Mësuesit kërcënojnë me bojkot: Pezullim mësimit nëse nuk marrin pagën e 13-të

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

mesuesFederata e sindikatave të arsimit paralajmëron  pezullim të procesit mësimor në ditët e fundit të dhjetorit nëse nuk do të arrihet konsensusi  për shpërblimin e fundvitit për mësuesit e sistemit parauniveristar.

“Një kërkesë specifike është dhënia e shpërblimit që u paguhet punonjësve të sistemit parauniversitar në fund të vitit. Është tashmë një detyrim ligjor dhe kontraktual, pasi është arritur në mënyrë të një pas njëshme pas negociatave dhe kontratave kolektikve me ministrinë e Arsimit dhe është sanksionuar dhe në Kodin e Punës”, thotë Arjan Dyrmishi, kreu i Federatës së Sindikatës së Arsimit.

Kreu i federatës së sindikatave thotë se janë në pritje të përgjigjes nga ministri i Financave dhe ajo e Arsimit  ndërkohë që përgjigja negative do të sjelle reagim sipas hapësirave ligjore, raporton Top Channel.

“Organizata të caktuara në qytete të caktuara kanë shprehur qëndrim të tyre që është më i avancuar, për të ndërprerë mësimin në shenjë proteste apo qëndrime që janë për të tërhequr vëmendjen po dhe për të rritur presionin”, thotë Dyrmishi.

Sindikalistët nuk janë kundër shpërblimit të mësuesve në bazë të perfomancës por ata kërkojnë shpërblimin prej 10 mijë lekë për të gjithë mësuesit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Mësuesit kërcënojnë me bojkot: Pezullim mësimit nëse nuk marrin pagën e 13-të”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Shperblimi I mesuesve ne baze te performances,duhet te behet me rastin e 7 Marsit !
    Shperblimi I fund vitit,duhet te behet per te gjithe mesuesit,pa dallime partiake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *