A janë shqiptarët dhe grekët “dy popuj miq” siç thoshte Enver Hoxha?

enver-nexhmijeNdër 71 vëllimet e veprave të Enver Hoxhës është dhe ‘Dy popuj miq’, një libër mbi marrëdhëniet greko-shqiptare.

James Pettifer, ekspert për Ballkanin Jugor aktualisht profesor në Universitetin e Oksfordit thotë se në fakt nuk bëhet fjalë për dy popuj miq.

Pettifer është autor i një numri të madh librash të njohura për lexuesin shqiptar prej vitesh si “Çështja shqiptare – riformësimi i Ballkanit’, “Shqipëria nga anarkia tek një identitet ballkanik” (bashkë me Miranda Vickers), etj

Nga libri ‘Grekët’ botuar nga Iceberg dhe përkthyer nga Xhevdet Shehu, DITA botoi fragmentin e mëposhtëm:

“…Në dhjetor 1990 aparati i shtetit policor në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë u zhbë dhe, gati të gjitha rojet e armatosura u tërhoqën nga zona e kufirit rreth Kakavijës. Deri atëherë, çdo shqiptar që përpiqej të dilte nga vendi që prej 1945-ës pushkatohej pa një pa dy dhe kufiri mbrohej nga tela me rrymë elektrike.

Rezultati i menjëhershëm ishte një valë refugjatësh varfanjakë shqiptarë pa asnjë kacidhe që shkuan në Greqi. Në fillim ata u mirëpritën nga grekët vendorë, të cilët siguruan ushqim për gojët e uritura dhe këpucë për të zbathurit.

Por, ndërkohë që valët vinin herë pas here përgjatë muajve vijues, bujaria dhe toleranca filluan të shteronin. Veprimtaria policore greke ishte e vendosur, për të mos thënë brutale në disa raste, me vdekje refugjatësh shqiptarë dhe ka patur akuza të panumërta për dhunime të të drejtave të njeriut.

Ishte një përvojë e çuditshme të ishe dëshmitar i valës fillestare në dhjetor 1990 dhe janar 1991, kur shpirtra të humbur mbërrinin për t’u endur nëpër rrugët greke. Njerëz të vegjël e të irnosur nga rrugët malore, ishin të veshur me rroba 30 apo më shumë vjet të dala jashtë mode dhe ngjanin se vinin nga një botë tjetër.

Për shqiptarët, që dilnin nga një varfëri dhe izolim 45-vjeçar, dyqanet e vogla të qytezave provinciale greke ngjanin si shpella e Ali Babait, me thesare tej imagjinatës së zakonshme.

Por ky eksod kishte ndodhur edhe më përpara. Është e nevojshme të udhëtosh vetëm 10 milje (rreth 16 km) jashtë Athinës në Atikën rurale për të gjetur fshatra si Aspropirgosi apo Fili, ku shumica e banuesve janë me prejardhje shqiptare dhe ku shumë nga brezi i vjetër parapëlqejnë të flasin gjuhën e tyre.

Disa nga këta shqiptarë ishin refugjatë nga persekutimet fetare nën sundimin osman, besimtarë të krishterë, dhe zgjatja e qëndrimit të tyre nuk pëlqehet gjerësisht.

Edicioni i 1906-ës i udhërrëfyesit të Baedeker-it thotë se popullsia e ishullit Salamis, mu në prag të Athinës, ishte rreth 6 mijë njerëz, nga të cilët, të gjithë ishin shqiptarë, përveç 90 vetëve prej tyre. Shumë prej tyre nuk ishin refugjatë, por pjesë e garnizonit të madh osman dhe të aparatit administrativ me bazë në Greqi.

Shqiptarët mbanin gjithëfarëlloj pozitash nën turqit përgjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë në Greqi. Ata ishin, në rastin më të mirë, të padashur nga shumica e grekëve atëhere dhe të shikuar si pjesë e makinerisë shtypëse turke dhe si bashkëpunëtorë myslimanë.

Gjetiu, në Perandorinë Osmane, shqiptarët u bënë sunduesit e Egjiptit dhe të asaj që sot është Siria. Themeluesi i madh i ndërgjegjes kombëtare egjiptiane, Muhamed Aliu, ishte një shqiptar.

Një a dy breza më mbrapa, marrëdhëniet shqiptaro-greke kishin qenë të këqija gjithashtu – por për arsye të ndryshme. Shenjat e para të lëvizjeve për revoltë nga nacionalistë grekë kundër turqve morën dhenë në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë. Pasi këto dështuan , hordhi plaçkitësish të çrregullt shqiptarë u dërguan nga Porta e Lartë për të ‘paqësuar’ vendin.

Ky paqësim mori formën e një fushate famëkeqe terrori dhe grabitjesh ndaj popullsisë greke në tërësi, sidomos në Peloponez, ateherë dhe më vonë vatra e lëvizjes për pavarësi. 

Por historia më e vonë e pas Luftës ka qenë më e vështira. Shqipëria u bë komuniste dhe u përpoq të ndihmonte ushtrinë komuniste greke përgjatë fazave më të vona të Luftës Civile, si duke dhënë furnizime, siç bëri Jugosllavia, ashtu dhe duke shërbyer si një bazë rigrupimi për grekët. Brenda Shqipërisë, shumë udhëheqës të rëndësishëm të lëvizjes nacional-çlirimtare vinin nga minoriteti grek dhe komunizmi në Shqipëri ishte gjithmonë më i fortë në rajonet jugore ku jetonin shumica e minoritetit grek.

Partizanët e Enver Hoxhës qenë në gjendje të fitonin betejat e tyre të para kundër forcave pushtuese të Boshtit në këto rajone. Mundja e të majtës në luftën civile greke nënkuptonte që Shqipëria do të mbahej në izolim gati hermetik nga Greqia dhe incidentet me të shtëna armësh në kufi ishin diçka e rregullt për shumë vite.

Piktori i rëndësishëm modernist shqiptar, Zois Shutie, u arratis nga Shqipëria në vitet ’60, duke iu shmangur plumbave nga ana greke po ashtu si nga ana shqiptare – dhe përvoja e tij ishte larg nga të qenit unike.

Sido që të ishte retorika rreth lirisë shqiptare që vinte nga Athina gjatë viteve të Luftës së Ftohtë, realiteti i mundimshëm ishte se politika e Hoxhës e izolimit dhe siguria e fortë kufitare i përshtatej interesave strategjike greke poshtë në terren, deri te përfitimet e çuditshme si sasitë e mëdha të parave që junta e kolonelëve arriti të marrë nga NATO-ja për përmirësimin e rrugëve të Epirit në përgjigje ndaj një ‘kërcënimi’ inekzistent të sigurisë nga Shqipëria.

Si rezultat, dy vendet ishin teknikisht në luftë për shumë vjet dhe marrëdhëniet diplomatike nuk u rivendosën deri në vitet ’70.

Vetëm pas ardhjes së qeverisë të PASOK-ut në pushtet në vitin 1981, lidhjet tregtare dhe ekonomike filluan të zhvilloheshin normalisht. Është ndoshta domethënëse që zëvendësministri i jashtëm shqiptar i asokohe, Sokrat Plaka, ishte, siç e thotë në mënyrë grafike emri i tij, me origjinë nga minoriteti grek.

Në themel të shumë problemeve është fakti se Greqia historikisht ka pretenduar zona të gjera të territorit shqiptar, duke vajtur aq larg sa lugina e Shkumbinit në Shqipërinë qendrore. Ajo që sot është Shqipëria jugore quhet Vorio Epir (Epiri Verior) nga shumë grekë.

Ky territor iu dha Greqisë në 1914-ën, kur Fuqitë e Mëdha po përpiqeshin të vinin rregull pas Luftës së Dytë Ballkanike. Por vendimi i 1914-ës u revokua nga Konferenca e Ambasadorëve në Paris në vitin 1921, kur Fuqitë e ndjenë që e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund anarkisë në Shqipëri ishte të vendosnin një shtet të qendërsuar me bazë në Tiranë.

Shumë grekë, jo të gjithë të të djathtës ekstreme, digjen pas kthimit të këtyre territoreve dhe përfshirjes së tyre në Greqi. Ky projekt është parë me një tmerr të kuptueshëm nga gjithë qeveritë shqiptare në Tiranë – komuniste dhe pas komuniste.

Çështja e numrave dhe origjinës së grekëve në Shqipëri është vetë shumë e diskutueshme. Shqiptarët pretendojnë se grekët janë sjellë si punëtorë me kontrata nga bejlerët turq në kohët e sundimit osman. Grekët pretendojnë se ka patur gjithnjë koloni greke në rajon, që nga lëvizjet fillestare të tribuve parahistorike.

Profesor Sederholm-i nga Finlanda, në krye të hetimit të Ligës së Kombeve mbi problemin në vitet 1921-23, përllogariti një numër total greqisht folësish që ishte vetëm 35 deri në 40 mijë vetë. Në kohën e pushtimit të Shqipërisë nga Italia në prill të vitit 1939, shqiptarët njihnin një minoritet grekësh prej vetëm rreth 20 mijë vetësh…

REMOTE_ADDR:[]

25 komente në “A janë shqiptarët dhe grekët “dy popuj miq” siç thoshte Enver Hoxha?”

  1. petraq says:

    vetem ne parlamentin grek sot jane 13 deputet shqiptar mos me shume dh me teper se gjysma e popullsise greqise jane me origjine shqiptare.keshtu qe enver hoxha ka thene nje te drejte qe ekziston efektivisjht.ata mund te grinden me njeri tjetrin por ne nje moment te caktuar do te bashkohen e do ti permbysin klasat qe kerkojne ti percajne.jane dy popuj miq,.

    1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

      o koqe kandari,nuk ka ”miqesi” mes pushtuesve turq[muslimon brodhers apo turkocameve] e te pushtuarve kristiane greke apo shqiptare,ok!
      nese vertet ka nje miqesi[dhe kjo eshte e padiskutueshme]eshte ajo mes kristianesh shqiptare dhe greke ,pasi jane nje fe,DNA dhe temperament.

  2. Eri says:

    Na i shpifen keta studiesit europian “te paanshem”. Ky ne delir e siper ka harruar te permend qe Kisha Ortodokse Greke ishte administratore e Perandorise Osmane ndaj dhe ju lejua popujve nen te , te perdornin greqishten. Ashtu sic kishte shume administrator grek te kthyer ne myslyman qe sundonin ne Perandori. Ndoshta dicka me shume se shqiptaret. Pastaj ashtu krejt papritur Piperi harron MASAKREN E CAMEVE nga forcat nacionaliste greke. Por Enveri s’e ka patur keq. Se popujt, ai shqiptar dhe grek jane miq, se vijne nga i njejti trung i popujve te lashte. Eshte politika dhe Kisha ajo qe egerson ndaj njeri-tjetrit. E prape s’ja ka arritur ndonje qellimi.

  3. Zigur Qarri says:

    Shqiptaret miq me greket?!Te pretendosh se jemi miq,nuk
    e percaktojn disa miqesi private,por marredheniet ndershtetrore.
    Te gjith zyrtaret grek kan deklaruar se nuk ekziston ligji i luftes,
    kur ne te vertete ekziston!Me keta jemi miq ne?!Te gjith fqinjet
    kan njohur Kosoven,vetem Greqia jo!Me keta jemi miq ne?!
    Realiteti komunist ishte pretendim dhe jo fakt,prandaj,
    ashtu si ideologjia,edhe historia komuniste ishte nje fallsitet.
    Vetem nese hapen arkivat sekrete te Kishes dhe Shtetit grek,
    vetem atehere mund te flasesh per te verteta historike.

    1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

      o peder, autori shkruan:…….pas nje rebelimi nacional te grekeve kunder pushtuesve turq,Porta e larte dergon per te ”qetesuar” kryengritesit greke ,nje turme kriminelesh sunitoshqipfoles te cilet nisen nje grabitje,plackitje dhe terror mbi popullsine vendase[normalisht ne radhe me nizamet turq]……………..ja o plehre se c’keni bere ne Greqi ju myslimonet.

      1. Zigur Qarri says:

        Ik ore jevgjit,produkt bastard anadollak!

  4. andon zako chajupi qe ta zgupi says:

    e kujt I duhen kto llafe?
    c rendesi ka se ku esht kufiri
    rendsi ka sesi jetojn njerzit. se cfar shteti bejn ata.
    dihet diferenca. sesi jetojn shqiptaret,si banor shpellash,dhe sesi greket qe jan themeli I europs dhe qe kan qytetnim qe dihet.
    shqiptaret jan plehra. kriminela. greket qytetar civil.
    shqiptaret mashtruesa debila historic. dobica kopila hajna
    greket me shkelqim helenik aqsa edhe shqiptari I vetem qe pretendo per nobelist,esmael kadari,i referohet grekeve me respect madhor sa her qe flet per gjera te cfardollojshme. ai merr qytetnimin helen si pik referrimi.,aqsa mund te themi se ai esht I fiksu pas grekve.te civilizu nder shekuj,
    ndersa shqiptaret I cilson si fise tribu,kur flet ne ate intervisten e fundit per perndjekjen ne komunizem ne lidhje me Bashkim Shehun, duke artikulu fenomenin shqiptar te “se drejtes zakonore” si bicim “opinion public”,nje perpjekje kjo per te “perkthy” kte fenomen te fiseve tribu,ne terminologjin e botes se civilizume.pra.
    pra ndersa greket bejn shtet helenik qysh ne koh te parakrishtnimit, benin shtet me ligje dhe rregulla pra,
    shqiptaret jan akoma ne gjendjen e “te drejtes zakonore” primitive edhe tash mas 2000 e ca vitesh krishtnim neper bot! s kan shtet te mirfillt.
    ky esht nje dallim thelbsor shqiptaro grek,majmuno njeri.
    sidoqe te jet,sado qe te llapet,nese behet bilanci,esht me mir qe ne nje hapesir te globit te ket qytetnim shkelqim civilizim,sesa erresir krim shkerdhnim. s ka rendsi se kujt I perket “prona” e zones. rendsi ka se kush ben qytetnim. esht e drejta civilizuese shoqnore shtetnore morale progresiste artistike kulturore sportive…..
    ne greqi behet qejf ne shqipni te qihen ropt.
    ne greqi njerzit nga gjith bota knaqen.
    ne shqipni zihen grihen dhe lebetiten.
    e ce do shqipnin ateher?
    me shut rracen e keqe mbi faqe t dheut>? me zgjeru hapsiren zgjebse mbi glob?
    boll plena dhe zgjebe ka bota. esht Afrika e Azija esht Arapistanija dhe South Amerikaqija me kokain .
    mos e shtoni te ligen duke zmadhu dhe perkrah shqipnin.
    sa me e madhe shqipnija dhe sa me shum shqiptare,aq me shum bota do haj kare!
    se shqiptaret jan rremulltare
    dhe,lufta tjeter ne bote do vij ,o nga kosova ose nga ajo shqipni.
    prandaj rrasini Karin shqipetarve
    qe botes tju ecin punet mbarve.

  5. spectrum says:

    Ky profesor eshte ne Oksword apo miremajtes?Hoxha kishte te drejte shqiperia dhe greqia madje arvanitet qe kane drejtuar greqine kane tentuar 3 here qe nga viti 1831 deri ne 1944 per te formuar nje konfederate shqiptaro greke ne librin e historise qe behet ne universitetet perendimore I cili eshte shkruar nga nje historian I njohur anglez eshte kapitull I têre ky ku flitet per miqesine midis dy popuj ve madje Hoxha ishte diktator po ishte shume me I informuar nga po keta ronxho bonxhot apo profesorat si I quan zoterote sepse hoxha fliste dhe shkruante ne baze te dokumenteve autentike te arkivave shteterore dhe plus informationet e sherbimit informativ te vendit dhe te dy superfuqive BRSS dhe Kines me te cilat kishte pasur maredhenie pra dy popujt ishin me shume se miq duke ju referuar historise lufta e ftohte e ndryshoj status quone vendet ishin respektivisht ne dy kampe te kunderta

  6. Capi dhia says:

    Nje pacavure e tipit Pettifer, servirur nga orientalisti Xhevfet Mehmet Shehu !?.

  7. dash says:

    Ky shkrim i fundit i autorit ne fjale ka shume pasaktesira dhe opinione superficale…shqiptaret nuk Kane qene te ardhur ne Epir Po Kane lindur aty qe ne lindjen e diellit, nje pjese e tyre Kane mberritur nga veriu tek vellezerit etyre , Por Duke pasur parasysh hapesirat e ngushta ne Epirin e jugut deri ne peloponez nuk mund te kishte nje kufi te prere me thike mes shqip. dhe “grekeve” si i njeh bota me kete emer…nj pikepyetje e madhe per boten: Kush Jane Greket e vertete!!! Nderkohe vendasit e dine kete “mister”….historine e tyre duhet ta shkruajne vete shqiptaret jo te presin akoma opinione nga njeri apo tjetri qe se Kane idene se cka ndodhur ne keto treva…memorja e popullit duhet te flase…

  8. dash says:

    Pse se botoni kom. E meparshem….

  9. Marku says:

    Greqia eshte nje shtet i versionit Taliban (nje shtet-nje fe) i vendosur ne mes te Europes , madje eshte edhe anetare e unionit. E udhehequr nga kisha ortodokse (si instutucioni me anti-amerikan dhe anti-perendimore)
    Greqia ne vazhdimesi ka ndjekur nje linje mesjetare te marredhenieve nderkombetare me fqinjet ashtu edhe me te gjitha shtetet perendimore ne pergjithesi. Qe nga pritja madheshtore qe ju rezervua Millosheviqit dhe Karagjiqit, qe nga sulmi ndaj repartit ushtarak te peshkepise, qe nga djegja ne menyre demonstrative te flamurit te SHBA ve , qe nga vrasjet e atasheve ushtarake perendimore te akredituar ne Athine, qe nga refuzimi i Athines zyrtare per perdorimin e bazave ushtarake ne territorin e saje per bombardime ndaj Serbise, qe nga bllokada qe Athina zyrtare i ben Maqedonise per anetaresimin ne NATO , shteti grek e ka vertetuar se eshte nje force regresiste qe udhehiqet nga forca te mirefillta anti -europiane,anti-fqinje, pro-ruse. Nxitja e minoritetit grek qe jeton ne Shqiperi per prishjen e rendit publik dhe revolte ndaj shtetit nga ana e politikes greke eshte edhe nje tjeter deshmi se pa clirimin e popullit grek nga diktatura mesjetare fetare-rraciste dhe anti-eoropiane ne te cillen eshte kapllitur ,smund te kete miqesi te mire me fqinjet.

    1. Nje qytetare tjeter says:

      Domethene Greqia dhe veten Greqia eshte e keqja dhe Shqiperia eshte e mira ne historine tende? Ja pyete nje cik veten me shume edhe thuaji te thote drejten kete here. Ti e di vete se cfare shteti eshte Shqiperia.

  10. stolicknaja says:

    une jam shqiptar dhe sa here kthehem ne ate hale me semuren femijet prandaj skam per ti sjelle me nuk ja vlen cuna nuk e di cili eshte shkaku por e mblodha mendjen

    1. Qifi says:

      kujdes mos rri shum n greqi se do t behen gruja dhe fmit me majasell

  11. Usa1 says:

    Per ty andon zako , po kujt i duhen keto .
    Po greket jane aty duke fituar pavarsin nga shqipetaret .
    Shqipetaret jane ketu duke e fituan vet pavarsin e tyre.
    Greket jane aty si populli me dhelper e me pedot e evropes
    Shqipetaret jane ketu si njerez burra te beses thjesht fshatare
    Greket jane aty ku sot po punojne shqipetaret per ata
    Shqipetaret ishin aty kur per 450 vjet grekrit punonin per te
    Greket jane aty me nje histori te thurur nga bavarezet
    Shqipetaret jane ketu se si populli pellazg
    Greket jane aty duke pasur borxh 400 miliarde
    Shqipetaret jane ketu me borxhe 40 miljon.

  12. Usa1 says:

    Sa per ty stolicknaja me ket mut emri qe paske , femija smuret se nderron klime dhe jo se vjen ne shqiperi .
    Se edhe une kur shkova ne amerik u semura se nderrova klimen e jo nga amerika

  13. mirela shkumbini says:

    Midis shteteve nuk ka miqesira, por interesa. Ne rastin e Greqise, eshte e vertete qe nuk jemi dy popuj miq, por DY POPUJ VELLEZER! Gjysma e popullsise ne Greqi jane Arvanitas! Kujdes, se nje dite te bukur do ngrihen arvanitasit te kerkojne Shqiperine se Shqiperia nuk eshte vetem e shqiptareve! Dhe ta dini, se jane me shume ne numer se shqiptaret brenda kufirit. Prandaj po i beni llogarite pa hanxhine! Sikunder dhe Cameria nuk eshte vetem e cameve mysliman, por ka dhe cam ortodoks, qe jetojne akoma ne Cameri. Arvanitasit kane dhene gjakun e tyre per shtetin modern Grek, sepse e konsiderojne vendin dhe atdheun e tyre. Prandaj te jemi me te kujdesshem me keto zerat “gjoja patriotik” qe ju ka kapur, se po cuditen me “c’mendurine ” kolektive qe ju ka kapur pertej kufirit. Na duan, na respektojne, por nuk do durojne t’ju beni ju historine. Deri tani jane shume gjakftohte, ndoshta ngaqe kane pjekuri me shume! Nuk presim nga asnje i huaj te na tregoje se kush eshte komshiu yne! Pse kaq poshte kemi rene?! Te na vij c’do i paftuar dhe te na bej biografine!! Ketu nuk dua te lendoj camet e Shqiperise, sepse e ndjej dhimbjen e tyre, po kjo eshte e verteta. Prandaj urtesi dhe gjakftohtesi.

    1. tt says:

      Hahahahaha me shkrim idiot nuk kom lexu na i here cfare do krrkojn arvanitasit Shqiperine ta kishin kerkuar atehere kur i kthyen shpinen kesaj toke dhe mohuan dhe mohojn qe jane shqiptare le te vijn ta kerkojn ne ketu jemi hahahahahaha po te mesojn nje here shqip perpara se te kerkojn kete Shqiperi sa per trimeri nuk na trembin disa kurva arvanitade qe kane ulur breket perpara gabelve fetare nga Ponti ishin shqipraret e Shqiperise qe ja shtypnin kkoken ne Peloponez sa here qe hapeshin b…keta arvanitas apo e ke harruar moj Rela hahahahahs

    2. xxxx says:

      Le te vijn ta kerkojn arvanitasit Shqiperine te marrin me vete edhe dashnoret e tyre greket e Detit te Zi si dhe ju 300 mercenare po nuk ju trodhem nga koqet se qent e rruges dhe te kendoni kenge jevgjite me buzuku anadollak ne SOPRANO hahahahaha

  14. usa1 qenke injorant funksional une jetoj ne shtetin grek ne igumenice 40 km larg sarandes dhe jo 1000 km qe aty njerzit shndrohen dhe ne ne zombi si cndodh rendom ne amerike atehere i bie sipas mendimit tend qe klima ndryshon sa kalon kufirin greko shqiptar sa per te qeshur jeni

    1. Usa1 says:

      o nusja e malokut por ti kur vin ne shqiperi mer kokakola dhe makarona nga gumenica se mos semuresh nga ushqimet ketu ah mos harro dhe te marresh me vete dhe ndonje ksatravece se mos keta kastravecat tane nuk te bejne pune.

  15. Emiljano says:

    O andon zako paske mar tmerr na shqiptaret ,ta paska qi nonjeni grun si duket se ska munsi

  16. Kili says:

    Ore Chajupi qe ja u zgupi e thote shume qarte :Ja drita ,Ja dhe erresira

  17. Daja says:

    Shume i percipte ky shkrim. Qellimisht autori kur flet per Revolucionin Grek harron te permendi se kush e beri luften kunder Osmaneve. Harron perseri kur na permend 1914 qe ka dhe nje Epir te Jugut pervec atij te Veriut qe ka qene historikisht territor etnik shqiptar.
    “Studiues” te tille ose jane injorante ose jane te paguar, por me teper eshte kjo e dyta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *