Qershor 1946/ Todi Lubonja: Vramë 4 të arrestuar, ekzekutuam 3 strehuesit e tyre

4 Dhjetor 2016, 10:40Politika TEMA
Qershor 1946/ Todi Lubonja: Vramë 4 të arrestuar, ekzekutuam 3

Terrori komunist i Brigadave të Ndjekjes, strukturat që vranë mijëra shqiptarë në vitet e para të diktaturës komuniste. Si organizoheshin vrasjet për të bërë shembuj në popull me qëllim shtypjen e çdo zëri kundër regjimit.

 

Brigadat e Ndjekjes, ishin forcat terroriste të viteve të para të regjimit komunist, që kryen mijëra vrasje njerëzish të pafajshëm të etiketuar si kundërshtarë të regjimit komunist. Një prej drejtuesve të këtyre brigadave ishte Todi Lubonja. Përmes këtyre brigadave, udhëheqja komuniste e drejtuar nga diktatori Enver Hoxha, organizoi gjatë viteve të para të sistemit komunist, vrasje mizore në të gjithë Shqipërinë por kryesisht në Veri të vendit.

Terrori komunist i viteve të para ishte për të zhdukur çdo pinjoll familjesh që mund t’i sillnin telashe sistemit gjatë pushtetit, por njëherësh edhe terrorizimin popullit për të shuar çdo frymë kundërshtimi ndaj komunistëve. Operacione të tmerrshme janë kryer në Veri të vendit, ku Brigadat e Ndjekjes kanë vrarë njerëz të pafajshëm, në mënyrat më mizore. Një prej drejtuesve të këtyre brigadave famëkeqe ishte Todi Lubonja, i cili disa vite më vonë do ta provonte në kurrizin e tij dhe të familjes, dhunën e sistemit, për të cilin kishte kontribuar aq shumë për ta ngritur në këmbë.

Në një letër që Todi Lubonja i dërgonte Komitetit Qëndror të PKSH-së (Partia Komuniste Shqiptare), më 19 qershor të vitit 1946, ka detaje që tregojnë për masakrat e komunistëve ndaj kundërshtarëve të regjimit dhe njerëzve të pafajshëm. Në raportimin e  Todi Lubonjës, duket zelli me të cilin ai jep shifrat e vrasjeve që ishin bërë brenda dy ditësh dhe planet për vrasjet në ditët e ardhshme. Ka emra e mbiemra njerëzish të vrarë me gjyq e pa gjyq, ka emra fshatrash e krahinash, si dhe projektin e  komunistëve për të shtypur popullin përmes propagandës së dhunshme të vrasjes së atyre që nuk ishin të preferuarit e regjimit. Në letër evidentohet edhe një tjetër fakt i dhimbshëm, vrasja e atyre personave që guxonin të strehonin “kundërshtarët e regjimit”.

Nr.25/5 Rez                                                       20 Qershor 1946

Komitetit Qendror të P.K.Sh.

Lidhje me telin Nr.25/4 Rez datë 11 Qershor 1946.

Sot, më datën 19 Qershor 1946, në orët e para të mëngjesit u ekzekutuan me vendim të Gjyqit Special, katër të arrestuarit Nazif Reçi, Bajram Vlesha, Fiqiri Zeai dhe Gani Hoxha që u kapën disa ditë më parë. Gjithashtu me vendim të Gjyqit Special, u ekzekutuan në

Shumbat, tre strehuesa të Dam Kaloshit dhe Cen Elezit të quajturit Cen Selmani, Adem Bitri dhe Rustem Bitri.

Për të bërë që populli t’i aprovojë këto masa, do të organizojmë duke filluar që nga data 20 qershor 1946 metingje dhe konferenca më të gjata në qendrat e grumbullimit të nën-prefekturave. Në këto konferenca do të vihet në dukje se do të godasim pa mëshirë kriminelët dhe strehuesit.

Me këtë rast do të bëhet dhe thirrje për dorëzim duke theksuar se faji do t’u rëndohet më tepër në rast se nuk dorëzohen për të dalë para gjyqit.

Do të hidhet parrulla për besëlidhjet e 3-4 fshatrave për mos strehimin e kriminelëve, kjo në formë e tifaqer. Mbi efeketet  dhe përshtypjet e këtyre masave konferencave do t’u njoftojmë me letër të veçantë.

Todi Lubonja

Disa vite më vonë, do të ishte vetë Todi Lubonja në krahun e viktimave. Pas Plenium të IV të PPSH-së, në vitin 1974, Todi Lubonja dhe Fadil Paçrami u dënuan për veprimtari armiqësore si pjestarë të të ashtuquajturit “grup liberal”.  Lubonja ishte në atë kohë drejtor i përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, kur u zhvillua festivali i 11, në vitin 1973, pas të cilit u arrestua bashkë me një grup drejtuesish të institucioneve të artit komunist në Shqipërinë e asaj kohe. Në atë festival u vu re një frymë liberale, megjithëse Shqipëria ishte një vend krejtësisht i mbyllur. Për këtë frymë liberale, u fajësua Lubonja dhe grupi tjetër i drejtuesve./ 27.al

43 komente në “Qershor 1946/ Todi Lubonja: Vramë 4 të arrestuar, ekzekutuam 3 strehuesit e tyre”

  1. Epirioti II says:

    E gazetara leshi. Mesoni te mos shkruani kodra pas bregut, por te jepni faktet dhe komentoni per ato fakte.
    Vete letra e Todi Lubonjes, mjafton per te shpjeguar represionin e komunisteve menjehere pas lufte per te forcuar pushtetin e tyre.

    Ajo fjalia “Brigadat e Ndjekjes…….qe kryen mijera vrasje njerezish te pafajshem…” eshte si ajo perralla qe u mesohej femijeve ne shkollat socialiste qe u vrane 28,000 deshmore duke luftuar kunder fashizmit. Fry shifrat dhe hiperbolizo ngjarjet, quhet propagande.

    Meqe ja paske hyre arkivave, lodhu dhe pak dhe do e gjesh qe ai numri i te vrareve te pafajshem nga Brigadat e Ndjekjes eshte shume me i vogel se sa e mendon ti. Mos harro qe Shqiperia, gjithe gjithe nuk behej as 400,000 burra ne ate kohe.

    1. sit back and relaks says:

      e ke bo gazeten o Mero si faqe facebook-u. boton cdo lloj idiotlliku nga cdo lloj gazetari idiot. po na thuaj o vlla sa like apo sa klikime ne dite do te mobilizohemi e te ndihmojme vetem keshtu artikujsh idiote mos na boto me

  2. lexuesi i irrituar says:

    “Brigadat e Ndjekjes ishin forcat terroriste te regjimit…”Kur dikush nuk e ka idene se çfare shkruan dhe nuk njeh historine e vendit te tij, me mire te largohet nga kjo gazete e te kerkoj nje pune tjeter ,qe nuk kerkon nivel inteligjence se sa te leshoj te tilla provokime te peshtira…Vetem ne qofte se nuk eshte shqiptar …
    P.S. : Besoj se kjo lloj demokracie nuk do ta fshije ( censuroje ) kete koment.

  3. lumasi says:

    QEN BIR QENI KA QËNË TODI LUBONJA. TANI E PËRKUJTOJMË SI VIKTIM TË MONISMIT. TANI DUHET TË DUROJMË NË TELEVIZOR EDHE TË BIRIN.

    1. Redneck says:

      kUr i biri i Todit ishte buthlepires i Saliut ishte i mire per ju idiote, tani eshte qen bir qeni. Injorat nordik

  4. Arianit Ballisti, nipi says:

    FATKEQËSI, FATKEQËSI – një mallkim mitik mbi fatzitë shqiptarë.
    Jam edukuar e mëkuar me idenë se ne shqiptarët jemi humanistë, e paimagjinueshme
    që kësi shpirtkatranash të vihen në krye të fatkeqësisë.
    Perëndi ku ishe!!!

    1. Edkari says:

      Kaq mizore jane dhe sot bijte e tyre.
      nje lufte jeteavdekje me keta bastarde,rruge tjeter ska.

  5. laveri says:

    Do ta kesh ndonje gazetar Kristali ,kete artikull shkruesin o Mero

  6. pedro i ri says:

    Shkrim i dobet, i pa lidhur Mos ishin kriminele me vertet ata qe ndiqeshin?. GAZETARI nuk jep asnje te dhene

  7. BUJARI JU DEGJON says:

    Ore palo gazetar,per te mos te te thene palaco,ku thuhet ne leter, qe “vrame 4 te arrestuar,ekzekutuam 3 strehuesit e tyre”???…
    Sigurisht kete e thua ti per te krijuar idene qe “Komunistet vrisnin cilin u mbushej mendja”(!!!)…
    Turp,per ty si gazetar por turp edhe per Meron qe boton te tilla pallavra qe e kthejne gazeten e nderuar “TEMA” ne nje pacavure!…
    A nuk e lexon Letren qe thote “…u ekzekutuan me vendim te Gjyqit Special”???…
    Dhe sa per strehuesit,a e di ti se edhe sot ne DEMOKRACI strehuesit e krimineleve denohen penalisht???
    RESPEKT PER FORCAT E NDJEKJES TE MPBRENDESHME ne vitet pas Clirimit!!!

    1. njena says:

      duhet te kesh respekt edhe per nazistet ti, se me urdher nga lart i kane denuar “armiqte”
      Mesoni historine e vertete te prinderve e gjysherve tuaj kriminele….Keni gjak kriminelesh…..kerkoni falje

      1. VANDALET E PD-se says:

        Nga injorante etalon , sic kjo “njana” , duhet te mesojme , per t`u bere naziste te devotshem …. cashtu si baba i saj !

  8. GJINOJA says:

    Në qoftë se nuk ka të bëjë me ndonjë inat kundër Fatos Lubonjës, bëtë shumë mirë që e botuat këtë të vërtetë. Brigadat e ndjekjes të Enver Hoxhës ishin njëlloj si Batalionet e Vdekjes të Adolf Hitlerit që kishin detyrë vetëm të vrisnin civilë.

  9. 17nentori says:

    si atehere edhe tani te gjithe i bien propagandes se vete dhe gozhdes se prapthi.
    ajo ishte lufte dhe lufta vazhdoi edhe pas lufte.
    si mundet nga nje leter qe thote vete qe u vrane 3 dhe ekzekutuan 4 te perfundosh me nje artikull qe “verteton” qe u vrane mijera???

  10. nord.al says:

    Shkurt kete quajn clirim te nacionit terroristet komuniste.

    1. Me sqepar kokes se Janulles. says:

      @nord al.
      Terroristet e sat´eme trupeshk. Lexon nje artikull dhe kujton se lexove historine e Shqiperise, idiot.

  11. 50% e te persekutuarve qe po na marin taksat tona keto 25 vjet,jane ose kane qene antar te devotshem te PPSH,njerez qe persekutuan ,spiunuan,dhe vrane ata qe nuk ishin komuniste duke i akuzuar per gjithfare gjerash.
    keta jane monstrat si lubonjat,mamaqet,balluket,dumet,perllaket,pekat e shume e shume te tjere qe persekutuan sa e sa dhe pastaj ju erdhi radha dhe ketyre qe sot na kane statusin e te persekutuarit dhe po rrenojne vendin nga parat qe po na marin,nga historite e tyre te sajuara se kane luftuar soc,dhe nga bijte dhe niperit e tyre qe na hiqen si bijte e korifenjve antikomuniste.
    shikoni neper tv po te njejtet fytyra ish bllokmene lubonja ,mamaqi,kapo, e deri qim peka ,dhe na hiqet si i persekutuar edhe sali antikomunisti e sa e sa sigurimsa……

  12. Ballisti says:

    Bigatat e ndjekjes nuk ishin terroriste,por ne ndjekje te diversanteve dhe armiqeve te tjere te popullit.Sipas jush ata duhet t’u thoshin armiqeve “mire beni,na falni”.Brigatat e ndjekjes ishin ne sherbim te shtetit dhe ndiqenin çdo njeri qe ishte kundra pushtetit te ngritur nga populli.Ne ate kohe populli ishte ne fuqi (diktatura e proletariatit) dhe kishte organizmat e tij per te garantuar nje jete te lire dhe te sigurt.Por TODI LUBONJA,si armik i popullit dhe i pushtetit qe ishte,keshtu do flasin sote per t’u mburrur.Ai ka pjell nje monster e shpifur sot,FATOS LUBONJA,qe jo vetem eshte me i keq se i jati,por me shume i poshter dhe i shperfytyruar,qe me ato sy te shqyer e te skuqu ta shpif kur e shikon.

  13. Lulzim Basha says:

    Ato brigada nje gje bene gabim qe edhe mirrat tua kishin hequr memave e motrave te atyre qe u bene pale me fashizmin qe te mos mbetej me fare e keqe ne kete vend.

    1. njena says:

      jeni ju niperit dhe mbesat e atyre krimineleve qe po na e shendrisni Shqiperine…..prinderit edhe gjyshat tuaj i kane duart e lagura me gjakun e te pafajshemve……ne ferr jane te gjithe….edhe ju qe i aprovoni keto krime ashtu do t’ju shkoje jeta…..cdo here ke ndonji shqetesim apo vuajtje t’a dijsh qe po paguan gjakun e pafajshe,,,,,prit prit se nuk keni pare gje akoma

      1. shih shih says:

        TI KURVE “e pafajshme” mos harro se ju ishit bashkepunetore te fashizmit dhe kryet krime kunder luftetareve te lirise. Pas Clirimit e meritonit dhe ja u shkerdhyem racen juve felliqesirave te historise.
        Mos harro ,do ju dhjesim perjetesisht ne koken tuaj te ndyre tradhetare e antishqiptare ?

  14. daku says:

    o MERO dhe ju gazetaret e leshit qe na cani trapin me keto shkrime idiote , kjo leter behet fjale pas clirimit ne 1946 , per luften kunder bandave , eshte fakt qe eshte bere lufte e ashper . Keta te vraret mbase e kane lyet doren me gjak te pafajshem o MERO ziu. Ne Francen e pas lufte u ekzekutuan te gjithe bashkepuntoret e nazizmit duke perfshire edhe marshallin PETEN heroi i luftes se pare boterore .Ne ate kohe edhe ti o Mero do kishe vajtur ne te semes per shpifje .

  15. ELIO says:

    Sa e cuditshme qe te gjithe Kriminelat 1 dite DITE te gjithe 1 fund kane. Ua futi Xhaxhi edhe ketyre deri ne 7 BREZA. Nga gropa e halese, ku i futi xhaxhi trimat,e tij te luftes qe bene krime, ne mer te Partise nuk do te mund te dalin me kurre. Eh mer xhaxhi Enver paske bere edhe te mira.

  16. mirel says:

    Kete fat duhet te pesonte Dule me Janullatos sot. Ndaj Mero mos bej te lengezuarin dhe te perveluarin, po i thuaj faleminderit Xhaxhit qe ndertoi nje shtet per te qene, ku nuk i maten dot forcat as Greqia e as Serbia, jo me qurrashe si Dulja.
    Dhe kerma si Merua natyrisht do kishin gjetur vendin e tyre

  17. anilaa says:

    Sulmi ndaj Lubonjes kuptohet…guxoi te shkruaje kunder Kadarese.
    Cilet te pafajshem po vriste regjimi komunist, kur behet fjale per bandat e armatosura qe vrisnin njerez te pafajshem, qe vrisnin mesuesin Ndrec Ndue Gjoka, qe perhapte driten e aresimit ne Malesi, apo vrisnin cucat e Mirdites, sepse ato ngriheshin kunder zakoneve prapanike, qe poshteronin dhe shtypnin gruan shqiptare?
    Qente, qe bashkepunuan me okupatoret nazifashiste te mos ngazellehen nga Nishani e Co, ne histori do ngelen tradhetare e shkuar tradhetareve.

  18. Arben says:

    VDEKJE KOMUNIZMIT SLLAV, TE CILIN E KEMI AKOMA MBI KRYE.

    POPULLI QE FLE GJUME VDES.

    1. PO.PO says:

      O Arben idjoti : Pse nuk e thua troc mendimin tend , sikurse e ke ne ate trurin
      bajge:” Lavdi Nazizmit dhe fashizmit” , por perdridhesh keshtu si gjarper ?!

  19. mirel says:

    Kete fat duhet te pesonte Dule me Janullatos sot. Ndaj Mero mos bej te lengezuarin dhe te perveluarin, po i thuaj faleminderit Xhaxhit qe ndertoi nje shtet per te qene, ku nuk i maten dot forcat as Greqia e as Serbia, jo me qurrashe si Dulja.

  20. fieraku NGA ferrasi says:

    @ ti qe komenton me emrin
    Lulzim Basha
    Qe je kopil i ndonje nafije qe ka tundur dybekun
    ATA Kane vrare me gjyq e PA gjyq
    Njerez me fisnike dhe patriote
    Dan Kalofshi ne ate kohe kishte dajen e vet gjeneral komandant i divizionit te pare anetar i shtabit te pergjithshem
    CEN elezi kishte vellezerit generale te ushtrise shqiptare
    Por e pesuan prej ketyre gjeneraleve qe familja i coi ne akademine ushtarake ne rome
    E ATA u kthyen te luftonin perkrah ko.unisteve
    Po a shkohet te luftosh me keta muter.
    Keshtu qe ti komentues i vocel sa nje krimb
    MOS te flasi bytha para gojes.
    Se je ndonje me prejardhje rjepacaku spiuni
    Sigurimsi.
    Mitra qe te ka pjelle ty i meriton ato fjale.

  21. fieraku NGA ferrasi says:

    @ dhjerokracia
    Te persekutuar Kane marre emrin tend
    Ramiz alia nexhmie Hoxha fatos nano ardjan fulkani dekijorgji Kane marre taksat e shqipetareve kesh njeheresh me nje kest
    Prandaj mati fjalet apo i ke edhe ment sic ke emrin.
    Tema ma botoni komenton para ketij
    Personate e permendur Jane familjaret e mi.

  22. maks says:

    me qene qe ushtaret e forcave te ndjekes thua qe jan terrorista po diversantet qe ishin ven ne sherbim te shteteve armiqsore ndaj vendit ton cfar do i quajm

  23. Na bashkoj kenga popullore says:

    Duke par pjellen qe ka lene mbrapa ky zoteria ne fjale nuk kam as ma te voglin dyshim se krimet i ka bere per pasion.Te nderuar komentues jo te gjith komunistat kan qene gjakatar si puna e ketijTodi lubonja un kam njoftur komunista te orve te para po ashtu dhe sigurimsa te nderuar qe kan bere vetem mire duke shpetuar shum famillje kulakesh duke rrezikuar dhe vehten e tyre.

  24. Moisi Golemi says:

    O gazekar. Robt ku t’i kesh, ti e kush te ka punesuar. Ke shkruar gjera pa llogjike, duke mbeshtetur b*thq*rat e Komitetit te Maleve, qe gjoja ne emer te anti-komunizmit, vrisnin gra e djem te rinj. Ptu, kafshe e ndyre.

  25. fieraku NGA ferrasi says:

    Ndjese dhjerokracia alla shqipo
    Lexova vetem pjesen te persekutuarit
    Po marrin parate e taksave tona
    Po me beso me ishin errur syte nga sa lexova me lart.
    Po keta i njeh mire partizanja ” fortuna ”
    Se bijte e kujt Jane.

  26. SHPRESE HUMBURI says:

    O Mero ! Nuk po kuptojme se cfar do te thuash me keto pacavure , per
    njerez qe paska denuar gjykata para 70 vjet?! Ne cilin vend , vihen ne dyshim
    vendimet e gjykatave ?! Gjykatat , kudo qe jane , veprojne ne baze te ligjeve
    te vendit . Cfar ka , per t`u habitur kaq shume ti ?! Ne se e ben kete , per te
    dale ne krah te Saliut , qe ka 26 vjet qe nxit percarjen Juge-Veri , kjo eshte
    tjeter gje ? Sistemi i atehershem nuk bente asnje dallim Veri-Jug, per kedo qe
    kerkonte te rrembente pushtetin e fituar me aq mundime e gjak ! Saliu yt vrau
    ne mes te Shkodres pas kraheve 4 djem te rinj ,vrau 4 te tjere ne mes te Tiranes ,
    vrau Azemin , F.Hoxhen , Olldashin e sa e sa te tjere , pa gjyq e pa lene as nje gjurme
    ne vitet e “demokracise” dhe nuk iu ben pershtypje ! Me sa duket , i botoni keto
    dokumenta (qe vete ai regjim i ka ruajtur) , per te balancuar marrezite rrenqethese
    te viteve te “demokracoise” , qe te largohet vemendja e njerezve nga ky mal me
    krime dhe te shohe vetem mbrapa , pa shikuar se ku i hedh kembet sot , per atje ku
    po e cojne politikanet kriminele te sotem , te blinduar nga mediat antikombetare
    qe sponsorizohen nen rrogoz nga sherbimet e huaja ! ! !

  27. Fjala shqipe says:

    Sa per dijeni te gazetes Tema, forcat e ndjekjes vrane 2-3 “milion” te “pafajeshem”
    Keto jane “fakte”
    Nje pjese e mire e gazetes Tema nuk e kan iden e punes se gazetarit. Faktet dhe integriteti jane pjese e gazetarise profesianale

  28. Shoku shpati says:

    Nuk me vjen keq se haken jua morì antarja e partise fashiste qe si shihte dot me sy komunistet te dyqint komunista lule i coi ajo dhe burri i saj Enveri ne gop te sames dhe mire jua beri .

  29. njena says:

    ti je te vertete shprese humburi sepse je pinjoll i krimineleve komuniste…..
    Nuk eshte faji yne qe ju i keni prinderit dhe gjysherit kriminele
    prandaj jeni te pa shprese…..kerkoni falje

    1. SHPRESE HUMBURI says:

      Ne se jini vertet zonja “njena” , …ngushellime …,t`iu rrojne pjeset e tjera te buta , se truri ju paska lene ! Nuk mjafton vetem revanshi i terbuar i pinjolleve te kolaboracionisteve qe e muaren pushtetin ne disk te argjente , edhe pas krimeve makabre te bera ndaj mjeranit popull,sebashku me hordhite nazi-fashiste , por kulmi i pa ngopesise s`paska te sosur ! U dashka kerkuar falje , se perse nuk u beme felliqesira,plehta kriminale dhe vegla qorre te pushtuesve qe i luftonte gjithe bota ! Kishit rastin te shkelqenit dhe te jepnit prova se jeni vertet shqiptare e atdhetare , sepse muaret ne dorzim nje Shqiperi dinjitoze , me ekonomi , industri , bujqesi , arsim , shendetesi , mbrojtje , rend publik dhe autoritet nderkombetar , shtet sovran model etj,etj. , por e treguat shpirtin e vertete kriminal qe trashheguat ne gen nga XhaferDevistet (prinderit tuaj) , duke i nxjerre uje te zi ketij vendi …dhe tani kenaqeni me drogen , kontrabanden , kriminalitetin ne shkallen me te larte , gjakmarrjuen , kishen greke dhe te mbjelle me qindra e qindra kisha , xhami , teqe e tyrli sajesa parazitesh , qe po e kthejne vendin ne Mesjete , injorancen e thelle e analfabetizmin , carmatosjen totale te ketij vendi dhe vjedhjen e kusarine ne kulme te pa imagjinueshme , shitjen e femijeve e njerezve , si te ishin pula dhe eksportimin e bijave,motrave e nenave si prostituta neper bote ! Si felliqesira e llum i ketij kombi ,e vute veten teresisht nen sherbim te grekeve e serbeve , duke u bere krijesat me te urryera , aq sa e shpopulluat kete vend , duke i degdisur neper rruget e botes , si njerez te pa shprese .
      Eshte per kete arsye ,qe zgjodha siglen “SHPRESE HUMBURI ” !

      1. Komunisti says:

        Jo “shprese humburi”,ti je”vul humburi i kuq”prandaj s’ka shprese.
        Une e zgjodha siglen komunisti qe te mos hash m..t te shash partine
        Enveri ju hodhi trute e gomarit dhe gomari gomar do ngelet per jete,

      2. Ne hall te tij says:

        Po “shprese…”.Kishim shqiptare te varfer,por nje Shqiperi dinjitoze,sot ka shqiptare te majmur dhe disa qe vuajne ekonomikisht dhe shpirterisht per femijet qe i kane larg,por kemi nje shtet pa dinjtet,qe qendron ne kembe fale disa realiteteve nderkombtare,te cilat neser mund te ndryshojne.Atehere, kur ky vend te mos egzistoje ne harte njerzit do te gjykojne ndryshe.

  30. Kelmendi says:

    Menyra e qeverisjes se pasluftes nuk edhe aq e ndryshme nga format brutale te perndjekjeve se “komunisteve” ne ShBA apo rrebeleve Irlandeze ne BM. Perrallat e vjetra se gjoja britaniket ishin thjeshte antikomunist nuk ishin gje tjeter pervecese nje maske e dobet per te fshehur qellimin e vertete per mos krijimin e nje shteti Shqiptar-gje te cilen e kan kuptua te gjithe njerzit me pak qetesi ne gjykim. Pra a nuk eshte e arsyeshme te gjykohen si armiq te kombit njerezit qe iu bashkangjiten ketyre qellimeve me vetedije te plote?
    Jo te gjithe shqiptaret qe kundershtuan sistemin socialist ishin patriote te djegur. Njerez si Todi Lubonja rane viktima te devotshmerise te pakursyer kundrejt nje regjimi te cilit i sherbyen me zell dhe pa asnje rezerve persa kohe ushqente egot e tyre personale

  31. krasta says:

    Aq me zell i sherbyen sa Todi. Lubonja ne gjyqin e ramiz alise ku do desh.integrimin i lepiu bythen ramizit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje