Basha luan “rrezikshëm” kundër Berishës dhe “josh” Metën, kritika sistemit elektoral: Deputetët janë larg qytetarëve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

dokuKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me mbështetës në Kukës. Basha foli për situatën politike, sociale dhe ekonomike në vend, ndërsa shprehu rezerva për sistemin zgjedhor aktual, i cili sipas tij ka shkëputur politikanët me qytetarët.  Duke luajtur rrezikshëm kundër Berishës që e ka ndryshuar këtë sistem dhe ndoshta duke qënë në të njejtën linjë me Metën për listat e hapura dhe duke e “joshur” hapur kreun e LSI. I cili ka lënë evaziv faktin se me kë do të jetë në koalicion në zgjedhjet parlamentare të verës së ardhshme.

“Hallka e dobët është fakti se politikani me sistemin aktual nuk e ka të lidhur fatin e tij me qytetarin. Ka humbur çdo lidhje me realitetin sepse fatin e tij nuk e ka të lidhur më me qytetarët. Këtu duhet të ngulemi fort ne demokratët e të nxjerrim konkluzionet tona. Së pari, ne nuk mund të lejojmë kurrë që ne demokratët të humbim lidhjen me realitetin, të humbim lidhjet me qytetarët, të jetojmë një realitet që s’ka lidhje me hallet dhe problemet e tyre.

Detyra jonë e parë është të jemi afër njerëzve, t’i kuptojmë dhe t’i prekim hallet që ata prekin në mënyrë të përditshme e të bëjmë gjithçka për tu ardhur atyre në ndihmë”, deklaroi kryetari i PD. Nga Kukësi, kryetari demokrat akuzoi dhe kryeministrin Rama se po i jep një tjetër goditje kuksianëve, duke iu vendosur taksën për Rrugën e Kombit, e cila sipas tij, do dyfishojë çmimin e biletës së udhëtimit dhe do të rrisë kostot në çdo drejtim. Ai tha se PD s’do lejojë vendosjen e asnjë takse për këtë rrugë.

Duke e cilësuar të rëndë gjendjen e vendit dhe domosdoshmërinë e nevojës për ndryshim, Basha vuri theksin tek detyra që u del përpara demokratëve, për ta ndryshuar në radhë të parë Partinë Demokratike. Basha tha se qeverisja aktuale degjeneroi në gjendjen e sotme sepse i braktisi qytetarët, dhe e lidhi fatin e saj me krimin e me një grusht njerëzish e klientësh.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Basha luan “rrezikshëm” kundër Berishës dhe “josh” Metën, kritika sistemit elektoral: Deputetët janë larg qytetarëve”

  1. Fatosi-kosove says:

    Pas gjithe poshtersive qe ka kjo klike dhe vete PD,ka edhe nje te mire;
    -se keta plehra i kane hanger koken njeritjetrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *