Eurodeputetja qipriote shpalli luftën e re në Ballkan

3 Dhjetor 2016, 10:09Blog TEMA

Nga Enkel Demi

Na qëllon këto kohë të mësojmë emra të rinj politikanësh, të kërkojmë për ta jo për të shuar kërshërinë, por për të kuptuar nga cilat qoshe të edukimit të urrejtjes ndëretnike vijnë. Dje, u njohëm me Eleni Theocharous, eurodeputete e Qipros, e cila paska ardhur në Tiranë në një konferencë me temë “Jo grabitjes së pronave, pro integrimit në Europë”. Kjo konferencë është organizuar nga PBDNJ, Omonia, Aleanca për Mbrojtjen e Pronave të Bregdetit dhe Bashkimi Himarjot i Amerikës.

Eleni Theocharous nuk është e specializuar për çështjen e pronave, as për të drejtën që merret me këto punë, madje në karrierën e saj politike deri diku mediokre nuk është dalluar në zgjidhje të çështjeve të pronave. Fjala vjen nuk gjendet emri i saj askund në problemin e pronave të qipriotëve grekë në Qipron turke. Raste të zgjidhjes së këtyre pronave mund të merren si precentë për pronat e çamëve, kuptohet nëse Ligji i Luftës do të vdesë ndonjëherë. Ajo është një mjeke pediatre, e cila ka marrë pjesë në disa misione mjeksore në vendet e përfshira në konflikt, madje ka qenë e pranishme në Kosovë pas lufte.

Megjithatë, në mënyrë të magjishme e pasuruar me dije të reja, Eleni Theocharous vjen në Tiranë dhe për të mbrojtur një çështje pronash në Himarë, ka vendosur të grabisë jo thjesht prona në Tiranë, por të gjithë kryeqytetin shqiptar. Ajo ka kapërcyer edhe hartuesit e ndjekësit më të marrë të MagalloIdesë. Zonja thotë pa ju dridhur qerpiku se kur është në Tiranë gjendet në Vorio Epir, ndërsa pretendon që greqizimi i Vorio Epirit është penguar nga irredentistët myslimanë. Është një zonjë që e ka çuar më tej nacionalizmën e sëmurë greke, e merr kufirin e Vorio Epirit, të cilët na e kishin lënë të paktën nën lumin Shkumbin dhe na e çon deri në në Tiranë. Në Ballkan duhet të bësh mund të madh t’i gjesh zonjës eurodeputete ndonjë të lojtur të kësaj përmase, sepse ka vdekur Sllobodan Millosheviçi. Madje, Panos Kamenos që u vesh nga tebdil në ushtarak nuk kishte kaq pretendime territoriale. Kjo zonjë kaloi çdo cak që kishin caktuar dhe kokat e nxehta të Greqisë së shekullit XIX, shpalli një platformë të re pushtimi.

Eleni Theocharous ka shkelur me të dyja këmbët parimet qipriote, greke, shqiptare, europiane për respektimin e tërësisë territoriale të një vendi. Ka ardhur dhe ka shpalosur doktrinën i fillimit të një lufte të re në Ballkan. Këtë e ka bërë në sy të ligjvënësve shqiptarë, sipërmarrësve dhe aktivistëve politikë që jetojnë në skenën politike falë ligjeve shqiptare.

Shteti shqiptar kësaj here nuk mund të mjaftohet me heshtje, shpotitë e kripura apo ndonjë deklaratë shtypi. Dje, një anëtar i Parlamentit Europian ka kërkuar zyrtarisht të ndryshojë thelbin e mëvetësisë së Shqipërisë, të vendosë në dyshim tërësinë territoriale të saj. Ndaj, zonja duhet paditur seriozisht pranë Parlamentit Europian, grupit të konservatorëve ku merr pjesë, qeverisë së Qipros dhe Athinës. Po kështu, duhet të nisin hetimet serioze për organizatorët e këtij takimi luftënxitës, të cilët dëshirojnë të shpallin konflikt ndëretnik në mes të Tiranës, sepse po i prishet barraka Nikollaqit. Vangjel Dule, drejtuesit e Omonias dhe shoqatave tashmë separatiste të Himarës nuk mund ta kalojnë gjithë këtë veprimtari kundër integritetit territorial të Shqipërisë me qëndrime emocionale dhe me llogaritë se kush i përfshin në koalicion. Më e pakta PBDNJ, Omonia dhe organizatat e tjera duhen të shpallen jashtë ligjit. Ata tashmë duhet të përgjigjen para ligjit shqiptar si luftënxitës për prishjen e paqes në Ballkan.

Mjaft të mendojmë që po të kishte ngjarë shumë më pak se kaq në Athinë, do kishim parë se sa seriozë është shteti grek për kësi gjërash./ 27.al

15 komente në “Eurodeputetja qipriote shpalli luftën e re në Ballkan”

  1. kombi says:

    Greqia e ka shkerdhyer kete shtet me qeveritare MUMJE , kjo eshte arsyeja, qe ato deklarojne hapur orekset e tyre ,per te gllaberuar cdo meter ne Shqiperi . JU SHPLAFTE MORTJA QE NUK JENI TE ZOT TE NGRINI ZERIN E DREJTESISE SHQIPETARE ,KUDO NE EUROPE DHE AMERIKE DHE TI MBYLLET HALJA E MADHE GREKDHJERVE !!!!

    1. Aleksander says:

      Une dje shkrova nje koment pikerisht per gjerat qe thote z. Demi. Qeveria duhet te behet serioze ndaj ketyre irredentisteve qe ftohen nga irredentistet shqiptaro-grek. Kunder kesaj zonje duhet ngritur padi per nxitje lufte ne Parlamentin Europian. Nje note proteste i fuhet bere Qipros nga ambasadori i jone. Shoqatat politike Omonia apo PBDNJ duhen ndjekur ne gjygj te japin sqarime per veprimtarite e tyre anti-shqiptare dhe qe hapur synojne te copetojne integritetin e Shqiperise. Sic e thashe edhe dje, dy shofere shqiptare te Minsitrise se Jashtme shqiptare sapo u denuan me burg nga gjykata e Greqise per transportimin e disa librave shkollore qe mbanin disa harta se ku kane jetuar shqiptaret, ndersa keta ekstremiste lejohen te lire te bejne deklarata luftenxitese mu ne mes te iranes. Kjo eshte epapranueshme.

  2. rako ferra says:

    Mjere shqiperia per politikanet e saj
    Rrine si pula dhe haen me njeri tjetrin
    Ne nje shtet te pavarur dhe dinjitoz kete shurren qipriote pas ketyre deklaratave qe kalojne caqet edhe te deklaratave te debilave te Agimit te arte do ta kishin marre prej bythe dhe do ta kishin nxjerre ne Kakavije
    Ajo c ka ka deklaruare duhet te ishte cuare menjehere ne Bruksel qe ta shikojne naivet burokrate te Brukslit se kush i fryn zjarrit nacionaliste ne Ballkane
    Pse se merr guximin kjo shurre te veje ne Ankara dhe te flasi per pronat e qiprioteve !!
    Sepse atje nuk eshte bordhelo shtet si Shqiperia ku mund te deklaroi cdo grek ose Serb c te doje ne mes te Tiranes pa asnje frike
    Atje do ta degonin pas me varkat e refugjateve sirian ne ndonje ishull grek
    Keta anadollaket politikan shqiptare zihen me njeri tjetrin per mustaqt e Celos dhe per pushtet dhe nuk shikojne te bashkohen per ceshtjet kombetare
    Eshte njelloj sikur te veje ne mes te Athines nje deputet i parlamentit te Kosoves te dhe te marri pjese ne nje takim per ceshtjen Came dhe te beje te tilla deklarime!!!
    E merrni me mend se c fare do te shkaktohesh!!!
    Dhe pastaj habiten pse greqizohen Shqiptaret nga jugu e deri ne Tropoje !!
    Se shikojne se skane shtet se kane politikane te mbaruare nga cdo aspekt dhe e vetmja gje qe u intereson eshte pushteti dhe pasuria tamam si toptane dhe haxhi qamilat e rinj dhe qytetare pa dinjitet
    Po Ministria e jashteme c ben !!
    Apo fle gjume dhe ka frike te reagoj se mos deshperon Athinen
    O Idiot te politikes se jashteme
    Beni mire detyrat e Shtepise suaj qe perkthehet
    Zbatimii reformes ne drejtesi ne ekonomilufte kunder korrupsionit dhe krimit dhe mos kini frike nga vetua e Athines
    Athina nuk ve dot veto se me ate qe do beje do ti shtoje edhe nje problem tjeter problemeve te shumta qe perballet(Problemet e medha ekonomike dhe presionin e vazhdueshem te FMN per reforma dhe prerje rrogash
    Problemin me Maqedonin dhe veton qe mban peng kete vend larg antaresimit te strukturat europiane dhe Nato
    Problemet e vazhdueshme me Turqine qe ne qofte se nuk ishin qe te dyja pjestare te Nato mund te conin deri ne perpjasje ushtarake
    Problemi qipriot qe perseri e sjell ne konfrontim me Turqine
    Problemi i dyndjes se refugjateve Sirian
    Dmth ketyre problemeve nuk do te qe e lehte ti shtonte edhe nje tjeter ate te vetos ndaj Shiperise
    Pasi do te thote edhe nje presion me shume
    Shqiperia nuk ka c te humbase edhe nese i vihet veto nga Athina
    Ka kaq vite qe nuk shte pjestare e BEuropian
    Dmth po ngeli edhe disa vjete larg c fare do te ndodh!!
    Ndersa per Athinen kjo veto do te kthehet ne bumerang
    Athina e di kete gje dhe e kupton se se eshte krejt e pamundur ta beje kete gje duke qene e veteme dhe me dinakeri kerkone aleate
    Dhe cilet jane ata
    Pra pikerishte Toptanet brenda politikes se jashteme
    Dmth Ata qe pengojne reformen ne drejtesi per hir te pushtetit
    Ata e pengojne reformat kudo ne cdo aspekt
    Dhe ne kete menyre jia bejn te lehte Athines vendosjen e Vetos
    Pasi mos respektimi i ketyre reformave do te beje te vendosin veto edhe forca te tjera politike te vendeve te ndryesheme
    Shqiperia do te pergjigjet Athina nuk ka probleme vetem me ne por ka shume probleme te vete demokracise brenda saj keshtu qe vetua e saj do jete me e lehte
    Pra zbatimi i detyrave brenda shtepise se saj me nje konsesus ndermjet forcave politike qe ve interesin kombetar mbi ate te ngushte partiak eshte pergjigjja me e duhur per friken e Vetos nga fqinji jugor

  3. Klimax says:

    Pirdh o camok, pirdh se lirohesh!
    Ti ke kaq kohe more pordhac qe ke marre superxhiro dhe kujton se u be deti kos dhe hajde te hash ndonje garuzhde, por harrove se hesapet e pazareve i ke bere pa hanxhine!
    Boll na fluturove me presh, fute bishtin nen shale, bej dhe shurren para se te te lagen breket dhe fustani!
    Zhapik muresh qe duhet te ishe i pari ti qe duhet te mbroje “barraken e Nikollaqit”, te pakten per te drejta reciproke dhe ashtu do te kishe edhe ti goje per germadhat e stergjyshit tend, “barraken e Sulejmanit”!

  4. Mos, se esht gjynah says:

    Epo u bete horra ju se ju (a) mbeshteste amerikoni! o budall! amerika te fut ne qorrsokak e pastaj te te shet arme!!
    Po i plas amerikonit per ju o idioter!!!
    Jeni bere si rikat qe nxjerr pula kur i ngroh!!!!
    ju do te futeni ne uje!!!

  5. Mos, se esht gjynah says:

    Epo u bete horra ju se ju (a) mbeshteste amerikoni! o budall! amerika te fut ne qorrsokak e pastaj te te shet arme!!
    Po i plas amerikonit per ju o idioter!!!
    Jeni bere si rikat qe nxjerr pula kur i ngroh!!!!
    ju do te futeni ne uje!!!!

  6. Mos, se esht gjynah says:

    Epo u bete horra ju se ju (a) mbeshteste amerikoni! o budall! amerika te fut ne qorrsokak e pastaj te te shet arme!!
    Po i plas amerikonit per ju o idioter!!!
    Jeni bere si rikat qe nxjerr pula kur i ngroh!!!!
    ju do te futeni ne uje!!!!!

  7. Artani says:

    Kete kuder eshte dashtat mos me len me hyp as ne aeroplan pro zvarr me e largu nga Shqiperia, ndersaDulen dhe cobanat tjere te kesaj ideje ti shpallim armiq te kombit dhe te shtetit, tu mirret shtesia, te debohen nga vendi, dhe si armiq te shtetit tu konfiskohen edhe pronat.

  8. shvejk says:

    Forca Klimax , beje me guxim klizmen tende, mos harro nga klizma jote varet fati i perandorise.

  9. @palma e parlamentit says:

    Dolen trimat e xha Jahos…. dhe e cliruan Shqiperine… nga armiqte e jashtem. Urraaaaaaaaaaaa!
    Enkeli i Demajve, i Papes, Erdoganit, shejtanit dhe i Mesiles, shpallet Hero Kombetar (i gjalle).
    Te gjithe hajdutet dhe mashtruesit e brendshem parakalojne ne paraden e nderit.. perpara parlamentit…..

  10. ivani i madh says:

    megjithese per kete problem ke te drejte qe kjo deputete nqf se ka bere kete deklarate te tille ne Shqiperi duhet te shpallet nongrata e te perzihet nga SHQIPERIA . Po ju si familje e peshtire e gjarprinjsh nuk ju beson njeri se jot shoqe ka bere aq felliqesira sa jo Vjosa po dhe deti Jon nuk i lan dot .Jeni familje e degjeneruar krejt sa dhe te verteta te thoni prape sju beson njeri tamam si babai juaj shpirteror Berisha edhe pse e mohoni ai prape babai juaj do mbetet se zarba hana jote nuk ka guxim te flase per te se del lakuriq sic e ka pare Likja jo ti.

  11. korcari says:

    Nxiri tapite e tokave qe ke ne greqi me vulen e sulltanit,pse nuk i nxjerr?Palmen si ma ke?sex nuk ben dukesh!Eshte milf palma nuk ja del dot!ja ke lene idrizit te bej orgji,do ju nxjerim nga tvsh bashke me byrazerin qe ka 25 vjet qe llomotit kot!qe nuk e ka idene e sportit!

  12. RAJAN says:

    Ah moj pordhe, kaq shume, per ty po vuaj, sguxoj per ty te flas, mos pjerdh, e te humbas.

  13. Baton Gostivari says:

    nGA JE MOJ MIKE, NGA CIPRO?
    NDOSHTA DO ISHTE MIRË TË KUJTOSH VITET E 70 TË SHEK 20, KUR MASAKRONIT POPULLATËN TURKE NË QIPRO PO ME DHE NGA KËTO MEND QË USHQENI SOT.
    kUR U NGJITËN TURQIT TE THEPINA KU MENDONIT SE VETËM ZOTI MUND TË NGJITET, AHERE LUTSHI ZOTIN QË T´JU SHPËTONTE…!
    mEND NË KRYE!

  14. Shoku shpati says:

    Rajan
    Nxire pordhen se ke afer korcarin ti marre ere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje