Patozi për Stefanin: Ishte unik, shoqëria ka nevojë për zëra si ai

3 Dhjetor 2016, 20:36Sociale TEMA

Me Andrean kam pasur fatin të jem edhe shumë afër, edhe shumë larg. Shumë e shumë vite të shkuara ishim kolegë, që punonim në të njëjtën gazetë. Takoheshim përditë asokohe, por nuk u bëmë asnjëherë miq.

Më vonë, kemi ndjekur njëri-tjetrin, për shkak të angazhimeve publike, duke e parë atë përherë e më të larguar nga idetë dhe bindjet e mia. Dhe megjithëse nuk u takuam më kurrë dhe distanca në botëkuptim u thellua, nuk patëm dhe nuk gjetëm asnjë arsye për t’u konsideruar si “armiq”.

Por kjo histori e shkurtër personale nuk më pengon të them se ishte unik. Ndryshe nga gjithë të tjerët, që mosha ua zbeh grintën dhe ua ftoh emocionalitetin, atij i erdhën duke iu forcuar këto shfaqje “djaloshare” të temperamentit. E kam gjetur cdo ditë më të zjarrtë dhe më pasionant në punën e vet, që prej kohës kur kemi pirë kafen e fundit si gazetarë të “Rilindjes” së Kosovës, ndoshta në vitin 1994.

Edhe pse nuk jam dakord me shumë prej atyre që shkroi Andrea, kjo nuk e ndryshon bindjen time se shoqëria jonë ka nevojë për zëra të fortë si ai.

Sepse mendoj që ai besonte në atë që thoshte, pak rëndësi ka nëse kishte të drejtë gjithmonë apo jo. Dhe këtij vendi nuk do t’i vijë kurrë e keqja nga ata që luftojnë për të vërtetën, qoftë kjo edhe e parë me syzet jorealiste të pasionit politik. Por këtij vendi po i punojnë qindin pikërisht ata që bëjnë tamam të kundërtën e asaj që thonë. Dhe që jo në të gjitha rastet janë vetëm politikanë.

Ndaj edhe më është dukur më afër Andrea, pikërisht atëherë kur kemi qenë më larg.

*Statusi në facebook i deputetit Astrit Patozi

4 komente në “Patozi për Stefanin: Ishte unik, shoqëria ka nevojë për zëra si ai”

  1. ali says:

    Ngushellime familjes se gazetarit dhe aktivistit plot pasion ndaj nje shoqerie me te drejte
    dhe nje vendi qe duhet te perparoje drejt te ardhmes europiane.
    Astriti tregon respektin per kolegun por dhe per veten e tij, qe ndryshon nga ato qe bejne
    njeqind te zeza kunder popullit dhe vendit, ndryshe nga cfare llomotisin cdo dite.
    RIP Andrea, respekte Astrit.

  2. Gaspri says:

    Hipokrit. Nuk ke lene gje pa i thene, pasi ishe i pafuqishem te arrije majat ku u ngjit Andrea i mire. Nuk te vjen turp, na tregoke se paske qene kundershtar i Andreas. Jo ti je kundershtar i se vertetes.
    Duhet te jesh i mencur per te heshtur.
    Sot Shqiperia mbare eshte e pikellluar per Andrean, njeriun e mire, patriot, te paster, shume te zgjuar dhe me integritet intelektual te pashoq.
    Ngushellime familjes. U prehte ne paqe.

  3. PD says:

    Mos akuzo të tjerët patos!
    Shitjen e detit, shkatërrimin dhe zhvatjen e të gjithë sektorëve strategjikë, futjen e vendit në borxhe marramëndëse, ligjin e plehrave e shumë maskarallëqe të tjera në kurriz të shqiptarëve, Ti i votove nga maja e parlamentit!
    Nënshtrimin dhe bythlëpirjen ndaj masakrait, tradhëtarit , hajdutit, terroristit, vrasësit dhe satrapit më të madh të historisë, Sali Berishës, Ti Patoz me stanin e shumë “qimeve për një loqe”, e bëtë dhe vazhdoni ta bëni!
    Ti je një rracë e neveritshme!

  4. lluka says:

    Si Berisha, edhe Patozi jane shprejur ne menyre shume korrekte e realiste per humbjen e jetes se Stefanit. Ata i jane shmangur cilesimit “armik” qendrimeve te Stefanit shpesh here emocionale e te pa kontrolluara, si mbrojtes i se majtes shqiptare. Kur vdes nje njeri, nga nje semundje. pra humb nje jete njeriu, gjuha e “armiqesise” duhet te heshte e duhet te mbizoteroje humanizmi. Nuk ka thene asgje te pavertete as Berisha e as Patozi sa i takon rrjeshtimit pasionant politik te te ndjerit Stefani, e faktit se ai ashtu si Mero Baze, Berishen e gjithe drejtuesit e partise demokratike i ka pasur gjithmone si objekt sulmi, por ama me humanizem, i shprehin ngushellimin familjes se tij, nje qendrim krejtesisht normal e tradicional shqiptar.
    Anormal eshte qendrimi i gazetarit Mero, qe edhe vdekjen e shfrytezon per te nxitur armiqesira primitive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje