrin” e mbrendshem te PD-s zastav noken,i shkolluar ne serbi dhe i trajnuar ne shfarosjen e shqiptareve,tash projekti ka kaluar edhe ne qarqe siq eshte Himara qe nuk eshte hera e apre qe PD u kerkon shqiptareve qe ta votojne grekun para nje shqiptari te PS-s,per dallim qe kur PS nuk kaloi per balotazh u kerkoi shqiptareve ta votojne kandidatin e Pd-s,pra edhe qfar duhet te ndodhe ne shqiperi qe shqiptaret ta kuptojne te gjithe se e kujt eshte kjo klike qe ka uzurpuar PD-n e cila ka larguar ose vrare te gjithe patriotet,dhe prap luli e sali berisha kinse kerkojne dekriminalizim politik,per mua eshte e qarte se dekriminalizim per ta do te thot qe pushtetin ta kapin kriminelet e PD-s,vetem ateehr kjo klike do te jete e kenaqur.

  6. korcari says:

    Himara eshte greke. Natyrisht qe PD-ja e Himares do jete ne bashkepunim me greket.

  7. kaposh says:

    JU Z TE PDse HIMARE ATA QE JU UDHEHEQIN JANE ANTISHQIPTARE KETE DUHET TA KISHIT KUPTUAR QEKUR SALIU DHE LULI SHITEN DETIN GREQISE PRANDAJ DISTANCOHUNI NGA PDja SA SESHTE VON 2017 PO VJEN TREGOJENI VETEN SE KUSH JENI

  8. Vetem nuk duhet harruar xhuxhi kaci-pa tru ne koken e vogel; Ai qe mbasi I ndryshoi te gjitha ngjyrat, mbeti te ajo ngjyra e zeza e janullos?!
    Dhe me ate ngjyre nen kapuc po llomotit per termat “nacionaliste”, sepse helbete s’ka nga te njohi ATDHETARIZMIN SHQIPTAR!

  9. ATEISTI says:

    Ti , nuk je Korcari , more kellire greke , ne seline e kolonel Janullaqisit ! ! !
    Pse abuzon me nikun e tjeterkujt ?! Si gjithmone , greket te pa bese !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *