Sadije Berisha e quan martesën e saj të dhimbshme e toksike, përgjigjet Armina: Dhimbje për gjërat që kurrë s’do kesh më

4 Dhjetor 2016, 00:20Lifestyle TEMA

Sadije Berisha, ish-­bashkëshortja e Shkëlzen Berishës, do të publikojë së shpejti një libër të dytë, ku do të përfshihen momente të shumta nga jeta e saj. Natyrisht që një vend të rëndë­ sishëm të historisë e zë edhe martesa me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenin.

Por në një intervistë të fundit ajo e ka cilësuar martesën me Shkëlzenin, “të dhimbshme dhe toksike”. “Jeta ime ka qenë më e mirë kur unë hoqa dorë nga martesa e dhimbshme dhe toksike, ku kisha ngecur për një kohë të gjatë. Disa pjesë të librit janë të frymëzuara nga jeta ime. Një pjesë e shpirtit tim, të vërtetë dhe të shëruar, është brenda këtij libri. Unë shpresoj shumë që të jetë një vepër fuqizuese për femrat, edhe pse mendoj se për disa femra do t’ia vlejë edhe thjesht ta lexojnë”, ka thënë Sadija, ndërsa ka shtuar se pas ndarjes nga ish­bashkëshorti Shkëlzen Berisha, jeta e saj ka qenë më e mirë.

Por nuk ka qëndruar në heshtje pas kësaj deklarate të fortë partnerja aktuale e Shkëlzen Berishës, ish­missi Armina Mevlani. Blogerja, e cila aktualisht ndodhet në Milano, ka preferuar të përgjigjet me vargjet e Fernando Pessoa­s, poezinë e saj të preferuar që flet për dhimbjen e dashurisë që s’është më” shkruan Panorama.

Sipas komentuesve, këto vargje janë mesazh i qartë ndaj Sadijes, duke i dhënë një përgjigje se gjithçka ajo thotë tani për Shkëlzenin, është vetëm pasojë e dëshpërimit, që s’mund ta ketë më pranë vetes ish-­bashkëshortin.

Në poezinë në fjalë, të perceptuar si kunj ndaj ish­bashkëshortes së partnerit, veçojmë vargjet: “Çka më dhemb s’është ç’ka shtrëngoj në zemër, por ato gjëra të bukura që kurrë s’do të jenë”. Gati katër vite pasi nisën historinë e tyre të dashurisë, Armina dhe Shkëlzeni, përveç se po bashkëjetojnë, flitet se po bëjnë plane për ta zyrtarizuar lidhjen e tyre.

Poezia e Fernando Pessoa:

Çka më dhemb s’është çka shtrëngoj në zemër por ato gjëra të bukura, që kurrë s’do të jenë.

Janë trajtat pa trajtë, që shkojnë pa mundur dhimbja t’i njohë a t’i ëndërrojë dashnia.

Sikur trishtimi të ishte pemë, dhe njëra pas tjetrës gjethet e saj të binin mes shtegut dhe mjegullës.

4 komente në “Sadije Berisha e quan martesën e saj të dhimbshme e toksike, përgjigjet Armina: Dhimbje për gjërat që kurrë s’do kesh më”

  1. Rr. B. Gramshi says:

    Bera e ketyre personazheve funderina ushqim mediatik tregon se ne cfare niveli mjeran ka perfunduar ai popull.

    1. Lori says:

      Po kujt po i rruhet per kto putana qe blejne akoma breke me gjakun e viktimave te getdecit ptyyyy.

  2. €piriiiiii says:

    Shkerdhenin me Grate Qeflleshka te tij po na i paraqesni si qendra e botes, gjithcka toksike dhe jo rrotullohet rreth tyre bashke me to edhe poezia e Ferrnandos. Skan Faj keta Palaco Cirku kur Prokuroria se merr te Pandehur edhe
    keto Grate Qeflleshka si deshmitare se NGA RRJEDHIN GJITH ATO PARA PER JETEN LLUKSOZE. ROLIN E SHKERDHENIT NE GERDEC. Etjetj. Mbase do te vij ajo dite. Mbase………

  3. Fredi says:

    Ato nuk qajne per Sypeshkaqenin, ato kane hallin e parave qe Ai kriminel i ka mbuluar ato femra. Ato nuk
    e duan Sypeshkaqenin se Ai u jep atyre “A GOOD SEX”. Ai eshte thjeshte nje SPONCORIZUES kriminel, kurse ato ca LAVIRE BULEVARDI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje