Football Leaks: Skandali i 'parajsave fiskale' trondit botën e futbollit!

3 Dhjetor 2016, 09:09Sport TEMA

Emrat e parë të zbuluar nga “L’Espresso” janë nga ato me peshë dhe shërbejnë, ndoshta, për të kuptuar se çfarë do të dalë në gazetë pas disa ditësh. Janë emrat e Mourinho dhe Cristiano Ronaldo, që duket se kanë fshehur qindra milionë euro në llogari bankare të hapura në parajsa fiskale.

E përditshmja “L’Espresso” ka zbuluar disa pjesë të një hetimi të bërë në lidhje me anën e errët të futbollit, që do të publikohet të dielën më 4 dhjetor. Ky hetim, i drejtuar nga Vittorio Malagutti dhe Stefano Vergine është fryt i një pune shtatë muaj të gjatë, gjatë të cilëve gazetarët e 12 gazetave europiane, mes së cilave edhe “L’Espresso”, kanë pasur akses në dokumentacionin prej 1,9 terabyte të grumbulluar nga “Football Leaks”.

Në brendësi të këtyre dokumenteve ka gjithçka: kontratat e lojtarëve, ato me sponsorët, marrëveshje të rezervuara mes klubeve, dokumente bankare, aleancat mes menaxherëve të rëndësishëm, harta e fluksit të parave, që përfundojnë në llogari bankare përtej oqeanit dhe në banka zvicerane.Dokumkentet tregojnë se portugezi ka fshehur mbi 140 milionë euro në parajsat fiskale“Një arkiv sekret, që i është ofruar të përjavshmes gjermane Der Spiegel nga një burim anonim, – ka shpjeguar L’Espresso në versioni e shkurtuar të publikuar online, – është ndarë me mediat e tjera, që janë bashkuar në EIC, European Inevstigative Coolaborations. Duke filluar nga numri i ardhshëm, që do të dalë të dielën më 4 dhjetor, ‘L’Espresso’ do të zbulojë në një seri artikujsh rezultatet e një hetimi të gjatë të drejtuar bashkë me gazeta të tjera të EIC.

Në këto rrëfime do të jenë të përfshirë klube të mëdha europiane, duke përshirë edhe ato italianë, si Juventus, Inter, Milan, Roma, Napoli, Torino”.Mourinho është hetuar edhe nga autoritetet spanjolle në kohën kur drejtonte Real MadridNë shënjestërn e “L’Espresso” ka përfunduar menjëherë ylli portugez i Real Madrid, Cristiano Ronaldo. “Mes 2009-ës dhe 2014-ës, futbollisti Cristiano Ronaldo, – shkruan ‘L’Espresso’, – super yll global i futbollit, ka transferuar 70 milionë euro në llogaritë bankare të Tollin, një kompani e regjistruar në British Virgins Islands, parajsë fiskale në Karaibe. 74 milionë të tjerë, të derdhur në një llogari zvicerane, janë arkëtuar nga kampioni portugez në ditët e fundit të 2014-ës, kur ai i ka shitur të drejtat e imazhit, për vitet mes 2015-ës dhe 2020-ës, një biznesmeni nga Singapori, Peter Lim.

Mbi këto të ardhura, pjesa më e madhe e së cilave ka qenë fryt i kontratave me sponsorët, Ronaldo ka paguar taksa për një total prej pak milionë euro. Qindarka për të. Gjithçka është e shkruar e zezë në të bardhë: kontrata, bilance, llogari bankare, madje edhe e-mail-et me të cilat kanë komunikuar këshilltarët e futbollistit”.Zbulimet kanë qenë rezultat i një hetimi që ka zgjatur shtatë muajEmri i dytë me peshë i zbuluar nga e përditshmja italiane, që ka përfunduar në këtë hetim është ai i trajnerit Jose Mourinho.

“Kompania e tij personale, – shkruan ‘L’Espresso’, – siç tregojnë dokumentet e Football leaks, quhet Koper Services dhe është regjistruar në të njëjtën adresë me atë të Ronaldo-s. Të dyja i kanë zyrat në një pallat me dy kate në Vanterpool Plaza, në qytezën e Road Town, në ishullin e Tortolas (British Virgin Islands). Mes 2010 dhe 2012, para se të transferohej në Angli te Chelsea dhe më pas te Manchester United, Mourinho ka drejtuar Real Madrid dhe në 2014-ën ka përfunduar në shënjestrën e autoriteteve spanjolle, që kanë hapur një hetim mbi llogaritë e ‘Special One’. Llogaria përfundimtare është shumë e kripur. Për ta mbyllur çështjen Mourinho do të duhet të paguajë 5,5 milionë euro, mes taksash të prapambetura dhe sanksioneve të ndryshme”. /Telesport

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje