Përgjimet e pedagogëve, babai-vajzës: Ik e jepu ‘veglën’

3 Dhjetor 2016, 12:06Kronika TEMA

Zbardhen përgjimet mes sekserëve, pedagogëve dhe një studenteje, që jepte para kundrejt marrjes së një note kaluese në universitetin e Shkodrës.

Studentja Brunilda Alushi ka dhënë para, deri në 140 mijë lekë të vjetra, për marrjen e disa provimeve, ndërkohë që në një provim ajo s’ka hyrë në kohë, për shkak se nuk i kishte dalë gjumi i mëngjesit.

Në një bisedë të përgjuar, babai i Brunildës, i thotë kësaj të fundit se duhet t’i japë ‘veglën’ Ndocit, pasi kishte mbaruar punë me provimin. Në fakt ashtu ka ndodhur, studentja ka hyrë në provimin e diplomës, dhe nuk ka shkruar asnjë gjë, duke marrë notë kaluese, raporton “Shqiptarja.com”.

Ndërkohë për këtë ka dhënë 140 mijë lekë të vjetra. Mirëpo pas marrjes së pesës 5, ka qënë babai i saj Vehbi Alushi që ka marë në telefon sekserin Ndoci, duke i kërkuar këtij të fundit që pedagogu duhet të rregullonte çikë dorën se do i jepnin një drekë. Kështu pas ndërhyrjeve nota 5 është bërë në procesverbal 7.

Brunilda Allushi ishte studente e vitit të tretë të Fakultetit të Shkencave Shoqërore. Nga transkriptet dhe raportet e vëzhgimit rezulton se kjo studente në bashkupim me të atin i kanë dhënë lekë shtetasit Ndoc Deda në mënyrë që ajo të marrë provimet dhe diplomën. Në 21 qershor 2016 ora 12:27, telefonatë nga Vehbi Alushi i thotë për vajzën Brunilda Allushi,e cila nuk kishte kaluar në provimin me gojë në provimin e dhënë atë ditë.

Në orën 13:19, Ndoci i telefonin Vehbiut duke i thënë se u kry dhe se ky i detyrohet 14-të. Babi flet me të bijën, Brunildën dhe i thotë se duhet t’i japi Ndocit 140 mijë. Brunilda i thotë fola dhe e ka lënë të takohet tek shtëpia e saj dhe se do i japi 140 dhe se e ka rregulluar provimin me profesorin.

Brunilda takohet me Ndocin në orën 18:49 dhe i jep lekët. Nga biseda e orës 18:49 me Vehbiun rezulton se Ndoci i ka thënë që e ka parë vetë kur i ka vënë 5 profesori dhe lekët do ia japi djalit të tezes që t`ia japi atij. Bëhet fjalë për provimin e Histori e Organizatave Ndërkombëtare, ku nga procesverbali i notave rezulton se kjo shtetase ka marrë notën 5 (pesë).

Ndërkohë në datën 1 korrik 2016, në 10:56 Vehbiu i thotë Ndocit se nesër ka vajza provimin. Ndoci i thotë që të vij vetë ajo ta takoj.  Në 2 korrik 2016 bashkëshortja merr Vehbiun dhe i thotë se vajza nuk i ka dalë gjumi dhe nuk është futur në provim si dhe e pyet a e ka takuar Ndocin. Ora 10.07 Vehbiu merr Brunildën dhe e pyet a ka hyrë në provim.

Në datën 2 korrik 2016 ora 09:00 Ndoci merr në telefon profesorin dhe i thotë që të fusi Brunildën në provim pasi është vajza e një shoku të tij dhe se ajo vjen në emër të tij. Ka qënë ora 12:53 kur Vehbiu i thotë të mos ketë merak se provimet i ke marrë të gjitha. Edhe ato që kanë dalë në internet do të ti japi brenda 15 korrikurt Gjoja Sikur…edhe diplomën e ke të marrë.

Ora 17.59 Vehbiu flet Brunildën dhe e pyet se sa lekë ka, ajo i thotë 300 mijë lekë, 280 lekë ajo ka për t`ia dhenë Ndocit për dy module.Në datë 3 korrik 2016 ora 19:21 Vehbiu i thotë Brunildës të marri Ndocin që nesër t`i japi 280 mijë lekshin, Vehbiu i thotë t`i fusi në një letër dhe t`i paketojë veçantë. Nesër nga ora 09:00 tek shkolla që ta kryejë atë punë me Ndocin.

Ndërkohë në datën 4 korrik 2016 ora 08:41 Vehbiu pyet të bijën nëse i ka lekët me vete, ajo i thotë po. Ora 08:42 e merr në telefon Vehbiu dhe i thotë se do e takojë vajza dhe do i jape veglën për provimin e datës 2 korrik 2016. Ora 08.43 Vehbiu i thotë të Bijës dhe i thotë të kalojë nga konvikti bëji telefon Ndocit dhe jepi veglat. Pasi i jep numrin e Ndocit i thotë jepi lekët dhe ta pyesim se si do ia bëjmë për tek sekretarja.

Ora 08.59 minuta Vehbiu pyet të bijën nëse është regjistruar për provimin. Ajo i thotë se është regjistruar për provimin e datës 14 korrik 2016. Brunilda, merr në telefon Ndocin dhe në orën 09:04 lënë të takohen tek konvikti. Ora 09:11 minuta Brunilda ka takuar Ndocin dhe i thotë të atin se mbaroi punë me të.  Ndoci i ka thënë që për këtë e ke 100% të kryer,  ajo kishte pyetur Ndocin nëse duhet të shkonte tek provimi për të cilin kishte dhënë para, Ndoci i ka thënë që në provim duhet të shkruash vetëm emrin  dhe të firmosesh që ke qënë prezent dhe dil.

Në datën 11 korrik 2016 ora 13:33 Vehbiu telefonon Ndocin dhe i thotë se të enjten vajza ka provimin. Ndoci i thotë flasim. Në 13 korrik 2016 ora 19:10, Vehbiu merr në telefon Ndocin dhe ky i thotë të vijë vajza që ta takojë. Ka qënë ora 19.13 kur Vehbiu merr Brunildën dhe i thotë të marri Ndocin në telefon dhe ta takojë. Brunilda i thotë Vehbiut se Ndoci i ka kërkuar të njëjtën shumë që i ka dhënë herën e para, pra 140 mijë dhe do shkojë ta takojë tëk shkolla. Takohen rreth orës 20.00 dhe vajza i ka dhënë diçka që ka nxjerrë nga protofoli.

Brunilda i thotë të atit se e ka takuar Ndocin dhe se ka mbaruar punë. Ndoci i kishte thënë t`i hyr dhe shkruaj kot. Datë 14.07.2016 ora 10.19, Vehbiu me Brunildën në telefon e cila i thotë që ka bërë vetëm një pyetje dhe profesori i tha që mos shkruaj më dhe i kishte vënë notën 5 në kapak të fletores. Dhe e ka pyetur nese është tek shkolla pasi do të kontrollojë Diplomën ai i ka thënë se nesër e gjen aty. Bëhet fjalë për provimin e Historisë së Marrëdhënieve Ndërkombëtare datë 14 korrik 2016, në këtë provim shtetasja Brunilda Allushi ka marrë notën 5. Në datën 17 korrik 2016  Vehbiu i thotë vajzës hap internetin dhe shih se ke marrë provimin e Pranverës.

Në po të njëjtën datë e merr Vehbiu, Ndocin dhe i thotë që donte të mbaronte punën që ka lënë Ndoci me atë burrin (profesorin e diplomës). Vehbiu i thotë Ndocit që t`i thotë atij burrit ta rregullojë dorën dhe ti vërë 7, se do e hajnë një darkë kur ta takojnë. Ndoci i thotë se ia ka bërë muhabetin atë ditë dhe ka mundësi që po dhe e lënë të takohet me Brunildën kur të ketë kohë Ndoci.

Në oren 11.47 Vehbiu i thotë Brunildës që të takojë mbasdite Ndocin dhe ti japi 450 mijë lek, dhe ti thotë të verë një shtatë se ka hallin e masterit. Në orën 17.18 e merr Brunilda dhe takohen rreth orës 18.05. Në orën 18:23 Brunilda merr të atin dhe i thotë se ia ka dhënë Ndocit 420 mijë lek. Sipas procesverbalit të diplomës, të dates 18 qershor 2016 shtetasja Brunilda Allushi ka marrë notën 7 për temën e diplomës. Provimet e dhëna nga Brunilda Allushi.

Të arrestuar

Rokin Dabërdaku,pedagog,zv.Dekan i Fakultetit të Filologjisë

Simon Lufi,pedagog, Shef i Departamentit të Historisë

Vehbi Bala (në rolin e sekserit)

Ndoc Deda (në rolin e sekserit)

Brunilda Allushi

Vehbi Allushi

Renato Trushi

Arsen Lekaj

1 komente në “Përgjimet e pedagogëve, babai-vajzës: Ik e jepu ‘veglën’”

  1. Shqipe says:

    Është shumë shqetësues fakti që nuk ka komente në këtë lajm. Ky është një lajm që prek të dy palët: qytetarin dhe zyrtarin. Të gjitha të këqijat fillojnë nga këto histori. Vajza do diplomohet, do të fillojë punën siç mori shkollën,do ti marre vendin dikujt me të mirë se vetja,(dashtë zoti mos u befte mësuese sepse mjere fëmijët…)…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje