Shqiptarin e dëbojnë nga Italia, kthehet, vjedh dhe jeton… si boss

3 Dhjetor 2016, 15:33Kronika TEMA

Ishte përzënë nga Italia, por kthehet dhe bën një jetë prej bosi. Historia është e një shqiptari, që raportohet sot nga mediat Italia.

Alberto Gjokaj ishte përzënë nga Itali, por u kthye pa asnjë vështirësi, duke përballuar i pazbuluar kontrollet policore.

Ai u dëbua dhe u shoqërua drejt portit të Brindizit, por që nga muaji gusht 22 vjecari shqiptari jeton i qetë e si një zotëri në rezidencën Leon D’Oro në Sassuolo.

Shqiptari, sipas policisë, së bashku me 5 bashkatdhetarë të tjerë jenë në listën e hajdutëve akrobatë që ishin bërë tmerri i banorëve në zonë, raporton Panorama.

Vidhnin sende me vlerë, ora të shtrenjta e bizhuteri, me teknikën e tyre të veçantë në historinë e grabitjeve.

Ata janë skeduar për vjedhje në Modena, Maranello, Sassuolo… Tashmë banda pritet të dalë në gjyq. Ndërkohë që do të rrinë të gjithë në burg deri në verifikimet e plota policore.

Pjesë e grupit ishte edhe një tjetër shqiptar, Rudenc Laska, 27 vjeç, i njohur për aktivitet kriminal në Milano. Pjesëtarët e tjerë janë të gjithë të hyrë në mënyrë ilegale në Itali.

1 komente në “Shqiptarin e dëbojnë nga Italia, kthehet, vjedh dhe jeton… si boss”

  1. sokol sorra says:

    jan skifterat,bijt e shqiponjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje