Ngushëllon “armiku” më i madh Berisha: Andrea Stefani, kundështari im i palëkundur dhe avokat i vendosur i së majtës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

stefani-1Ngushëllimeve për ndarjen nga jeta të gazetarit Andrea Stefani i është bashkuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një status në rrjetin social Facebook, Berisha veçon analizat politike të Stefanit, duke e cilësuar atë si një “avokat të vendosur të së majtës”.

Më tej, deputeti demokrat thotë se Andrea Stefani ishte kundështar i palëkundur i vetë Berishës dhe i së djathtës në tërësi, por pavarësisht kësaj, për ish-kryeministrin, Stefani lë një boshllëk të vërtetë në arenën e debatit dhe publicistikës shqiptare.

“Me këtë rast i shpreh familjes së të ndjerit dhe miqve te tij ngushëllimet e mia më të sinqerta”, shkruan Berisha për analistin e njohur i cili u nda nga jeta gjatë ditës së sotme pasi humbi luftën përballë një sëmundje të pashërueshme.

berisha 1

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

7 komente në “Ngushëllon “armiku” më i madh Berisha: Andrea Stefani, kundështari im i palëkundur dhe avokat i vendosur i së majtës”

  1. Timi says:

    Më dhimbset Andrea që nuk arriti ta shoh Salen në burg.

  2. Devolliu says:

    Vdiq Andrea, rron Sali KRIMINELI.

  3. Rr. B. Gramshi says:

    Qe shpreh ngushillimet e tua mire ben se mundohesh te genjesh ndonje te shushatur, por ate fjale “te siqerta” hiqe se eshte virtuti qe te mungon ne gen.

  4. ETHEM says:

    EDHE TE VDEKURIT SALIU I DO QE TE JENE TE PD-SE.ISHTE KY E KO QE JA HENGREN JETEN PARAKOHE A.STEFANIT,ANALISTIT TE PAANSHEM TE MEDJAVE SHQIPTARE QE NUK I LA NE QETESI POLITIKANET E KORRUPTUAR E LLAPAQEN SI SALIU GJAT 26 VIYEVE.NGUSHELLIME FAMILJES SE TIJ.

  5. Jevi says:

    Paska mbetur akoma pak humanizem tek njeriu qe lakohet si kryekrimineli i 25-viteve te fundit.
    Le te shpresojme se do te refehet para se te largohet nga kjo jete.

  6. piku says:

    paska akoma gazetare qe u intereson fjala e Sali Berishes?
    Gjithkujt qe i intereson nje jete me e mire duhet ta heshte ate djall te marrosur.

  7. shqip says:

    o sali , ti ke kunder 98% te kombit. e bere puçist, komunist . edhe pse vete andrea s’kishte teser ppsh-je si ty. le qe u mesuam tani. ilir floririn, fatos mafjen, neritan sigurimsin, imam gjeneralin, e sa e sa te tjere. eh thuaj. s’te ben me pershtypje. peshtyj e lepij . prite kur ti thuash edskobarit ; shiko, ato kane qene vetem deklarime te momentit, ne nxehje e siper. politike, ne kuader te opozitarizmit, me kupton drejt. ik or njeri. ik e pusho se tu be mendja dhalle, ndoshta kos. ik bej xhiro nga liqeni te kalosh pleqerine ne paqe. se duket sikur i ke hapur lufte perendise. ” shko boti shko, ankohu gjetke”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *