Kryefamiljarja e vogël vetëm 13 vjeç në Mallakastër

4 Dhjetor 2016, 16:19Sociale TEMA

Valbona Rizai, edhe pse vetëm 13 vjeç, është shndërruar në kryefamiljare. Familja e saj jeton në fshatin e thellë Lumarë në Mallakastër, në një kasolle ku për dysheme kanë tokën, e çfarë bie jashtë, pikon brenda. 

Valbona është detyruar që të jetë vetë burrë, grua, nënë dhe motër, pasi kujdeset për nënën e paralizuar dhe të vëllanë me sëmundje mendore, i cili prej dy javësh është larguar nga shtëpia.

“Vëllai ka ikur dhe nuk e di se ku është”, thotë Valbona për Top Channel duke qarë.

Kryefamiljari  u nda nga jeta pak muaj më parë dhe të afërmit mundohen t’i vijnë në ndihmë Valbonës që pas vdekjes së babait.

“Ja, i sistemuam në këtë shtëpi, ranë muret. Thamë t’i lemë te kjo tjetra që edhe po ra, nuk ka aq peshë. Kemi thirrur mjekët, e kanë parë gjendjen, por nuk kanë bërë gjë”, thonë të afërmit.

Por, Valbona është edhe nxënëse. Vazhdon klasën e tetë, madje me nota të mira. Për të shkuar në shkollën 9-vjeçare në një fshat tjetër, ajo duhet të bëjë 14 km rrugë në këmbë. Gjatë dimrit, i duhet të kapercejë edhe lumin Gjanica, me shpresën se shkolla që po e bën me aq mundime, një ditë do ta shpëtojë nga tmerri ku jeton”.

9 komente në “Kryefamiljarja e vogël vetëm 13 vjeç në Mallakastër”

  1. Labi100 % says:

    Hapni nje llogari qe ta ndihmojme sado pak kush ka mundesi.

    1. Raimond vlonjati says:

      Hapni llogarine ketu me emrin e Balbones qe te dergojm para ne emer te Valbones

      Hapeni ta ndihmojme vajzen

  2. Mallakastrioti EMIGRANT says:

    JU LUTEM BASHKISE SE BALLESHIT TE MARRE KONTAKE ME FAMILJEN -vAJZEN Krye-Familjare….DHE TE HAPE NJE LLOGARI BANKARE …NE sHQIPERI:::Gjermani(Ambasada te Ndihmoj) si dhe Angli….
    JU Drejtohem te gjithe MALLAKASTRIOTEVE Qe Punojne dhe Banojne ne Emigracjon..QE TE JAPIM KONTRIBUTIN TONE Per FAMILJEN Dhe Vajzen…kush ka Mundesi te Dhuroj nga 1-5-Euro:::
    Bashkia e Balleshit…DUHET Te Angazhoj nje Person Ligjore qe te Kontrollij Llogarine bankare qe te Gjitha Leket ti marre Familja…..
    JAM I PARI Qe do te Depozitoj…..dhe me shume se 5-e Euro….JU LUTEM NDIHMONI….
    Personalisht JAME THJESHTE INICJATORE..dhe jo Perfitues…..LE TE NDIHMOJME KETE FAMILJE…me Ndihmen tone Modeste….

  3. DETARI Atlantidhes @ says:

    pamvaresishte se ku jeton dhe si,por kjo vogelushe eshte nji yll bote .
    te dalin investitore femra qe ta ndihmojne kete familje.
    vetem keqardhje !

  4. Qipidhasi says:

    Dhe ed bythe-qiri me diskuton mua për prona camerish ne greqi kur nuk po mban dot me bukë njerëzit ketu ne shqiperi ptuuuu te [email protected]@dhefsha te teme ,shtet i falimentuar,shtet kurvash dhe zagaresh ,shtet i degjeneruar deri në gjeneze.Hajde mi shit mua ato pordhet nacionaliste se ke vite qe nuk vjen ketej nga ne ,dhe me bej ato batutat prej zagari se ta tregoj unë sa të cilën lekura

    1. Labi100 % says:

      Ajo Vajzen e vogel mor qipidhas eshte gjyna na zoti… dhe nuk eshte se po vuan vetem keto dy vjet kjo vogelushe. NE vend qe ti japesh sadopak perkrahje edhe morale qofte se financiare nuk e ke ate zemero ti por na bene te fortin sikur do i rruash leshte dynjas. TE gjithe ata qe bejne njerzit ne mengjes shpejte i ke vrare zotrote… kete jam i sigurte.

    2. Roy says:

      Dukesh NGA emri qe i fut friken edit. Bashkia mallakaster eshte e djathte dhe ajo duhet te jet e para qe duhet ta ndihmoj mete familje te varfer

  5. Albani says:

    Shteti duhet te kujdeset per vogelushen fatkeqe
    Tja lehtesojne jeten dhe tja bejne normale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje