Rrëfimi i nënës së Elton Çiços: Grabitësit na thyen brinjët e na lanë pa ndjenja

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

cicoAfro dy vjet pas grabitjes së prindërve të Elton Çiços në Tepelenë, “Gazeta Shqiptare” zbardh detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 31 mars të 2015-ës.

Çifti i bashkëshortëve, Antoleta dhe Naim Çiço kanë dhënë me detaje se si tre persona të maskuar e të armatosën mundën të futeshin në banesën e tyre tre katesh. Ata kanë rrëfyer para oficerëve të policisë së Gjirokastrës se Antoleta sapo i kishte bërë darkën gati djalit të saj, Eltonit dhe në momentin që kishte shkuar për t’i rregulluar krevatin, autorët mësynë në banesë. Gjithashtu, prindërit e Çiços kanë treguar edhe për dhunën barbare që maskat kishin ushtruar ndaj tyre, derisa Naim Çiço kishte humbur ndjenjat.

Ka qenë pikërisht kjo ngjarje që u bë kalvari i një sërë atentatesh të ndodhura brenda një viti në vendin tonë. Pas grabitjes, Elton Çiço ishte betuar se do të merrte hak ndaj autorëve. Policia e Gjirokastrës njoftoi pas ngjarjes se kishte mundur të identifikonte tre autorët e dyshuar. Bëhej fjalë për S.J., 30 vjeç, A.J., 37 vjeç, të dy banues në Durrës dhe Robert Rama, 31 vjeç, banues në Tiranë. Ky i fundit, u vra në zonën e ish-Kënetës në Durrës, vetëm pak muaj pas grabitjes. Identifikimi i Robert Ramës u bë pasi në afërsi të banesës në Tepelenë u gjet makina e përdorur nga autorët dhe brenda ndodheshin dokumentet e tij. Kurse në dojen e Prokurorisë thuhet se dy autorët e tjerë nuk janë identifikuar ende. Në atë kohë, policia tha se maskat kishin marrë nga banesa shumën prej 5 mijë eurosh.

Dëshmitë

ntoleta Çiço ka deklaruar se rreth orës 23:00 (ditën e ngjarjes), pasi ka bërë gatimin gati për djalin ka shkuar në katin e dytë për të bërë krevatin e tij gati. Pasi ka zbritur poshtë ka lënë derën e hapur dhe pas pak ka dëgjuar disa hapa dhe duke menduar se ishte djali i saj ka hapur derën. Në moment aty pa tre persona me maska, me doreza dhe armë në dorë. E trembur i ka thirrur burrit të saj, i cili doli nga dhoma dhe filloi të përleshej me ta kur njëri prej tyre e qëlloi me armë, e cila nuk bënte zhurmë dhe e lidhën me pranga te krevati. Më pas, pasi kanë kontrolluar të gjithë shtëpinë ata u larguan ndërsa ajo shkoi te shtëpia e motrës dhe kanë lajmëruar policinë. Ndër të tjera, gruaja ka deklaruar se njëri prej personave ishte i hollë e i gjatë ndërsa dy të tjerët të shkurtër dhe të mbushur, por nuk ka arritur që të njohë asnjërin prej tyre pasi ishin të maskuar. Ajo ka thënë më tej se “kishin dialekt të zonës tonë”.

Gjithashtu, Antoleta kishte pohuar se nuk kanë pasur asnjë konflikt me asnjë njeri. Ndërsa, më datë 11.05.2015, në Drejtorinë e Policisë Qarkut Gjirokastër Naim Çiço ka shpjeguar se ka qenë ora 23:30 kur gruaja e tij ka dëgjuar të lehurat e qenit dhe ka menduar se erdhi djali i madh Elton Çiço, i cili kishte dy ditë që kishte ardhur nga Tirana. Ajo kishte hapur derën, pasi dëgjoi hapa që po ngjiteshin për në katin e dytë ku flinte djali dhe duke menduar se ishte ai foli duke thënë, “ejani të hani bukë”. Në këtë moment disa persona kanë zbritur nga shkallët e katit të dytë, u futën brenda në shtëpi, e kapën nga flokët dhe i zunë gojën duke i thënë që të mos bërtiste. Ajo arriti që të fliste duke thënë “o Naim ndihmë se më mbytën hajdutët”. Sapo ka dëgjuar të bërtiturat Naimi është ngritur nga krevati, duke bërtitur ku është çiftja. Ka dalë në korridor ku drita e korridorit ishte fikur dhe është hedhur mbi ta. Njëri prej tyre e ka qëlluar me armë zjarri, e cila në dukje ishte si ajo e llojit TOMSON, ku kishte dhe silenciator të montuar. Ai ka ndier se e kanë qëlluar me tre predha në pjesën e poshtme të trupit. Në momentin që e kanë qëlluar me armë zjarri, njëri prej tyre, i cili kishte dhe veshje polici, ka nxjerrë nga xhepi një palë pranga si ato që përdoren nga policia dhe i ka lidhur të dyja duart, e ka hedhur mbi krevat ku flinte dhe lanë njërin prej tyre për ta ruajtur. Në këtë moment gruaja arriti që të dilte nga dera e shtëpisë, por në oborr e ka kapur një person tjetër, i cili rrinte roje përjashta.

E ka tërhequr zvarrë nëpër oborr duke e kapur nga flokët dhe në momentin që po e tërhiqte nëpër shkallë e ka goditur me shkelma duke i shkaktuar thyerjen e katër brinjëve. Gruan e çuan aty ku kishin lidhur Naimin, njëri prej tyre po i ruante, ndërsa të tjerët kanë kontrolluar të tre katet e shtëpisë. Naimi shpjegon se pasi e kanë qëlluar ata ju kanë marrë telefonat dhe kanë ulur siguresat e dritave që ishin në korridorin e shtëpisë me qëllim që të mos dukeshim nga jashtë. Personi që po i ruante u drejtohej duke u thënë “Ku i keni lekët, tregoni lekët ku i keni që t’ju lëshojmë”. Por Naimi i përgjigjej duke i thënë se lekët i kishin në bankë dhe nuk kishim lekë në shtëpi. Herë pas here te dhoma shkonin me radhë personat e tjerë që kontrollonin, duke i kërkuar Naimit të tregonte se ku i kishte lekët dhe në të njëjtën kohë e godisnin në kokë me qytën e pistoletave që mbanin në duar, por ai përsëri ju përgjigjej duke ju thënë se nuk kishte lekë dhe po të donin le ta vrisnin.

Ngjitur me shtëpinë e Naimit, ishte shtëpia e baxhanakut të tij, i cili quhet P.V. Pas një ore e gjysmë në shtëpinë e tij ka ardhur me makinë i biri, i cili quhet A. V. dhe dritat e makinës së tij kanë ndriçuar shtëpinë e Naimit. Në këtë moment personat që kishin hyrë në shtëpinë e tij, i thanë njëri-tjetrit “shpejt se na zuri policia” dhe nga inati që nuk gjetën lekë, si dhe nga frika e policisë kanë shkuar te dhoma ku ishte Naimi dhe e kanë goditur barbarisht në kokë, ku si pasojë Naimi ka humbur ndjenjat. Më pas gruaja e tij ka ikur me vrap në drejtim të shtëpisë së P. V. dhe nëpërmjet telefonit të mbesës së saj ka njoftuar policinë, e cila ka ardhur në moment dhe e kanë transportuar për në spital ku i është dhënë dhe ndihma e parë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *