PROFIL/ Andrea Stefani, gazetari që i tundi Kokëdhimës çelësat e “Shekullit” dhe i pari që kritikoi një ambasador amerikan

stefaniNdërsa ndiqte seancat e kimioterapisë në një spital në Romë, Andrea Stefani nuk rreshti së shkruari dhe polemizuari për atë që besonte dhe mendonte.

Vitet e fundit, i atashuar në gazetën Dita si një analist, një media e majtë, ai u përplas me lexuesit besnikë të saj në lidhje me Luftën e Dytë Botërore duke sulmuar Enver Hoxhën dhe udhëheqësinë komuniste.

Falë edhe drejtuesve të Dita-s, Andrea edhe pse “hundë e buzë” nuk e la në asnjë moment misionin që i kishte vënë vetes në jetë: të thotë atë që mendon.

Andrea Stefani e kishte kaluar atë që quhet “gjysma e moshës” por në gazetari e publiçistikë kishte që prej rënies së komunizmit.

E ka nisur “ushtrimin e lapsit” gazetaresk që në fillimin e viteve ’90, tek Gazeta Shqiptare e Bolinos si reporter ekonomie. E pak më vonë merr përsipër për herë të parë të drejtojë një të përditshme. Bëhet fjalë për vitin e vështirë 1997, për të nisur një projekt nga fillimi. Ky projekt e kishte emrin Shekulli dhe financuesi i tij quhej Koço Kokëdhima.

Pasi mblodhi stafin, Andrea i prezantoi Kokëdhimës idenë, por botuesi i kërkoi Stefanit “pakëz hapësirë”, “pakëz ndërhyrje”; dhe përgjigja që mori ishte e menjëhershme: “urrdhëro çelësat dhe e gëzofsh!”

Kolegëve të tij, Andrea do t’u thoshte për këtë “çmenduri” të tij se nëse do t’i jepte gishtin Koços ai më pas do t’i këpuste krahun. Siç dhe ndodhi por jo me Andrean.

Ndërsa ky i fundit, që prej orësh nuk jeton më, vazhdoi në një projekt të pavarur të financuar nga USAID për të prodhuar kronika e dokumentarë kundër korrupsionit në vend. Dhe nga pak nga pak, kronikat e prodhuara krejt në mënyrë të pavarur nga gazetarët nisën të publikoheshin në ekranet shqiptare.

Kur ambasadori amerikan i asaj kohe John Withers e ndërpreu projektin, Andrea e kritikoi ashpër dhe fort në gazetën Shqip ku ishte nisur si analist.

Është gazetari i parë që kritikoi publikisht një ambasador amerikan, gjë që do të ndodhte pak vite më vonë dhe me Ilir Yzeirin kundrejt Arvizu-së.

Në këtë kohë vazhdon si analist thuajse i përjavshëm te Shqip ku bëhet një kritikues i egër i qeverisjes së Sali Berishës.

Në vitin 2008 sulmon edhe Edi Ramën i cili arriti pakt me Berishën  për të ndryshuar Kushtetutën.

Madje Andrea dhe Zheji, në një bashkëpunim me Ilir Metën drejtojnë një Komitet për Mbrojtjen e Kushtetutës. Më pas ndërsa Zheji iu afrua shumë Ilir Metës, ndërsa Andrea qëndroi stoik dhe e rinisi sulmin pikërisht kur Meta harroi kauzën dhe u lidh me Berishën.

Ishte një periudhë, kryesisht pas 21 janarit kur të gjitha analistët e mëdhenj ishin me pushtetin dhe vetëm Mero Baze, Andi Bushati dhe natyrisht Andrea Stefani ishin kritikë. Ishte kohë kur Berisha urdhëroi largimin e Sokol Ballës nga drejtimi i lajmeve në Top Channel dhe i mbylli programin Mero Bazes në Vizion Plus.

Mirëpo qëndrimet e Andreas krijuan njëfarë antipatie tek shumë njerëz. Parimizmin e tij të palëkundur ia merrnin për klishe dhe pozicionim politik.

Ishte kjo gjë që ai nuk e honepste fare. Madje në një rast, kur Besnik Mustafaj, i cili ka shpesh një humor “dibran” e ngacmoi  duke i thënë do ngelet pa punë kur të humbë Berisha, Andrea u zemërua shumë dhe nuk e gëlltiti. “Nuk ka lidhje me Berishën si person. Unë kam shkruar çfarë mendoj”, u hakërrua. Dhe kur Besnik Mustafaj ia ktheu me butësi se ishte një batutë, Andrea reagoi duke thënë se nuk mund të pranonte shaka me këtë argument.

Ja ky ishte Andrea, një gazetar që ecte drejt siç mendonte, siç perceptonte, e që në marrëdhënie me njerëzit ishte tolerant dhe i qytetëruar.

Pra ky ishte Andrea Stefani gazetar dhe njeri. Publiku gjykon mendimin e tij, por edhe karakterin. Luftoi deri në fund për të vërtetën e tij, më së shumti politike.  /tesheshi.com/

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “PROFIL/ Andrea Stefani, gazetari që i tundi Kokëdhimës çelësat e “Shekullit” dhe i pari që kritikoi një ambasador amerikan”

  1. pjatalarsi says:

    Andrea Stefani, gazertar simpatik, si njeri, por jo ralle dukej se debatonte thjesht per te patur debat. Sidoqofte, gazetaria shqiptare humbet nje profil autentik, nje gazetar ne moshe te re. Ngushellime te afermeve te tij!

  2. Sonila Agostineli says:

    Pas gjithe ketyre fjaleve, atehere nuk na mbetet gje tjeter te lutemi per per Shen Andrene e Fatos Nanos & Edi Rames ne median shqiptare!

  3. "Horri i Bulevardit" says:

    Gazetar dhe analist, qe kurre nuk e shiti shpirtin, as per para dhe as per pozite, por qendroi gjithmonekundershtar i se keqes.
    Paste dheun e bute, lamtumire Andrea Stefani, u beshfsh udherrefyes i shkolles se gazetarise.
    Jetove jeten i lire.

  4. Emigranti SHBA.e says:

    Ngushellime, familjese, per vdekjen e parakoheshme te njerut me te dashure te familjes. Gzetain, analistin Andrea, e mireprisnim dhe kishim deshire, per ta lexuare gjithnje, sepse ishte i drejte, i ndercem dhe i vertete ne ate qe shkruante. Pamvaresishte se u sulmua, u denigrua nga politikanet, qe ua numuronte pislleqet, politike dhe ekonomike, vjedhjet dhe abuzimet me pushtetin, nga te dua krahet, sidomose Sali Berishen e kishte ne gryke te topit dhe e diskreditonte per cdo shkelje ligjore, shperdorim te pushtetit dhe perfitime ekonomike, sidomose , te familjareve, te afermeve, miqeve e shokeve te tije. GJithnje ne pararoi, ne mbrojtje te interesave te qytetareve, shembull i gazetarise bashkekohore perendimore. Te qofte dheu i lehte Andrea Stefani. SHerbimi qe i bere Atdheute, ne publicistike e gazetari, dote kujtohet ne brezat e sotem dhe te ardheshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *