“E zhvesha, e rraha, e hodha nga dritarja!” Dëshmia tronditëse e fierakut që vrau gruan

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

aaa“Dyshoja tek gruaja ime. U zumë, debatuam ashpër. E futa në banjë, e zhvesha, e rraha dhe pastaj e hodha nga dritarja”.

Kështu ka deklaruar para oficerit të policisë gjyqësore dhe prokurorit të gatshëm Fredi Ruko 52 vjeç, autori i  vrasjes së bashkëshortes së tij Liljana Ruko 43 vjeçe.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në orën 15 e 45 minuta të pasdites së të shtunës në lagjen “Kryengritja e Fierit”.

Komshinjtë kanë dëgjuar zënka, debate me zë të lartë.

Ata thonë se më pas kanë parë momentin kur 52 vjeçari e ka hedhur gruan e tij, nënë e dy fëmijëve, nga dritarja.

Edhe pse janë munduar që ta shpëtojnë, ajo nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë gjatë rrugës për spital.

Në polici autori i ngjarjes ka pohuar se kishin emigruar një kohë të gjatë në Gjermani dhe kishin pak që ishin kthyer së bashku me 2 fëmijët, raporton Oranews.

“Edhe në Gjermani i kam pasur këto debate”, ka thënë ai para grupit hetimor që e mori në pyetje.

52-vjeçari e ka pranuar autorësinë e  krimit.

Të hënën pritet që 52 vjeçari Fredi Ruko të dalë para togave të zeza për të marrë masën e sigurisë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

13 komente në ““E zhvesha, e rraha, e hodha nga dritarja!” Dëshmia tronditëse e fierakut që vrau gruan”

  1. Marjana says:

    Kafshhhhh po keshtu eshte kur e shef gruan si prone mor mizor. Ngushellime familjes

    1. .... says:

      Ku jane injorantet nacionaliste te komentojne ketu??
      Ngushullime per gruan se kafsha do dali per ca vjet.

  2. Arben says:

    O ZOT O ZOT,

    NENE E DY FEMIJEVE.

    KUR NUK TE SHTYHET ME NDAHU OR MIK,

    CFARE ZGJIDHE PER VETE, PER FEMIJET DHE PER GRUAN, ME KETE QE BERE????!!!!!!!!!!!!!!!!

    AJO IKU E TE TJERET U ZHYTEN NE M…..

  3. moçalor + terùn + redneck = jugor says:

    kultur e injorance moçalore e ça mundesh me prit tjeter prej moçalorve

  4. xheti,KS says:

    Ti jo qe vrave gruan,po vrave mamane e femijeve te tu.E neve,na bere me turp qe jemi shqipetar.

  5. Albani says:

    “”GREKET E KANE ZGJIDH PROBLEMIN,TRE HERE NE JAVE JA JAPIN GRUAN KUMBARIT””.
    Zakonisht problemet e xhelozise i kane meshkujt jo shume te afte seksualisht.
    Ketyre psikopateve nuk u ngrihet qe te bejne seks me Gruan,dhe pastaj shpikin aresye dhe debate qe ta fajesojne ate.
    Nje njeri qe ka marredhenje te panderprera seksuale me Gruan nuk ka perse te behet xheloz.
    Xhelozia arsyetohet vetem nese gruaja nuk i pergjigjet ose nuk deshiron marrdhenje seksuale normale per moshen me burrin,atehere mundet qe te arsyetohet qe dicka eshte ne mes,POR JO DHE TA VRASESH,dhe aq me teper kur behet fjale vetem per dyshime.
    Ne rast se dyshimet vertetohen atehere njeriu dhe mund ta humbase llogjiken,vepron instiktivisht.
    Ka patur raste kur viktimat kane qene dhe burra ne raste te tilla xhelozie.
    Nuk jam psikollog per kete pune.

  6. stolicknaja says:

    vetem ata te isis veprojne si shqiptaret ky nuk duhet te dale para togave te zeza por para togave te pushkatimit, po ti moj marjana burre nga shqiperia ke mare turp i madh

  7. Kanan Trendafili says:

    Po rrobat ja shite?

  8. Kanan Trendafili says:

    Skizofrennnnnnn

  9. herbert says:

    Shqiptaret intiligjent,puntor,trima ,paqedashes,mikpritsa,qivac,patriot dhe hund derra.

  10. MIRA says:

    GRATE SHQIPTARE JANE PER GJYNAH. DUHET QE DIKUSH TE NDERHYEJ TE MARRI NDONJE NISME QE ATO QE NDJEJNE DHE RREZIKUN ME TE VOGEL NGA BESHKESHORTET APO TE DASHURIT TE IKIN NGA SHQIPERIA DHE NE CDO VEND QE SHKOJNE TJU SIGUROHET JEA DHE AZILI. VEPRIMI I KETIJ MASKARAI SI DHE I SHUME TE TJEREVE QE PO DEGJOME PERDITE NUK KA FJALE QE MUND TE THUASH. O JU POLICE QE E KENI NE MBIKQYRJE thyejani gjithe kockat deri ti dali shpirti nga vuajtjet, se te tille psikopat nuk meritojne burgun qe njerezit te paguajne taksa per te mbajtur shtaze si kyne burg..

  11. jerid says:

    grate deputete ishin shqetesuar per testin psikologjik te mesuesev… cfare budallalleku sepse mesuesit jane njerezit qe testohen cdo dite te pakten nga 100 nxenes dhe 200 prinder. Sado te hedhesh balte dhe te shpifesh .. cdo gje duket… Si nuk marrin nje nisem keto PER KETO MAKABRITETE QE PO JU BEHEN FEMRAVE SHQIPTARE. P.SH te kontaktojne gjithe trupen diplomatike dhe te kerkojne qe grate shqiptare qe ndjeJnE rrezik per jete, dinjiteti., tju sigurohet azili dhe jeta ne cdo vend ku ato shkojne sepse keto qe po ndodhin ketu nuk kane kufi dhe meshkujt shqiptare kane nje mentlitet shumete rende. para 4muajsh e therri ai alushnjari te vajzen ne lushnje dhe fshati e varrosi sikur te ishte qen, kurse burrin qe e vrau sikur te ishte hero…. keto qe ndodhin ketu jane shume te dhimbshme dhe shume te turpshme, prandaj ndonje deputete grua duhet te mendoj pak per keto te gjora gra qe po ikin sikur te ishin mushkonja. dhe keta burra maskarenej dhe te sumure te marrin mesim dhe ata qe meritojne si dhe te behen mesim per te tjeret. Ketu cdo muaj vrasin gra, mentaliteti i meshkujve shqiptare si para 500 vjetesh. Nuk e do nje grua apo nuk te do lere te ike dhe ndau, jo ta masakrosh sikur eshte send dhe prona jote

  12. vaso says:

    Familja nuk eshte perversitet.Te teket nje moment ne jete te ndryshosh,dhe hajde te ndahemi.Ka njerez per te cilet familja dhe femijet jane investimi i jetes,si rrjedhim ne rast deshtimi,zhgenjimi eshte i madh dhe pasojat fatale.Ka dicka qe nuk shkon me femren sot.Duan barazi 100%,por ne shume raste sot,tregojne arrogance te tejkaluar.Askush nga burrat nuk do te ndodhin ekstreme.Por ne rast shperfillje verbohesh.Grate mos qahen se ligjet i mbrojne edhe kur s’kane te drejte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *