FOTOT/ Pas 4 orë ndjekje në det, kapet gomonia me kanabis

4 Dhjetor 2016, 13:58Kronika TEMA
FOTOT/ Pas 4 orë ndjekje në det, kapet gomonia me kanabis

Pas afro 4 orë ndjekje nga Policia Kufitare dhe Guardia di Finanza arritën të kapnin një gomone me drogë, me tre shtetas në bord.

Gomonia me drogë u diktua gjatë pasdites së djeshme nga shërbimet e përbashkëta të Policisë Kufitare e Migracionit dhe të Guardia di Finanza. Ajo po lëvizte me shpejtësi drejt Italisë.

Bllokimi i saj u bë rreth 16 milje larg bregdetit shqiptar.

Gomonia ishte 10 m e gjatë, me 2 motorra x 135 kf, në bordin e së cilës u gjetën dhe arrestuan,  1 shtetas shqiptar  dhe 2 shtetas Italian me gjeneralitetet e mëposhtme:

E.T,  22 vjeç, nga Vlora

G.T, 42 vjeç, nga Brindizi Itali,

A.M, 41 vjeç, nga Brindizi Itali.

Në vendin ku u kap gomonia  deri tani  janë  gjetur në det 15 pako të mëdha  me lëndë narkotike e llojit cannabis sattiva, me peshë 400 kg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje