Rrëfimi i vrasësit të gruas: E hodha nga kati i 4 se më denoncoi për dhunë

4 Dhjetor 2016, 17:04Kronika TEMA

52-vjecari Ferdinant Ruko, i cili vrau bashkëshorten e tij, Liljana Ruko, mbrëmjen e të shtunës, rrëfeu ne polici motivin e krimit të rëndë.

Fillimisht ai tha se e vrau gruan për xhelozi, por më pas e ndryshoi version, duke pohuar se shkak për sherrin ishte bërë denoncimi i Liljanës ndaj tij një muaj më parë për ushtrim dhune.

Policia e Fierit konfirmoi se një muaj më parë kur sapo ishin kthyer nga Gjermania, ku kishin kerkuar azil, bashkëshortët Ruko ishin grindur për probleme ekonomike, raporton Klan.

52-vjecari e kishte goditur Liljanën, ndërsa ajo kishte denoncuar në polici. Për këtë arsye, policia i kishte dhënë gruas një urdhër mbrojtjeje, raporton Klan. Megjithatë, prej asaj kohë ata vijonin të qëndronin në të njëjtën banesë.

Fqinjët e çiftit rrëfyen edhe momentet e tmerrit dhe si nuk arritën të shpëtonin gruan që kacavirrej në ballkon.

Përleshja mes burrit për ta hedhur gruan dhe kësaj të fundit për t’u mbajtur zgjatën së paku 3 minuta. Gjithçka ndodhi teksa në apartament gjendeshin edhe dy fëmijët e mitur të çiftit. Autori i krimit e priti policinë në banesë dhe nuk bëri rezistencë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje