Mes Byrazerit të telenovelave dhe Afendikoit të sufllaqeve

3 Dhjetor 2016, 13:28Blog TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Vjen një moment, që edhe në këtë botë gjithmonë e më të globalizuar, dikush hedh spirancën tek sovraniteti kombëtar. Për një politikan, kryesisht kur ai është në vështirësi, sovraniteti, njëlloj si nacionalizmi, është pilula me vitaminave, vitamina e forcës, forca e nevojshme për nevojën e çastit.

Edhe nëse dëmet “anësore” nuk e justifikojnë përfitimin, sërish, si rregull, askush nuk i shmanget dëshirës për të përdorur këtë lloj kure politike me mjete apolitike. I fundmi, ishte ministri grek i mbrojtjes. Para tij dhe me të gjitha gjasat edhe mbas tij e kanë bërë nga Ankaraja në mënyrë të përsëritur. Tirana nuk bën përjashtim. Edhe në Tiranë, qoftë nacionalizmi në formën e tij analfabete, edhe sovranistët në rradhët e njerëzve me zë dhe rol publik në vend, riciklohen sa herë logjika ka probleme, sa herë që problemet mbysin zgjidhjet dhe sa herë zgjidhjet shihen si zgjedhë për atë që duhet t’i marrë.

Ka kohë që është përvijuar një aks problematik që nis në Ankara, vazhdon në Athinë dhe përfundon në Tiranë. Marrëdhëniet e tre vendeve, të tre antarë të NATO-s, janë të acaruara dhe nevojitet fare pak, qoftë një deklaratë në televizor, qoftë një postim në facebook, qoftë një deklaratë në miting, që sherri verbal i llojit “kush je ti dhe kush jam unë”, të bëhet ortek dhe logjika të zbresë tatëpjetë me shpejtësi, pa llogaritur se ku shkon dhe çfarë dëmi shkakton. Sado që arsyet se pse ndodh një gjë e tillë janë nga më të ndryshmet dhe përgjigja për to është jashtëzakonisht e komplikuar, një nga to është ërësisht e pandryshueshme: historia! Prej saj vjen edhe shkëndija fillestare, edhe shpjegimi i parë dhe i përciptë. Me të kuptohet e sotmja dhe mund të parashikohet e ardhmja. I pretekstit, por jo shkakut. I së dukshmes së formës, por jo të thelbit. I referencës, por jo i arsyes reale.

Të paktën pesë shekuj marrëdhënie mes këtyre tre vendeve, krijuar nën tehun e shpatën dhe hijen e religjionit, me bashkëjetesën plot dritëhije të pushtuesit me pushtuesin dhe urrejtje-dashurinë mes pengmarrësit dhe pengut, e anasjelltas, janë shumë për t’u shkëmbyer me ca pak dekada miqësi politike shpesh të imponuar. Por pikërisht këtu gjendet thjesht preteksti. Shkaku real është çfarë ndodh në përditshmërinë politike në Ankara, në Athinë dhe në Tiranë. Qoftë nga vendi që eksporton telenovela, qoftë nga atdheu që ka “shpikur” sufllaqet, qoftë nga Tirana që konsumon edhe lotët e telenovelave, edhe shijen djegëse të xaxiqit.

Shkaku real i tendosjes dhe tensioneve ka të bëjë me një sërë llogarish të së sotmes për të nesërmen e afërt, në të cilat, historia shërben thjesht dhe vetëm si municion dhe armë. Dhe që si çdo e shkuar shkakton edhe dhembje, edhe nostalgji. Edhe dëshirën njerëzore që nis gjithmonë me “nëse”: nëse ky traktat do të ishte kështu dhe ai traktati tjetër do të ishte ashtu!Në Ankara, së paku që nga vera, korriku i grushtit dhe më pas i gushtit, kanë sjellë një përplasje të komplikuar lokale, një lloj cunami që ndjehet në të gjithë rajonin e trazuar. Pakkush do të kishte kurajo të vinte bast sesi do të jetë e nesërmja e lojës turke me shumë lojtarë dhe tmerrësisht shumë interesa.

Athina që po rimëkëmbet me vështirësi nga kriza e tmerrshme e fundviteve 2000, është përpara zgjedhjeve politike, të cilat shpesh si rregull ndëshkojnë doktorin që dha kurën. Pushteti aty ngjan se do të kalojë nga e majta, në të djathtën e saj tradicionale.

Në Tiranë ka më pak dilema të tilla, përveç njërës që gjykon për zgjedhjet e 2017-ës si një ekuacion me vetëm një të panjohur: e majta e bashkuar i rifiton me shumë lehtësi zgjedhjet! Do të jetë bashkë Rama me Metën dhe cilin do Iliri të jetë kryeministri i aerdhshëm i vendit, Edin, Lulin apo Metën.

Të tre vendet janë në krizë, edhe pse fjala krizë ka kuptim të ndryshëm në Tiranë, në Atdhinë, në Snkara apo në Bruksel apo në Nju Jork. Eshtë çështje standarti. Në shkretëtirë një gotë ujë është pasuri e tërë, në qametin e dimrit, një gotë me ujë mund të jetë pika që derdh gjithë kupën e durimit. Shfaqjet televizive me trupa ushtarake dhe veshje ushtarake, në një aks që ka pasur dashuri të vazhdueshme ndaj armëve, fillojnë dhe mbarojnë aty. Në distancën dy-tre metra nga kamera dhe i intervistuari, në distancën dhjetë-pesëmbëdhjetë metra të folësit nga rreshti i parë i pjesmarrësve në miting apo nga 40 – 50 centimetrat nga sytë tek ekrani i kompiuterit.

Ato nuk janë mesazhe në drejtimin nga brenda – jashtë, por janë të destinuara në segmentin brenda – brenda! Kështu ka qenë gjithmonë. Edhe në të shkuarën e largët me pushtues dhe të pushtuar, dhe tani me partnerë dhe rivalë në të njëjtën kohë, paqja është gjithmonë më e gjatë se lufta. Eshtë kështu edhe kur lufta duket në pikun e saj dhe paqja ngjan mision i pamundur. Sherret mes individësh apo dhe luftrat shtetesh mund të zgjasin një, dy apo disa stinë. Më pas, edhe mes armiqve të betuar vjen një moment që pushojnë armët, shërohen plagët dhe rivendoset paqja. Me raste edhe dashuria.

Për shembull, Turqia e sotme, është një shembull. Pasardhëse e perandorisë së djeshme që pushtoi Shqipërinë për pesë shekuj, sot është një vend i madh mik dhe turqit, një popull i çmuar vëlla. Kështu është bërë e udhës që të quhet qoftë në zhargonin e përditshëm, qoftë dhe në ligjërimin e kujdesshëm politik të politikës, marrëdhënia me turqit që e lanë të fundit Shqipërinë nga gjithë Ballkani. Ata e pushtuan gadishullin në fillim me armë, pastaj me fe e tani edhe me telenovela. Tre vjet më parë, madje, Turqia u konsiderua edhe aleat strategjik, pak a shumë njëlloj e veshur me “kostumin” serioz që Shqipëria i ka dhënë pamëdyshje në 25 vjetët e fundit Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Marrëdhëniet me fqinjin e jugut ngjajnë në pikën e tyre të ulët, gati njëlloj si në marrëzitë e viteve 90’. Por ato kanë pasur edhe humnera të tjera shumë më të thella. Pak a shumë si në luftën e ftohtë dhe ca më tej akoma, në pjesën e përgjashme mes tyre, që bëjnë të harrohet bashkëjetesa në shekuj. Nga padurimi i sotëm, tensioni dhe tendosja ngjajnë se nuk do të mbarojnë kurrë. Por ky është rasti tjetër i rradhës që mund të sjellë dëshminë se paqja është shumë më e gjatë se lufta dhe se në mos nesër, pasnesër, palët do të rithonë të vërtetën që duhet t’i bashkojë: problemet zgjidhet në paqe dhe në diskutime.

Në tryezë dhe jo në transhe. Me kostume të zinj e këmisha të bardha dhe jo me uniforma jeshile me lara. Njëlloj si në një marrëdhënie biznesi: të dyja palët njëkohësisht duhet të mendojnë dhe të përpiqen ndershëm të gjykojnë se çfarë fiton tjetri. Armiqësia është mjeti më i mirë jo thjesht për të shtuar problemet, por dhe për t’i lëshuar më shumë kohë kohës që shkon me probleme. Pjesa tjetër është llogari. Dhe llogaria shqiptare është e thjeshtë. Ajo nuk ka luksin të zgjedhë midis hendekut me “ose…, ose”, por ka nevojë për zgjidhjen e tipit “edhe…edhe”. Për interesin shqiptar edhe “byrazeri” i telenovelave, edhe “qirje-t” e sufllaqeve, janë dy skaje segmenti që mund të bashkohen vetëm aty ku ka interes interesi i pandryshuar shqiptar.

Tirana ka dhe duhet të ketë vetëm një Mekë dhe një fe: shqiptarinë e saj. Edhe pse shpesh, fatkeqësisht, vetë shqiptarët i kthejnë kurrizin. Sidomos kur flasin për sovranitet dhe kur betohen për dashuri për atdheun. Në emër të një interesi me të vogël se një shami xhepi, e pamjaftushme të fshijë lot telenovelash dhe të pastrojë duar të ndotura me xaxiq!/ Javanews.al

6 komente në “Mes Byrazerit të telenovelave dhe Afendikoit të sufllaqeve”

  1. Kombi.al says:

    Zoti Lorenc Vanjeli,
    Ju jeni ortodoks, apo jo?
    Dhe, mbi apo nënëdhe, është një sekret i hapur për cilindo, një dorë ortodoksish shqiptarë, andej dhe këtej kufirit tonë, jo vetëm kanë qënë më pranë Athinës se sa Shqipërisë shpirtërisht dhe mëndërisht, por edhe kanë kontribuar, me fjalë dhe me penë, me veprimtari dhe me aksione, me grupe të armatosura e shoqata të helmatosura, me denoncime dhe intriga tek prifti a mitropoliti, tek Patriarkana e Stambollit e deri tek Porta e Lartë, me linçime apo me vrasje të patriotëve shqiptarë të Rilindjes dhe kombëtarisë sonë, me eliminimin dhe mallkimin e ndriçuesve të shpirtrave të shqiptarëve dhe mësuesve të gjuhës së tyre shqipe, gjuhës së mëmës dhe të gjakut.
    Viktimat e para dhe më të shumta të kësaj lufte mesjetare të Kishës Greke, të Shtetit Grek dhe të Sillogjeve të Magail Idheas, kanë qëne ata që ishin në rradhët e para të frontit shqiptar dhe pikërisht, patriotët laikë, dhe sidomos, klerikët ortodoksë shqiptarë që kishin një mision, sa të thjeshtë, aq të drejtë e të lartë: tu mësonin ortodokësve të shqiptarë shkrimin e shqipes, meshimin dhe faljet në shqip si dhe ndërgjegjësimin se ata ishin nga gjaku, nga gjuha, nga historia dhe nga tradita, shqiptarë etnikë autoktonë ortodoksë në tokat e tyre.
    Është një e vërtetë e hidhur e ortodoksisë sonë se Kisha Greke dhe Shteti Grek, misionin e tyre antishqiptar dhe eleminimin e pengesave të këtij misioni, e kanë kryer më së pari nëpërmjet një grupi zuzarësh ortodoksish shqiptarë të shitur e të blerë nga grekët, që kanë vepruar hapur e nën dhe, sa herë ua kanë lejuar rrethanat dhe dobësia e shtetit shqiptar.
    Dhe ti zoti Vangjeli, del në këtë mejdan, dhe shet të trasha dhe bën filozofira në bythë të Argjirosë.
    Jep leksione “antinacionalizmi” nga katedra e publicistit të rekrutuar nga psika fashistoide e ekstremeve greko-ortodokse.
    Me një gjuhë dhe stil deliranti, ti do të vësh shënjën e barazimit midis viktimave dhe kriminelëve.
    Ti flet për pushtimin osman që e la Shqipërinë të fundit në Ballkan dhe prandaj, u sugjeron shqiptarëve, Turqia nuk është aleatja juaj.
    Ti flet për bashkjetesë shekullore të shqiptarëve me grekët dhe prandaj, nënkupton dhe sugjeron, mos i vini re se ç’flet, ç’bën dhe çfarë pretendon Greqia, por uluni dhe flisni e bisedoni me Greqinë, me siguri duke pasur në mëndje tu jepet rrugë pretendimeve greke, për detin, për varrezat, për Himarrën, për helenizimin e mëtejshëm dhe më të thellë të Shqipërisë së Jugut dhe, pse jo, ndoshta edhe për Vorio Epirin.
    Zoti Vangjeli, na trego se çfarë pretendojnë shqiptarët, qoftë edhe ata më nacionalistët.
    Zoti Vangjeli, na trego se çfarë kanë pësuar grekët nga shqiptarët, dje apo sot.
    Zoti Vangjeli, bëj zamet e na trego se çfarë kanë pësuar shqiptarët nga grekët, më e paku nga fillimi i shekullit të 19-të e deri në ditët tona.
    Zoti Vangjeli, ule prapanicën dhe shkruaj një artikull për çbërjen e Kishës Autoqefale Shqiptare nga misionari i djallit grek Janullatos, pasojë pikërisht e tavolinave dhe lobeve greke dhe futjes së bishtit nën shalë e shqiptarëve, nën egidën e paqes që pretendon shkrimi yt.
    Zoti Vangjeli, na thuaj cili kryeministër a qeveritar shqiptar ka turbulluar Greqinë me pretendime teritoriale, religjioze apo të çfarëdosoji dhe nuk ka pranuar të ulet e të bisedojë realisht dhe për çështjet reale greko-shqiptare.
    Gjuha e hidhur dhe “paqësore” e shkrimit tënd, nuk e shmang konfrontimin për të cilin shqetësohesh ti, përkundrazi, koha ka treguar, përfshirë këto 25 vjetët e fundit, se ulja e bishtit dhe fshehja e problemeve, e ka bërë gjëndjen edhe me të rëndë dhe, sidomos, i ka bërë grekët më agresivë, më të pafytyrë e të paskrupullt në kërkesat dhe pretendimet e tyre, në realizimin hap pas hapi të sigurimit “në teren” të faktit të Vorio-Epirit në Jugun e Shqipërisë, me një popullatë etnike shqiptare, por që flet greqisht, falet në kishat greke me priftërinj grekë që meshojnë në greqisht dhe sidomos, që ndjehen më afër Greqisë se sa Shqipërisë, asaj Greqie që u jep pensione, e jep letra qëndrimi dhe që financon helenizimin me rrënjë të saj, e mbështetur edhe nga tjetërsimi në emra, në religjion dhe interesa ekonomike të 700-800 mijë emigrantëve shqiptarë në Greqi.

    Pas faktit “Në terren”, shumë shpejt, do dëgjohet avazi grek në Bruksel, ku Greqia “Mëmë” do kërkojë apo do mbështesë, kërkesën për autonomi të një teritori kompakt me një popullsi me etni greke dhe religjion ortodoks në Shqipërinë e Jugut, në fillim brënda një Shqipërie “myslimane”, dhe më pas më vehte, me të drejtën për t’ju bashkuar “mëmës” Greqi.

    Zoti Lorenc Vangjeli, ti nuk je aq budalla sa shtiresh, dhe as nuk je aq shqerrë sa çfaqesh.
    Ti e di dhe e kupton shumë mirë se çfarë po ndodh në përballjen Greqi-Shqipëri.

    Ky projekt antishqiptar, i zhvilluar haptaz ditën për diell, nën heshtjen dhe vështrimin kriminal të qeveritarëve dhe shoqërisë civile e intelektuale shqiptare, është rreziku më imediat dhe më real që i kërcënohet sot Shqipërsë.
    Qëndrimi dhe përballja me këtë rrezik është sot guri i provës për çdo shqiptar, është kufiri që ndan jo vetëm atdhetarin nga tradhëtarët e të shiturit, por edhe testi që dallon naivin e miopin nga shqiptari me këmbë në tokë.

    Për fat të keq, si shumë herë në historinë tonë të ballafaqimit me Greqinë fqinje, ne jemi të papërgatitur ushtarakisht për një ballafaqim të tillë dhe mburoja e Nato-s, pak vlen në këto lloj konfliktesh ndërmjet dy antarëve të saj. Mjafton të kujtojmë konfliktin Greqi-Turqi për Qipron.

    Pikërisht për këtë, aleati ynë natyror në këtë konflikt dhe barazpesha jonë ndaj forcës ushtarake greke, është sot Turqia, mike e shqiptarëve, Turqia e fuqishme ekonomikisht dhe ushtarakisht, që nuk do rrijë pasive në ndryshimin e ballancave të forcave, popullatave dhe teritoreve në Ballkan, në dobi të kundërshtarit të saj grek.
    Ja edhe sepse, në median shqiptare filogreke, në bllogjet që gëlojnë nga grekqirët e Janullatosit, por edhe nga bukuroshët publicitarë me axhenda dhe gjuhë të kamufluar progreke, sulmohet aq ashpër çdo afrim dhe konsolidim i marrëdhënjes tradicionale miqësore shqiptaro-turke, cdo pohim se Turqia mike, është aleati strategjik i Shqipërisë në Ballkan, siç është Gjermania aleati strategjik i saj në Evropë dhe USA aleati i saj strategjik në botë.

    Ja sepse, zoti Lorenc Vangjeli, shkrimi yt është shumë “fishi”, duket se është shkruar në pëqirin e “afendikoit të Sufllaqeve” dhe ndjehet qartë aroma e temjanit të Janullatosit.
    Duket, zoti Vangjeli se ti e ke bërë zgjedhjen tënde.

  2. Belinda Budinhoxha says:

    Ohohoooooo cfare hartimi paska bere ky Varangjel Loreci… Po pse mo koketul qe dukeshper ortodoks ku e ke degjuar ti qe Shqiperia duhet te kete vetem nje Meke, apo te paskan futur ndonje maje ne prapajice keta gazhelet turko-arae per te lugjeruar me iaq pasion femiheror? Te fala Mahmutit, Xhelalit dhe Hatixhese qe te lumturoget Edi me Ilir Meten. Kaq per tani kaqo!

  3. Kombi.al says:

    Redaksia, mos u ka humbur rrugës komenti im i derguar që para 7-8 orësh, i paçfaqur ende?

  4. gregory.uk says:

    O kombi. al. Edhe Erdogani vet nuk do bente nje koment kaq percares sa ty, por ca si puna juaj vetem patriot shqiptare nuk jeni, por patriot turq koke e kembe. Sa per ate se kush jane patriotet e vertete shqiptare te keshilloj ti hedhesh nje sy rilindjes kombetare shqiptare dhe aty do mesosh se kush e ka dashur kush ka sakrifikuar dhe kush ka luftuar me teper per te pasur ate shqiperi qe kemi sot. Do mesosh aty se disa nga paraardhesit e tu luftonin per te mbajtur baba dovletin edhe 500 vjet te tjera ne shqiperi. Nuk e vlereson dot ti kontributin e ortodoksve shqiptare se nuk e ke tagrin se ne rradhe te pare duhet te jesh shqiptar ne ndergjegje qe te japesh opinion. Sa per alibine e ortodoksve 300 euro ti dhe disa te tjere e dine shume mire qe pension mernin vetem grekofonet e shqiperise por edhe atyre kane tre vjet qe ja kane nderprere. Sa per Lorencin ka bere nje artikull brilant por qe ti nuk mund ta kuptosh se duhet te jesh shqiptar qe ta kuptosh. Kur dikush thote shqiperia eshte e shqiptareve as e turqve as e grekeve ju se kuptoni dot se po ju shane turqit atehere patjeter fshihen greket nga mbrapa e filloni me Janullaton e mbaroni me pensionet e grekut. Meqe se keni kuptuar artikullin po jua shpjegoj une thjesht. Lorenci e ka fjalen se te gjithe qeverite ne ballkan I fryne nacionalizmit per
    konsum te brendshem qe ne te harrojme qe jemi populli me I varfer I europes, greket te harojne krizen dhe qe po kthehen ne vend te botes se
    trete e turqit te harrojne bemat e baba Erdoganit qe po shperben ate shtet laik qe ndertoi me gjak Qemal ataturku me origjine shqiptare. Kaq thjesht. Por Lorenci shkruan per nivelin mesatar e siper.

    1. Kombi.al says:

      Gregory.uk,
      Ti, qartazi, je ortodoks apo jo? Shpresoj se je një ortodoks shqiptar.
      Dilema ime për ty është e thjeshtë.
      Nga cilët ortodoksë shqiptarë je zotrote, nga ata që sakrifikuan për Shqipërinë, që dhanë dijen, mëndjen, zëmrën dhe në fund edhe gjakun e jetën për t’ju rrënjosur ortodoksve shqiptarë, në gjak dhe në gjuhë, se ishin shqiptarë dhe jo grekër, nga ata që u mësuan atyre të shkruanin të këndonin dhe si të faleshin në shqip, duke hedhur kështu themelet mbi të cilat Peshkopi i Bekuar, Hirësia e tij Imzot Fan Noli do të formësonte dhe do t’i jepte jetë, Kishës Autoqefale Shqiptare, veprës më të rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë, themelit të integritetit teritorial dhe kombëtar të kombit shqiptar.
      Apo je nga ata ortodoksit shqiptarë që kishin marrë fytyrën e grekut dhe zëmrën e grekut, dhe që ishin dora vrastare greke për të eliminuar dhe çbërë veprën e atyre klerikëve ortodoksë shqiptarë që përmënda më lart.
      A je me Fan Nolin, apo me Janullatosin, qirie Gregor?
      A je me çamët e çfarosur me thika dhe hanxharë dhe të çrrënjosur me kuç e me maç nga tokat dhe varret e tyre, qirie Gregor, apo je me masakruesit e tyre të djeshëm dhe me pinjollët e tyre të sotëm, që punojnë mbi dhe nën rrogoz për Vorio-Epirin, për greqizimin e ortodoksisë shqiptare të Jugut të Shqipërisë, paralel me greqizimin e qindra mijërave emigrantëve shqiptare në Greqi.
      Lëre dhe harroje Erdoganin, qirie Gregor, dhe kthe sytë dhe vëmëndjen nga Janullatosi që ka hyrë si thika e nxehtë në gjalpë mu në mes të brinjëve të shqipërisë dhe grryen ngadalë dhe në mënyrë helmonjëse ndërgjegjen e ortodoksisë shqiptare, që është një nga tre kollonat ku mbahet kombi shqiptar.
      Kthe sytë dhe jepi përgjigje asaj kurvickës deputete të Qipros, asaj të cjurrullepsurës nga Megali Idhea greke dhe që vjen në Tiranë të krruajë të të sëmës me lugatin e Vorio-Epirit, bash në krah të dhjakut minoritar Vangjel Dule, që pompohet e ushqehet me teza e me para nga sillogjet greke të Vorio Epirit, që shtrihen në çdo skutë të shoqërisë, qeverisë, administratës dhe medias greke, në krah të atij Vangjel Dule dhjakut, që pasi organizon e merr pjesë në mitingjet, takimet e fshehta dhe të hapëta të fanatikëve të Vorio Epirit, shullohet nëpër studjot televizive shqiptare dhe jep leksione për parimet dhe kriteret e Brukselit në trajtimin e minoriteteve, pasi ka dhjerë e përmjerë në eshtrat e çamëve të masakruar, të grabitur dhe të përzënë nga patriotët e tij, të atyre çamëve të gjorë, pasardhësit e të cilëve nuk lejohen as të kalojnë kufirin për të vizituar vëndlidjen dhe varret e të parëve.
      Kjo kurvicka e Qipros, ore zoti Gregor, ka ardhur bash në kohën e duhur për t’u kujtuar edhe një herë shqiptarëve, Lorencëve dhe Gregorëve, se grekët, pavarësisht ku jetojnë e ku livadhisin i kanë venat dhe palat e trurit me helm dhe me urrejtje antishqiptare, me ëndra dhe fanepsje të Vorio-Epirit, dhe plane në zhvillim për realizimin e tij.
      Po ku ta zësh e ku ta lësh ere qirie Gegor, nuk kanë të sosur bëmat e krimet greke ndaj shqiptarëve përtej e përkëtej kufirit, si dhe ndaj ndaj vetë Shtetit Shqiptar dhe tërësisë teritoriale të tij.
      Retorikat e pështira, gjoja paqësuese dhe jo nacionaliste të tuat dhe të atij Lorencit të okllaisur, i cili prej një kohe bukur të gjatë ha-kafshon në të dy krahët e politikës zyrtare shqiptare dhe që ka zgjedhur të çfaqet “politikisht korrekt” në ballafaqimin e helmatisur greko-shqiptar duke hedhur tymin e temjanit grek mbi plagët shqiptare që kullojnë gjak e helm nga ndërhyrjet dhe agresioni i papreçedentë grek për tjetërsimin e teritoreve shqiptarë, nëpërmjet tjetërsimit të etnisë dhe religjionit të popullatave të këtyre teritoreve, e pra këto retorika, janë të dëmshme, përverse dhe të rrezikshme.
      Nëse ke kundërfakte që akuzat që rendita më sipër nuk qëndrojnë apo nuk kanë rëndësi na i trego këto fakte.
      Nëso këto fakte qëndrojnë por, sikurse Lorenci i okllaisur, edhe zotrote Gregory.uk, do që tu predikosh shqiptarëve se duhet ta marrin shtruar, urtë e butë, të ulin kurrizin dhe të kthejnë faqen tjetër kur ua përveshin, tu luten grekërve, po prisni pak o të uruar, mos sëlloni kaq fort, pa mund të ulemi e të bisedojmë, pa mund të gjejmë edhe një udhë të mesme apo një mënyrë klasike helene që kur të na e fusni, mos ta ndjejmë edhe aq fort por të kujtohemi se e kemi brënda pasi të keni mbaruar punë, se në fund të fundit, ne nuk duhet të jemi nacionalistë de, se ata grekët, helbete’, edhe mund të na vënë veton kundër për hyrjen në BE, sepse kushdo mund të jetë nacionalistë në Ballkan apo në Evropë, qoftë edhe ata aty në UK, ku besoj se vegjeton edhe zotrote qirie Gregor, por jo shqiptarët de, është turp dhe e palejueshme për ne shqiptarët të ngremë zërin për të drejtat tona, sepse ne jemi akoma ata me bisht, apo mbetjet sunite, në Rajonin tonë.
      Nëse mendon kështu, qirie Gregor, jemi në anë të ndryshme të barrikadës. GFY!
      ,

  5. Ilia says:

    Shqipetare e greke bashke ne Europe dhe Bote. Mjaft ju politikane buthmuter qe e mendoni popullin si nje “dele”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje