FOTO/ Mbylli fëmijët në dhomë kur hodhi gruan nga dritarja: Kush është personi që “llahtarisi” Fierin

fier52 vjeçari Ferdinand Rukaj ka qenë në banesë me fëmijët në momentin, që pas një grindjeje ka dhunuar dhe më pas ka hedhur nga dritarja e banjës bashkëshorten e tij, Liljana Rukaj.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kryengritja e Fierit” dhe 43-vjeçarja ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pas rënies nga lartësia.

Në fillim vetë i ndaluari ka pranuar autorësinë e krimit gjatë marrjes në pyetje nga policia, duke deklaruar se gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër dhe ka pohuar se ka pasur konflikte me bashkëshorten, për shkak se ishte xheloz. Ndërkohë më pas, ai thuhet se e ka mohuar ngjarjen, duke deklaruar se gjatë konfliktit dhe debatit që ka patur me të shoqen ajo ka rrëshkitur dhe ka rënë nga dritarja.

Fqinjët që e kanë parë viktimën në castet e para, kanë pohuar se gruaja ishte me flokë të lagur dhe thuajse e zhveshur, cka bën të mendohet se më parë kishte qenë në dush.

Mësohet se çifti me dy fëmijët sapo ishtin kthyer nga Gjermania, pasi  autoritet gjermane kishin refuzuar kërkesën e tyre për azil.

Burime nga grupi hetimor kanë bërë me dije Ferdinant Rukaj e kishte dhunuar bashkëshorten.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *