Kërcënimi i ministrit grek, Dule mundohet ta shfajësojë dhe… sulmon Ramën: Ishte deklaratë politike…

dule-1_1480770124-1879336Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Duke ka reaguar ditën e sotme në lidhje me disa deklarata të bëra nga ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos, i cili nga pika kufitare e Molivdoskepasti, në kufi me Shqipërinë tha se “Greqia nuk mund të pranojë sfida dhe referenca që ndikojnë në historinë dhe të drejtën ndërkombëtare”.

Dule është shprehur se këto deklarata duhet të shihen si politike, duke siguruar se ato nuk mund të prishin miqësinë që ekziston mes popujve.

“Më shumë se kurrë, kur ka deklarata që mund të kalohen vijat tradicionale, dëshmohet se miqësia mes dy popujve është e pandikuar nga politikanët. Nuk ka popuj si ne, me fije kaq të shumta miqësie. Ky është angazhimi im dhe i PBDNJ-së për forcim marrëdhëniesh”,- tha Dule.

Nga ana tjetër, ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po tenton që të zbeh rolin e Greqisë, duke shtuar se ajo është avokate e Shqipërisë për në NATO dhe BE.

“Në BE nuk veprohet në mënyrë të njëanshme. Uroj të kemi vendim në dobi të vendit tonë, edhe pse si kemi kryer detyrat e shtëpisë në nivelin e duhur. Rilnidja reflekton qëndrimet individuale të Ramës”, tha ai.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...