Çështja e “Call Center-ave”, Bushati takim në Romë me homologun italian

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Çështja e nxehtë e Call Centerave ka çuar ministrin e Jashtëm Bushati në Romë.

Miratimi i neneve dhe amendamenteve në Itali që nuk lejon praninë e Call Center-ave në vendet jashtë BE, ka dhënë efektet e para edhe në vendin tonë. Për të diskutuar për këtë çështje, Bushati ka takuar homologun e tij Gentiloni.

“Në Romë me kolegun dhe mikun e mirë të vendit tonë Paolo Gentiloni. Zhvilluam një bisedë të shkëlqyer mbi thellimin e raporteve dypaleshe, si dhe u ndalëm veçanërisht në problematikën e ‘Call Centre’ ku ramë dakord për të ngritur një grup të përbashkët për evidentimit të rrugëve të zgjidhjes. Mirënjohje për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshm të Italisë në rrugën tonë drejt BE-së.”, shkruan Bushati në FB.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/d2-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/d2-2.jpg","attachment_id":"592008"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/d1-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/d1-2.jpg","attachment_id":"592007"}]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *