Rama: Unë jam i pari që s’jam i kënaqur me qeverinë që drejtoj dhe veten, besojeni këtë. Por…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

ramaKryeministri Edi Rama ka mbajtur komunikimin e përjavshëm në Facebook me qytetarët.

Ai ka folur kryesisht për buxhetin e vitit të ardhshëm.

Sipas Ramës, nga ky buxhet përfitojnë familjet shqiptare nga rritja e pagave dhe pensioneve.

“Buxheti i miratuar këtë javë është një arritje shumë e rëndësishme. Pas përpjekjeve të mëdha dhe mundimesh jo të vogla. Një ndër treguesit më kuptimplotë është postimi 100 mln dollarë nga arka e shtetit në arkën e pensionistëve.

Rritja më e lartë e rrogave dhe pensioneve përgjatë gjithë qarkut prej 25 vitesh. në 8 vite u spostuan nga arka e shtetit në arkën e familjeve 124 mln dollarë gjithsej. Vetëm me këtë buxhet në një vit spostojmë 100 mln dollarë. Kemi postuar 440 mln dollar në 4 vjet.

Rritje të rrogave për policinë e Shtetit. Mos harroni se na është dashur të shlyejme një mal 720 mln dollarë boxhe të fshehur mbi tavolinë sa morum detyrën. Ne mundësuam shmangien e greminës financiare. Sot kemi ekonomi që do të rritet 3.3-3.5 %. Do kemi më shumë zhvillim dhe më shumë mirëqenie. E kishim në fyt lakun e taksës së sheshtë”, tha Rama.

Rama ndërkohë theksoi se do të rritet lista e barnave të rimbursushme dhe se 600 mijë shqiptarë do të përfitojnë nga skema e re.

Pavarësisht gjithë këtyre, Rama tha se ai vetë nuk është i kënaqur dhe ka shumë punë për përmirësim.

 “Nuk jam aspak i kënaqur me veten dhe qeverinë që drejtoj dhe nuk dua ne asnje menyre të mendoni se shihni ça pune të hatashme kemi bërë, ‘çohu në këmbë dhe brohorit”.

Aspak, madje perkundrazi jam unë njeriu më i pakënaqur nga te gjithe ju dhe ju lutem ta besoni kete.

Unë e di se sa shumë njerëz janë ende larg rrugës së ndryshimit rrënjësor, deri në fshatin më të largët dhe vendin më të largët. E di se sa kanë nevojë shqiptarët që kanë nevojë për këtë shtet.

Arritjet dhe rezultatet janë tërë rëndësishme që ti ndajmë me njëri-tjetrin me fakte dhe shifra reale. Na ndihmon. Për Shqipërinë e gjeneratës tjetër, për mos të humbur gjeneratën tjetër”, tha kryeministri.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

11 komente në “Rama: Unë jam i pari që s’jam i kënaqur me qeverinë që drejtoj dhe veten, besojeni këtë. Por…”

  1. po kur sje ti i kenaqur se si e bene qeverisjen e rilindjes eshte sikur na thua beni valixhet gati dhe ikni nga ky vend qe une se qeveris dot,vati per lesh dhe ky tre metroshi komunist

    1. greece is shit says:

      edi rama….ke te fala nga Arbeni i FB…..dhe thote se bileta e avionit u ble….perfundimisht ai vend nuk behet dhe se ti je mashtrues!

    2. adi says:

      Pse o byrazer je I pakenaqur?
      Ekspozita hape ne kine , ne gjermani ne amerike bile nise kumbaron ne rusi qe te hapesh dhe ne moske.
      Rrugen e vetme qe bere ishte ajo e shtepise tende
      Pallat me stadium po ben.
      Nga shendetesia more nja 400 milione €. Do te maresh edhe 100 milione te tjera.
      Premtimin per 300 mije vende pune E mbajte se debove nja 300 mije shqiptare qe te gjejne pune ne europe.
      Rrogat e vetme qe rite ishin ato te policeve qe te ruajne hashashin.
      Plehrat dhe mutin e europes po I sjell ne shqiperi se keshtu e ndjejme europen me afer.
      Kriminelet e trafikantet nuk I le rrugeve po I integrove ne politike.
      Ja mblodhe Trump Merkelit grekeve serbeve e ruseve .
      Gazin qe e kishe haruar pa taksat po I vendos takse, mandatin tjeter te ngelet vetem ajri. Etj etj etj
      Prandaj byrazer mos u qaj kot nuk gjejne dot shqiptaret njeri me adapt qe u vjen hakut.

  2. daku says:

    Po Me qe sje i kenaqur me veten dhe qeverine IK, kshu shpetojm dhe ne

  3. besnik says:

    Perse Edvini permend Dollaret per buxhetin??
    Ne kemi lekun tone .
    Edvin me qe nuk je i kenaqur me qeverisjen tende ,
    Mos valle kerkon meshiren e popullit fukara ?
    Te qeverisesh o Edvin nuk eshte si te pikturosh ,
    prandaj
    Suksese ne jete o Piktor

  4. Usa1 says:

    Ore z kryeminister ne e dime qe as ti nuk je i kenaqur lere popullin poshte qe as mendon ndonje here te kenaqet . Duhet ber shume pune dhe kontrolluare me shume te pasurit ne shqiperi te pakten me tatimet dhe mos ti paguajne puntoret nga 10 000 leke ne muaj .

  5. Krio says:

    njerzit kan sy ne ball. jo per militantet e sanduicit dhe te blogjeve

  6. Na bashkoj kenga popullore says:

    Me falni ju zoteri komentues simbasjush çfar duhet te thot se ja kemi kaluar dhe Gjermanis,duhet te jemi te ndergjegjshem ne çfar situatet e ka marr vendin per ta qeverisur dhe me ke deturohet te qeveris nje SHTET te degraduar komplet,problemi qendron a kemi nje alternativ me te mire per nje qeveri tjeter?apsulutisht jo,sepse eshte i vetmi alternativ qe kemi per te qevrisur vendin,ndoshta dhe ky eshte motivi qe tall bythen ne njefar menyret,

  7. D. Didani says:

    Edhe kur tregohesh i sinqert,edhe kur tregohesh arrogant …njelloj shajne shqiptaret e tu Pse do thoini ju? Sepse cdo shqiptar kujton se mund ta bej kryeministrin me mire se ai qe eshte ne karrike! Keshtu jemi ne,keshtu kemi qene ne shekuj: Prandaj kur Evropa bente ballo ne keshtjella dhe pallate me flori,ne ngrenim kasolle prane deleve ne mal.Veshtire se e kupton ndonjeri,se ne se nuk do ishte ndalur rrokullisja e shtetit,ne do kishim falimentuar si shtet! Kaq!

  8. xhulio says:

    E pe Renzin?Jep doreheqjen.E si mund te jeshe kur ke ndjekur po ate model te qeverive Lenka-Pala-Hekurana-Simona-Asllana-Pilo-Rita-Tefta me tre diploma, me kater, pa shkolle te mesme, me kater klase po dhe me katra, etje tje.Fundi dihet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *