“T’i shporrim shqiptarët”, mediat greke shpërthejnë ndaj emigrantëve

aaaaNjë ditë pasi ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos paralajmëroi zyrtarisht Shqipërinë “të mos guxojë të sfidojë Greqinë”, një reaksion zinxhir ka ndodhur në qarqet ekstremiste greke, që të inkurajuara nga gjuha e ashpër janë hedhur në veprim. Në shtetin fqinj pjesë e gjuhës së ekstremizmit janë bërë edhe mediat, shkruan “Gazeta Shqiptare”.

E përditshmja “Stohos” është hapur me një kryeartikull ku u bën thirrje autoriteteve greke të dëbojnë të gjithë emigrantët shqiptarë, që sipas shkrimit janë “kolona e pestë e Turqisë në Greqi”. Por nuk ndalet me kaq. Me anë të një fotomontazhi provokues, “Stohos” e ka përafruar flamurin tonë kombëtar me atë të Turqisë, duke vendosur përballë një ushtar grek të acaruar që i gjuan me plumba. Kjo nuk është hera e parë që kjo gazetë vë në qendër të kritikave Turqinë.

Edhe pak ditë më parë, “Stohos” ka pasur si kryeartikull një shkrim për marrëdhëniet me Turqinë, shoqëruar me një fotomontazh të Erdogan. Të gjitha këto reagime ekstremiste kanë nisur pa u mbushur as 24 orë nga deklaratat provokuese të ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kammenos. I pranishëm në garnizonin ushtarak kufitar në Molivdoskepasti, në kufi me Shqipërinë, i veshur me kamuflazh dhe në praninë e gjeneralëve më të lartë të ushtrisë greke, Kammenos ka folur prerë, duke paralajmëruar Tiranën se “Greqia nuk mund të pranojë sfida dhe referenca që ndikojnë në historinë dhe të drejtën ndërkombëtare”.

Duke u ndalur në deklaratat e fundit të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të cilat u pasuan me retorika të nxehta mes palëve, ministri grek i Mbrojtjes deklaroi se për Athinën sajesat antihistorike janë të papranueshme, duke iu referuar veçanërisht çështjes çame. “Nga këtu dua të dërgoj një mesazh për të gjithë ata që guxojnë të sfidojnë traktatet ndërkombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare për të bërë deklarata provokuese. Përgjigjja jona është e qartë: Greqia është e vendosur të mbrojë sovranitetin kombëtar të vendit dhe të respektojë të drejtën ndërkombëtare. E kam fjalën edhe për deklaratat e fundit të z. Rama, për sajesat antihistorike që ai flet e që na sjellin përsëri në kujtesë bashkëpunëtorët e nazizmit. Ishin ata që dolën në anën e humbësve

Ata ishin në anën e mundur në luftë. Ne nuk do të pranojmë sfida të tilla dhe nuk do të pranojnë raporte të tilla, të cilat dëmtojnë dhe infektojnë historinë dhe të drejtën ndërkombëtare”, – tha ai. Ndërkohë, në aksin rrugor kombëtar Tepelenë­Gjirokastër, mëngjesin e djeshëm, sipas një fotoje të siguruar nga “BalkanWeb” rezulton të jenë shkruar me sprai parulla për “Vorio­Epirin”.

REMOTE_ADDR:[]

10 komente në ““T’i shporrim shqiptarët”, mediat greke shpërthejnë ndaj emigrantëve”

  1. .. says:

    O Mashtrusa Arnaut, qe ndizni zjarrin e Konfliktit…. “medjat Greke shperthejne ndaj Emigranteve…”, pa na cito disa Gazeta Greke o gazetar Provokativ (mercenar te Erdoganit dhe Gjylenit).
    Perse kaq barazh Lufte (mediatike) dhe Urejtjeje ndaj Greqise. Per cilet po Punoni, dhe risni Tensionet ne Ballkan….!!!

    Ja perse Shqipetaret Citohen nga Greket dhe Europianet si BUK-SHKAL dhe te Pa-Bese, si Turk-Arnauta, si pjes e Konfliktit dhe Jo e Paqes, si Jashqitje e Evropes dhe Jo pjese e Saje…

    1. Me sqepar kokes se Janulles. says:

      Hahahahaha o ti beqir me pika pika, qenke zgjuar qulle ne djerse nga endrrat e keqija me arnaute . Hajde qetesohu qetesohu, larot si ju do na duhen dikur per te lare kepucet. Sandwich beqiro sandwich, hahahaha ja prisni edhe pak.

    2. vlonjati says:

      Shqiptar je ti qe shkruan shqip me kete gjuhe? Ti je nje zvarranik bythelepires qe merr ndonje dore lekesh nga greket te cilet historikisht kane abuzuar dhe sakatuar shqiptaret. Urrejten shume shekullore e kane Greket ndaj shqiptareve, por kur paguhesh nuk te intereson e verteta. Fuck you and fuck Greece! Ne jemi Arian jo jevge si grekopederastet……….

  2. laveri says:

    Po ju vjen ngordhja Janullave ,prandaj flasin keshtu

  3. Altin says:

    Mesa duket ju te Temes po e beni te qarte qellimin tuaj. Kete e shkruajtet dhe dje dhe po e perserisni perseri dhe sot te njejten gje…mesa duket dje nuk ua vari njeri dhe tani po e perserisni. Doni si e si te acarohen artificialisht gjerat vetem per qellimet tuaja elektorale. Ajo gazete qe citoni ju…. e cila eshte nje portal kot fare dhe qe nuk e njeh njeri fare…dhe qe synon vetem klikime si puna juaj….dhe ju e pergjithesoni ne shumes…dhe thoni mediat greke… Ja na thoni nje mefia serioze te njohur qe ka shkruar te tilla????. Mos u merrni me gjera te tilla per vota dhe per te harruar hallet qe kemi ketu….kjo qe beni ju quhet krim njerezor…..

  4. Kosmo says:

    Ha ha ha, Greqia qe dhjet ne breke nga Europa ,do te nxjerri jashte emigrantet Shqipetare ,ha ha ha, Ato nuk po nxjerrin jevgjit e Afganistanit qe e kane kthyer Greqine ne Geto . Europa more qesharak ,ja u pret rrubinetin e ndihmave ne para . PROVOJENI NJEHERE DHE TA SHIKONI KUR TE KRYQEZOHENI SI HITLERI .
    ME GAJASEN SHUME KETA DYLBERA.

  5. mirela shkumbini says:

    Zerat nacionalist dhe percares , ngado qe te vijne, jane te denueshem!!! Fatmiresisht, Greqia ka politikane dhe qeveri te pergjegjshem, qe nuk provokohen nga asnje lloj retorike mendjeshkurter dhe helmuese. Eshte kjo arsyeja qe shqiptaret ne Greqi i shikon si faktor integrues dhe stabilizues dhe si nje mburoje ndaj lajthitjeve te verbera nacionaliste, qe qellim kane destabilizimin e rajonit! Greqia nuk luan me shqiptaret dhe keshtu te veproj dhe Shqiperia!!!Koha e urrejtjes, ka kaluar, dhe askush nuk mund te na provokoje t’i nxjerrim syte njeri-tjetrit!! Fakti qe ka qasje te ndryshme per disa probleme, nuk do te thote se duhet te marrim armet! Jam e bindur, qe klasa politike e Greqise eshte sa largpamese, aq dhe e pergjegjshme. Kete duhet te bej dhe klasa politike shqiptare!

    1. piku says:

      Ja na dolli edhe nje analiste me baza te forta si puna e Mireles. Politikaner Greke te pergjegjshem, jo provokatore, kurre Nuk luajne me shqiptaret e ndjenjat e tyre, largpames, te pa korruptuar, te ndershem, pa hile…

      BRAVO!

    2. ARDI says:

      O MIRELA,,,KU KE JETUAR NE GJITHE KETA VITE,,,,PRA POLITIKAN GREKE TE PERGJEGJSHEM, JO PROVOKUES,JAN SJELLUR MIR ME SHQIPTARET,,,,PO TORTURAT NE MALET NDAJ EMIGRANTEVE I HARROVE TI MI SHOQE,,,PO OPERACIONET FSHESA,,,,IK MI GOC BO NAI GJELL E LAI NAI PJAT KE SHPIA,,,,

  6. Fatmir Lohja says:

    Nuk zgjillet asgje me sherre.Mos harroni ne aryetim ! Jemi mitikisht komshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *