Pse kisha përkrahur Olldashin për kryetar të PD

4 Dhjetor 2016, 18:07Blog TEMA

Nga Baton Haxhiu

Takimi i Lul Bashës me gazetarët dhe shoqërinë civile, rreth një muaj më parë, m’u duk me një përmbajtje të zbrazët, me simbolikë vizuale dhe i pamotivuar. Kur pashë fotot, preka kujtesën e një beteje në PD, pas humbjes së zgjedhjeve. Betejën e Sali Berishës me Sokol Olldashin për kryetar të PD-së, që zyrtarisht ishte një garë konkurruese mes Olldashit dhe Bashës.

Këtë garë të PD-së e ka zbehur Doktori. Bindja e tij duket se ka qenë që Lul Basha është i duhuri. Nuk e kishte thënë asnjëherë publikisht, por e kishte vërtetuar me heshtje. Me heshtjen e tij, si dhe me britmat e mëvonshme, pas humbjes së Olldashit, PD humbi vizionin e saj.

E gjithë beteja e Lul Bashës dhe opozitës se tij ka një kujtesë. Betejën e Sali Berishës në dhomën e tij dixhitale. Të tjerat janë moçal politik. Me rrezikun ekstrem se opozita po humb veten e saj dhe të ardhmen opozitare të saj. Dhe me rrezikun që PD do mbetet pa liderin e saj, të cilit më shumë ia shoh të ardhmen në Holandë sesa në Shqipëri.

Olldashi, për dallim nga Basha, kishte bindje, e njihte dhe e shijonte PD-në. Doktori mund të mos e pranojë, por jeta politike me Bashën e ka bërë politikisht të padurueshëm dhe fuqia e tij po ia konsumon edhe të shkuarën, edhe liderizmin, edhe punët e tij për Shqipërinë.

Çfarë platforme kishte propozuar Olldashi pas zgjedhjeve?

Si anëtar besnik i Partisë Demokratike, Olldashi ka bërë betejë. Synimi i tij i përhershëm ka qenë dhënia e kontributit për ringjalljen e shpejtë të Shqipërisë nga përvojat dhe pasojat e tmerrshme të diktaturës komuniste.

“Unë jam bashkuar me Partinë Demokratike i motivuar fuqishëm nga misioni që Shqipëria dhe shqiptarët një herë e përgjithmonë të mposhtin dhe pamundësojnë kthimin
e regjimit që Shqipërinë e katandisi në errësirë të plotë”, thoshte Olldashi.

Ai tërhiqte vërejtjen se vetëm fryma e djathtë ka mundur që për një kohë të shkurtër ta çrrënjoste një ndër sistemet më të padrejta që ka njohur njerëzimi, duke ndërtuar institucionet demokratike dhe infrastrukturën kapitale të vendit; se vetëm vizioni i pakompromis në angazhimin e mijëra anëtarëve dhe votuesve të Partisë Demokratike dhe të frontit të mendimit të djathtë dhe liridashës, liberal, ka mundur ta shndërrojë kaq rrënjësisht dhe kaq shpejt Shqipërinë nga një vend tmerrësisht i izoluar dhe i stërmunduar, në një vend me shoqëri të hapur, me ekonomi të tregut të lirë dhe në zhvillim e sipër, me marrëdhënie të mira me botën demokratike, një shtet që është faktor i stabilitetit dhe urtësisë politike në rajon dhe më gjerë dhe është ndër vendet më stabile në zhvillim mes vendeve të ish botës komuniste.

“Lufta jonë parimore me një trashëgimi kaq tragjike dhe ballafaqimi me probleme kaq të mëdha s’kishte se si të mos na linte edhe pa plagë dhe dëmtime, si ato të vitit 1997, ose si humbja e thellë në zgjedhjet e 23 qershorit. Prandaj, është e domosdoshme ndarja e përgjegjësisë për humbjen”, thoshte Olldashi.

Sali Berisha mori përsipër përgjegjësinë për humbjen e zgjedhjeve, duke dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet partiake. Kjo, siç shprehej Olldashi, ishte një sakrificë e madhe e tij, për t’i shfajësuar edhe të tjerët nga bashkëpërgjegjësia.

“Personalisht do të parapëlqeja që përgjegjësinë për 23 qershorin ta ndanim të gjithë ne që jemi brenda strukturave të partisë, sipas peshës së asaj që kemi bërë, ose nuk kemi bërë (dhe që duhej ta bënim). Të gjithë ne jemi përgjegjës për mos hetimin ose mos parandalimin me kohë të proceseve degraduese dhe të të gjithë atyre faktorëve që çuan deri te humbja e besimit ndaj Partisë Demokratike tek një pjesë e elektoratit”, kishte kërkuar Olldashi në platformën e tij.

Berisha u tregua mëshirues dhe mirëkuptues, duke e krijuar një strehë në njërën anë, por ishte e padrejtë mungesa e ndonjë ballafaqimi të hapur me përgjegjësitë individuale dhe grupore brenda PD. Ai kishte fshehur fajin në PD, për shkak se, qoftë nga oportunizmi, qoftë nga vetëkënaqësia miope, nuk janë treguar dhe diskutuar seriozisht simptomat e krizës që e çuan atë drejt humbjes. Ai i zhveshi të gjithë nga përgjegjësia. Ai nuk la debat që të tjerët ta dinin çfarë po ndodhte në PD.

E nëse kjo është fshehur, që Olldashi e thoshte me zë, ky assesi s’mund të ishte faji i dikujt tjetër, por faji i PD-së, sepse anëtarët dhe kryesia e saj nuk janë treguar vigjilentë për atë që po ndodhte dhe nuk kishin biseduar sinqerisht me  njëri- tjetrin për problemet.

Duke kujtuar Olldashin dhe heshtjen e PD-së së tashme, duket se për këtë gjë nuk mund dhe nuk do të duhej ta mbajë përgjegjësinë Berisha. Përgjegjës janë ata që ishin më afër bazës, më afër votuesve, më afër kërkesave të kohës, më shumë të zhytur në marrjen e vendimeve për çështjet ekonomike dhe sociale që çuan edhe deri te ulja e ndikimit të së djathtës. Kjo hapësirë u shfrytëzua nga forcat e majta, për t’u fuqizuar. Dhe te ky fuqizim, kam parasysh sidomos LSI-në, partnerin e deridjeshëm të PD-së në qeverisje.

Me zgjedhjen e Lul Bashës si kryetar të PD-së, ai dhe Berisha nuk reflektuan arsyen e humbjes së 23 qershorit dhe nuk menduan për gjetjen e rrugëve që do ta kthenin sërish filozofinë dhe praktikën politike të së djathtës në një vizion motivues dhe ngadhënjimtar. Kjo filloi keq, sepse procesi i përzgjedhjes së kryetarit të ri të partisë nuk ishte krejtësisht transparent dhe demokratik. Një proces i tillë do të garantonte fuqizimin e Partisë Demokratike dhe do të hapte shtigjet për rikthimin në pushtet.

Që në fillim të garës nuk ishin përcaktuar disa rregulla të mirësjelljes, në mënyrë që të evitohej çdolloj konfliktualiteti ose çarjeje e brendshme gjatë procesit zgjedhor. Basha nuk arriti t’i prijë një procesi të reflektimit për gjendjen e sotme dhe të ardhme të PD-së, duke e çuar kështu deri në fund çështjen e përgjegjësive të secilit individ që ka investuar në ngritjen e PD-së dhe që tash ballafaqohet me këtë humbje të ndjeshme dhe me pafuqi.
Platforma konkurruese e Lul Bashës, i ndihmuar nga Berisha, për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, është dashur të bazohet në parimin e qasjes së dinjitetshme ndaj humbjes, ku nga vetja dhe e gjithë anëtarësia e PD-së, por edhe nga partitë simotra të spektrit të djathtë, do të kërkohej nxjerrja e mësimeve të dobishme nga përvoja e 23 qershorit.

Shqipëria nuk mund të përparojë pa PD-në dhe pa udhëheqjen ose veprimet përmirësuese të së djathtës, të cilat do të siguronin se nuk do të ketë shmangie në rrugën që Shqipëria ka marrë si shoqëri dhe si shtet. Programi dhe platforma e PD-së është dobësuar si opozitë e fuqishme në Kuvendin e Shqipërisë, si dhe në institucionet tjera, sepse gara për PD kishte nisje të keqe dhe vazhdim te pakuptimtë e pa vizion. PD nuk mblodhi forcat, nuk analizoi dobësitë e gabimet, ndërsa pa kritikë filloi hartimin e një platforme të re– që mbeti platformë joreflektuese.

Çka i mungoi platformës?

Sipas Olldashit, elektorati i djathtë duket se ka pasur pritshmëri për një zhvillim më të shpejtë të vendit nën udhëheqjen e PD-së. Ai thoshte se PD e ka neglizhuar këtë pritshmëri, duke u përqendruar më shumë në promovimin e rezultateve të arritura, e jo në eliminimin e shqetësimeve. Kjo e shpjegon edhe dështimin në bastionet e së djathtës.

PD është ndjerë tepër e sigurt në përkrahjen e mbështetësve tradicionalë dhe nuk ka marrë seriozisht sinjalet e pakënaqësisë së tyre. Shumë prej tyre, u ndjenë të neglizhuar. Këtë situatë e kishte shfrytëzuar PS, e sidomos LSI, për ta rritur numrin e votave.

Pas kësaj, nuk ka pasur një analizë të thellë të këtij fenomeni dhe PD as që ka provuar të reflektojë e t’i kuptojë arsyet e kësaj rrjedhjeje të elektoratit të djathtë drejt LSI-së. Berisha dhe Basha e mohuan këtë shqetësim për gjetjen e strategjisë së kthimit të besimit tek PD-ja dhe e djathta. Ata shqetësimin e kishin vetëm demagogjik. Ata mohuan një proces të dialogut të sinqertë me të pakënaqurit. Ata vazhduan dhe iu qasen LSI-së me përkulje, duke e gjetur kthimin e pushtetit përmes saj. Kështu, ata e lanë PD-në në koncept moçali. Atyre u mungoi dëshira që elektorati i së djathtës ta shohë sërish PD-në si forcë ndryshimi dhe përparimi.

Rruga drejt rikthimit të Partisë Demokratike në pushtet, me këtë politikë, do të jetë e gjatë dhe e mundimshme. Lul Basha ka dy beteja. E para, ta fitojë betejën me Sali Berishën. E dyta, ta fitojë betejën me elektoratin.

Beteja tjetër është betejë për pushtet. Gjykojeni vetë sa larg është kjo betejë.

Prandaj, kisha përkrahur Sokol Olldashin për kryetar të PD-së. Sepse, ai tash do ta bënte vetëm betejën për pushtet dhe jo atë për të fituar betejën me karizmën e Sali Berishës. (Lapsi.al)

11 komente në “Pse kisha përkrahur Olldashin për kryetar të PD”

  1. Raimond vlonjati says:

    Sokol Olldashi ishte nje i koruptuar me intelekt mediokri dhe sjellje halabaku
    Por ai u ngrit ne pushtet nga menyra idiote qe perdorte Sala per te promovuar njerez te rinj per ne pushtet

    Natyrisht i tille esht dhe Basha , por Basha nuk esht hakabak si Olldashi , nderjaq qe Basha duhet te largohet sepse esht futur ne vathen e Sorosit

    Ndersa ti Baton je nje idiot qe nuk ke shok me ket artikull qe ke bere i frymezuar nga njerezit e Edi Rames

    1. Apollonia Fierak100% says:

      O pidh rrobsh o kurv bolshevike apo malsike nga rrocken je , o fis shkerdhyer o mama karaxhada qe eshte grada me e larte e kurveris , po pse more gango pidh motre e nget te vdekurin ,mos ta ka perkedhel mamica kurven o pede !!!

    2. Llaka tu says:

      Te qifte gjithe cke llakatundi

    3. xhulio says:

      O Baton, je nje zero.Nuk e di situaten.Olldashi nje mut muti ishte.I degjeneruar gjer ne palce.Nuk kandidoje nje here ne Durres.E shkaterroi PD atje sa nuk do te ngre me krye.Te dy ngjajne njeri shiun, tjetri bresherin.Marioneta te ngritura pa nje proces te mirfillte demokratik.Demokratet e vertete do ta paguajne kete edhe me 2017,.

  2. sulo Permeti says:

    eshte me se e vertete z.Baton.Bravo per kete artikull analize.

  3. Delli USA says:

    Baton te respektoj si gazetar,por ketu ja ke fut kot,Olldashi dhe Basha jan pjella te Sali Qenit,keshtu qe ne shkurt i themi,mut njeri dhe kake tjetri.

    1. Ata votuan mosndeshkimin e tyre says:

      Komenti juaj nuk ka nevoje per koment. I sakte dhe I vertete. Sokol Olldashi ishte nje pjelle e sistemit Salinist dhe po aq i ndyre sa edhe Basha apo gjoja demokratet e Bandes PD.
      Thjesht nje bandit me pushtet.

      Pyetja eshte perse Edvin Rama e Tahiri nuk u interesonte te gjenin vrasesit.

  4. Koco says:

    P d dhe Lulezimi me djajte etij me plot goje tashme perfaqesojne nje subjekt politik tashme te kethyer ne nje jashqitje te pa rikethyeshme per shoqerine shqiptare .Ky subjekt rrugaceror karrieristesh dallohet e ka per program e platforme , shpifjen , mashtrimin , hipokrizine , ligesine , Piramidat e ngopjen e votuerave me luge bosh e pallavra halabakesh , mirnjohje per punen e serjozitetin per L SI dhe performancen e deshmuar bindeshem edhe gjate punimeve te Kondentes te mbajtur gjate datave 3- 4 Dhjetorper Pjesmarjen , Serjozitetin ,Besueshmerine per nje Mire qeverisjen me te shendeteshme edhe mbas zgjedhjeve te vitit 2017 .

    1. Albanistan em i dashtun says:

      Mos le nam me *kancerin LSI o Lesh Socialist Idj se nuk ka ndryshim midis Bandave PD, LSI e PS.

    2. lsi says:

      koco ziu me LSI, te lutem mos na be me vjedh

  5. Shqiptari nga Kosova says:

    Kur dikush vdes sigurisht qe mundohemi me ia ve ne pah merita qe nuk i ka( ndjes per te vdekurin).
    Si Basha si Olldashi , jane te njejte. Bej nje pyetje fare te thjeshte, si nuk paska patur e djathta nje person me integritet per ta bere kryetar partie..?!!! Ndoshta dhe spaska patur( punemadhe, se s’po na ngroh dielli), po nuk e di se pse po i kthehi( here pas here) Olldashit..! Ai ka qene ( edhe njehere ndjes per te vdekurin dhe thuhet se kur dikush vdes nuk duhet me hy ne “gjynah”) nje person shume partiak dhe fanatik i PD-se, nuk ishte fare tolerant dhe nuk kishte ndonje vlere per tu vlersuat..! E ky tjetri (Lul geji) edhe me hiç se ai..,prandaj s’keni noj gjo tjeter ma t’ransishme se kjo pune.?!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje