Fier/ Hodhi gruan nga dritarja, zbardhet motivi i ngjarjes

aaaVetëm dy javë pas kthimit nga Gjermania hedh gruan nga dritarja e banjës. Nëna e dy fëmijëve, Liljana Ruko, ndërroi pak çaste pas përplasjes së fortë me tokën, si rrjedhojë e rrëzimit nga kati i katërt i banesës.

Në fillim u duk si vetëvrasje e 42-­vjeçares, e cila u gjet thuajse e zhveshur në tokë, por më pas dëshmitë e fqinjëve zbuluan për policinë se kishte qenë burri shkaktari i hedhjes së saj nga ballkoni. Gjithçka ka ndodhur brenda pak sekondash dhe vetëm britmat e gruas kanë bërë që të zbulohet se ishte një krim në familje.

Pista

Hetimet nga policia thonë se dyshohet se bashkëshorti ka pasur probleme xhelozie dhe për këtë ka krijuar debat. I marrë në pyetje për ngjarjen, vetë autori i dyshuar ka thënë se ka qenë një sherr momental, por nuk pranon që të ketë hedhur gruan.

“Ka rrëshqitur në banjë, nuk arrita të ndaloja dot”, është shprehur ai. “Nuk kemi pasur konflikte. U grindëm, u përleshëm dhe ajo ra vetë. Nuk e hodha unë. Vërtetojeni këtë. Unë e doja. S’di pse e nisëm sherrin”, ka thënë ai në polici, ndërsa nuk ka pranuar të japë asnjë arsye për ngjarjen. Megjithëse deri në orët e vona të mbrëmjes 53­vjeçari është marrë në pyetje, ai nuk ka treguar se e kishte shtyrë me dashje të shoqen, raporton Panorama.

Sipas burimeve nga Policia, ai ka shfaqur tronditje psikologjike. Pritet që të merren dhe dëshmitë e të afërmve të tyre në lidhje me marrëdhëniet e çiftit.

Ngjarja

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15:40, në lagjen “Kryengritja e Fierit”, në Fier. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, dy bashkëshortët janë grindur me njëri­tjetrin dhe pasi janë dëgjuar zhurma e britma, gruaja ka fluturuar nga kati i katërt i pallatit. Viktima është Liljana Ruko,

42 vjeçe, nënë e dy fëmijëve, 17 dhe 13­ vjeçarë. Ajo ka humbur jetën rrugës për në spital, ndërsa policia ka shoqëruar si të dyshuar për ngjarjen të shoqin e saj, Fredi Ruko. Të parët që kanë shkuar në vendin e ngjarjes kanë qenë fqinjët, të cilët mësohet se e kanë gjetur gruan e re të mbuluar nga gjaku. Sipas tyre, gruaja i kishte flokët e lagura dhe në trup mbante veshur një robdëshambër, pasi mendohet që sapo kishte dalë nga dushi.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *