Nishani, gati dekreti për datën e zgjedhjeve parlamentare 2017. Kur do votohet…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

nishaniPresidenti i Republikës, Bujar Nishani, pritet të shpallë brenda javës së ardhshme dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. 9 dhjetori do të jetë afati i fundit në dispozicion të Kreut të Shtetit për t’i njohur shqiptarët me datën e konsultimit të ardhshëm zgjedhor.

Sipas Kodit Zgjedhor, data e zgjedhjeve për Kuvendin caktohet me dekret nga Presidenti i Republikës, sipas rregullave të parashikuara në nenin 65 të Kushtetutës. Pikërisht në këtë nen përcaktohet se Kuvendi zgjidhet çdo 4 vjet. “Mandati i Kuvendit fillon me mbledhjen e parë të tij pas zgjedhjeve dhe përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt nga data e mbledhjes së parë”, thekson Kushtetuta.

Mbledhja e parë e Kuvendit aktual është zhvilluar më 9 shtator 2013 dhe do të jetë 9 shtatori 2017, data e mbylljes së mandatit.

Kreu i Shtetit është i detyruar, në bazë të përcaktimeve të Kodit Zgjedhor, të nxjerrë “dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin jo më vonë se 9 muaj para mbarimit të mandatit të Kuvendit”. Pra afati i fundit për Nishanin do të jetë java e ardhshme, brenda së cilës ai duhet të dekretojë datën e zgjedhjeve.

Kur mund të votohet

Burime nga Presidenca nuk saktësuan për “Shekulli”­n një datë kur shqiptarët do të dërgohen në kutitë e votimit. Megjithatë, Kodi Zgjedhor përcakton se, “zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin apo për njësitë e qeverisjes vendore zhvillohen njëherësh në të gjithë territorin e vendit brenda periudhës që shtrihet nga 15 marsi deri më 30 qershor ose nga 15 shtatori deri më 30 nëntor”.

Ekspertët e zgjedhjeve të konsultuar nga “media përjashtuan mundësinë e përdorimit të periudhës së dytë zgjedhore, pasi ajo është jashtë mandatit të Kuvendit aktual, që mbaron më 9 shtator 2017. Për të zgjedhur Parlamentin e ri, shqiptarët do të shkojnë në votime midis 15 marsit dhe 30 qershorit 2017.

Ekspertët shprehen se zgjedhja e Kreut të Shtetit do të bjerë mbi datën 18 ose 25 qershor 2017. Në dy zgjedhjet e fundit parlamentare, shqiptarët kanë votuar në muajin qershor (në vitin 2013 më datë 23 dhe në vitin 2009 më datë 28), ndërsa në vitin 2005 u votua më 3 korrik, por atëherë nuk ishte përcaktuar kufizimi me periudha zgjedhore.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Nishani, gati dekreti për datën e zgjedhjeve parlamentare 2017. Kur do votohet…”

  1. Albani says:

    Po ketij “”presidenti partiak””,kur i mbaron ai mut mandati?
    Te me sqaroje ndonje.

  2. Labi Vlore says:

    Nishani?? Saliu gati dekretin per zgjedhjet e 2017-es duhet te thoni. Zgjedhjet i cakton Sali Serbi. Uloku vetem sa firmos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *