ANKETA / “Komunizmi në Shqipëri një ide e mirë, por u zbatua keq”

5 Dhjetor 2016, 19:28Sociale TEMA

“Shqipëria e ka nisur diskutimin për shkeljet e të drejtave të njeriut nga regjimi i kaluar më vonë se shoqëritë e tjera totalitare në Evropë. Edhe pse janë bërë disa hapa për të trajtuar këto çështje, nuk ka pasur një dialog kombëtar gjithëpërfshirës për krimet dhe përballjen me to, dhe se si të arrijmë pajtimin qoftë në nivel kolektiv, apo individual”.

Keshtu u shpreh sot ambasadori i OSBE Bernd Borchardt, ne prezantimin e anketes per “njohurite dhe perceptimet e publikut per te shkuaren komuniste ne Shqiperi”.

“Gjatë dy viteve të fundit ka pasur njëfarë hovi, nga hapja e bunkerit të Hoxhës apo “Shtëpisë së Gjetheve”, deri te ligji që mundëson hapjen e dosjeve të Sigurimit. Miratimi i këtij ligji ishte një nga katalizatorët kryesorë të kësaj ankete, sepse nxjerrja e këtyre dokumenteve pa një dialog gjithëpërfshirës mund të shkaktojë tensione në shoqërinë shqiptare ku gjithkush njeh gjithkënd. Muajin e kaluar, emërimi i anëtarëve të Autoritetit të Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ishte një tjetër hap drejt hapjes së dosjeve. Zonja Sula shprehu shpresën e saj që hapja e dosjeve do të ndihmojë në formimin e një dialogu më të mirë për historinë e vonë të vendit, me qëllimin për ta sjellë narrativën publike për komunizmin sa më afër fakteve reale. Edhe ne kështu shpresojmë, por vërejmë se Autoriteti ka detyrën e vështirë që të fitojë besimin e qytetarëve. Ne nxisim anëtarët të punojnë fort për të garantuar pavarësinë dhe integritetin e Autoritetit që në fillim”, tha ai.

Anketa është ideuar për të mbledhur informacion mbi perceptimin e qytetarëve shqiptarë për të kaluarën komuniste dhe se çfarë duan dhe çfarë u duhet që të përballen me këtë trashëgimi.

“Rezultatet ishin tejet interesante dhe jo gjithmonë siç mund të parashikoheshin. Ne ishin veçanërisht të interesuar për të kuptuar nëse ka mbështetje të përgjithshme për hapjen e dosjeve të Sigurimit, në funksion të përdorimit potencial si mekanizëm lustracioni. Siç e dini, ligji nuk e parashikon një mekanizëm të tillë, gjë që tregon nevojën për ndërgjegjësim publik. Një tjetër gjetje interesante është se qytetarët, në përgjithësi, gjykojnë se procesi i hapjes së dosjeve do të jetë pozitiv për vendin. Gjithashtu, ndërkohë që shumica kishin njohuri të mira për standardin e jetesës gjatë regjimit të kaluar, të anketuarit ishin thellësisht të ndarë në lidhje me rolin e Enver Hoxhës në historinë e vendit.

Larmia e perceptimeve dhe opinioneve ndër të anketuarit tregon rëndësinë e hapjes së dialogut për të kaluarën, me qëllim garantimin e të ardhmes demokratike të Shqipërisë. Të dhënat e këtij raporti do të jenë të dobishme për të gjithë ne”, tha ambasadori.

Rezultate nga anketa

Në lidhje me njohuritë për regjimin e mëparshëm, të rinjtë dinë më pak rreth tipareve të komunizmit në Shqipëri në krahasim me më të moshuarit.

Gjithashtu duket se në përgjithësi qytetarët që jetojnë në veri kanë më pak informacion për regjimin e mëparshëm. Sidoqoftë, në përgjithësi, ata kanë njohuri të mira për tiparet kryesore të jetesës gjatë periudhës së komunizmit.

Një element interesant për tu marrë parasysh është roli mbizotërues i televizionit në të mësuarit e qytetarëve për të shkuarën komuniste, ndërsa shkollat duket se kanë pasur rol shumë të kufizuar.

Në lidhje me perceptimet, të dhënat tregojnë se nuk ekziston një perceptim i vetëm për regjimin komunist dhe se do të ishte gabim të hamendësohej se të gjithë shqiptarët e shohin komunizmin si diçka negative.

Gati gjysma e të anketuarve mendojnë se komunizmi në Shqipëri ishte “një ide e mirë e cila u zbatua keq”, por ka mendime të ndryshme, dhe për jetën gjatë periudhës së komunizmit nuk ekziston një perceptim i vetëm.

Shumica e të anketuarve mendojnë se të paktën disa aspekte të jetës ishin më mirë gjatë regjimit të tilla si: aspekte si siguria, arsimi dhe punësimi. Aspektet e jetës që të anketuarit mendojnë se ishin më të këqija gjatë regjimit janë zhvillimi ekonomik, mungesa e lirisë dhe shkelja e të drejtave të njeriut.

Ekziston një ndasi e dukshme ndërmjet të anketuarve në lidhje me perceptimin për rolin e Enver Hoxhës në historinë e Shqipërisë, që shihet si pozitiv nga gati gjysma e të anketuarve dhe si negativ nga gjysma tjetër.

Mendimet ishin gjithashtu të ndara rreth figurave të tjera të spikatura të kohës së komunizmit si Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia.

Panorama që del nga të dhënat është e ndërlikuar dhe është e rëndësishme të shqyrtohen me kujdes variacionet që ekzistojnë ndërmjet popullatës dhe jo thjeshtë të përdoren si bazë gjetjet e pandara sipas kategorive.

Vërtetë që ka dallime të dukshme njohurish, perceptimesh dhe pritshmërish ndërmjet personave që i përkasin gjinive, moshave, niveleve arsimore dhe vendbanimeve të ndryshme si dhe ndërmjet atyre që kanë vuajtur persekutimin dhe atyre që nuk e kanë vuajtur atë. Një gjë e tillë e thekson më tej nevojën për një qasje të shumëngjyrshme dhe gjithëpërfshirëse gjatë përpjekjeve për të trajtuar të shkuarën komuniste në Shqipëri.

5 komente në “ANKETA / “Komunizmi në Shqipëri një ide e mirë, por u zbatua keq””

  1. SOS says:

    Eshte kriminale..e perseris kriminale qe pas 25-30 vjetesh te vazhdohet GENOCID ANTIKOMUNIST sidomos ne ditet tona qe jo vetem nuk ka shtet shqiptar..por eshte kthyer ne territor..bordello politikanesh dhe ambasadoresh.
    .
    Shkurt vetem nje pyetje…a ka zog kurve ne bote te pergjigjet ?

    Si ka mundesi te ndertohet socializmi (kush thote komunizmi eshte rr.k) ne nje vend si Shqiperia kur eshte sulmuar non stop per 50 vjet ne menyren me kriminale te mundeshme…

    Ndiqni ca veprime kriminale te asaj kohe dhe nxirrni vete konkluzion…

    Te kishin vrare enverin do ti quaja heronj..por sot do ti quaja…”deleted”

    LEXIM TE KENDSHEM
    ….
    Dokumentet e botuara, të zbuluara në arkivin e deklasifikuar të operacioneve klandestine të CIA-s, që flasin mbi situatën për Shqipërinë në vitin 1952, hedhin dritë mbi një temë mjaft interesante. Marrëdhëniet e Zogut me Titon gjatë viteve 1952-53. Bashkëpunimi i ish-mbretit Zog me Titon dhe palën jugosllave më qellim rrëzimin e regjimit komunist të Enver Hoxhës, është një temë e panjohur më parë nga studiuesit e kësaj periudhe, të cilët e kanë studiuar atë. Mbreti Zog, i strehuar në Egjipt, përpiqej të luante një rol të rëndësishëm në planet që amerikanët kishin hartuar mbi mundësinë e rrëzimit të regjimit të Enver Hoxhës. Megjithëse e kishte të vështirë të ndërmerrte diçka konkrete kundër qeverisë komuniste, Zogu me sa duket ishte inkurajuar nga zhvillimet e fundit politike. Për këtë arsye, Mbreti Zog, me sa kuptohet nga dokumentet e kohës, mendon se një ndihmë nga pala jugosllave do ta bënte atë përsëri një faktor të rëndësishëm në të ardhmen e Shqipërisë. Për këtë arsye ai i kthehet përsëri një skenari të vjetër: bashkëpunimit me jugosllavët, një bashkëpunim i cili e kishte sjellë atë në pushtet gati 30 vite të shkuara, kur në pak ditë, me një ushtri të vogël mercenarësh të futur nga kufiri me Jugosllavinë, i rrëmbeu pushtetin Peshkopit të Kuq Noli. Dokumentet amerikane të dala nga arkivi i deklasifikuar tashmë, për studiuesit dëshmojnë se Zogu kishte kërkuar me anën e një personazhi të panjohur për amerikanët fillimin e bisedimeve me Titon në vitin 1952. Nga raportimet e amerikanëve, që i ndiqnin këto bisedime në distancë duket se jugosllavët ishin mjaft të shqetësuar mbi atmosferën anti-jugosllave që mbizotëronte në Shqipëri. Për këtë arsye, Tito e mirëpret një përfshirje të Zogut në mundësinë e një kryengritjeje, e cila do ta rrëzonte Enver Hoxhën nga “froni”.

    Bisedimet e para, maj 1952

    Në dokumentin e parë që po botojmë kemi një konfirmim të kohës së këtyre bisedimeve, që duket qartë se është maji i vitit 1952. Po kështu, shikohet qartë se Zyra e Operacioneve Klandestine, e njohur si OPC, ka dërguar një zyrtar të lartë të saj për të takuar ish-mbretin Zog, me kërkesën e këtij të fundit, me qëllim raportimin e ecurisë së bisedimeve me jugosllavët. Zogu është treguar mjaft i matur, duke dashur të raportojë tek amerikanët çdo hap që ai ndërmerrte për bisedimet e tij me Titon. Duke e kuptuar qartë interesimin e madh që amerikanët kanë pasur për operacionet klandestine kundër Hoxhës, Zogu është treguar një diplomat i aftë për të ruajtur marrëdhënie sa më të mira me miqtë e tij të rinj amerikanë dhe për të raportuar çdo bisedë që ai ka bërë me miqtë e tij të vjetër jugosllavë.

    Plani Tito-Zogu për kryengritje në Shqipëri

    Dokumenti i dytë që botohet për herë të parë sjell informacione shumë interesante mbi bisedimet e emisarëve të Zogut me palën jugosllave. Jugosllavët, me sa duket shumë të shqetësuar mbi situatën në Shqipëri dhe qëndrimin e fortë anti-Tito që mbante pala shqiptare në linjën e Stalinit, duket se po mendonin seriozisht një rrëzim të Hoxhës me çdo mënyrë të mundshme. Mbështetja për Zogun ishte një alternativë shumë e pëlqyer për Titon, i cili e kishte ndarë mendjen për një ndërhyrje sa më të fortë në Shqipëri, edhe nëse Zogu nuk do të kishte mundësi të përfshihej në një kryengritje të mundshme. Megjithatë, dërgimi i përfaqësuesve personalë të Titos pranë Zogut dhe ftesa për një zhvendosje të mundshme të Zogut dhe familjes së tij në Beograd duket se janë lëvizje, të cilat janë llogaritur nga Tito për të shprehur një besim tek ishmbreti shqiptar, por edhe për të arritur disa fitore diplomatike. Zogu, një diplomat i aftë për të nuhatur nuancat ballkanike, ka pranuar takimin me të dërguarit personalë të Titos, por duhet ta ketë refuzuar me xhentilesë ftesën për t’u zhvendosur në Beograd, të bërë nga lideri i njohur komunist i Jugosllavisë. Nëse Tito do të merrte atë që kërkonte dhe të tërhiqte Zogun në Beograd, lideri karizmatik jugosllav do të kishte arritur një fitore shumë të madhe propagandistike. E para, duke e konfiguruar Zogun si një alternativë për qeverisjen e një Shqipërie pro-jugosllave, e dyta si një kërcenim potencial ndaj Hoxhës dhe e treta, si një përpjekje për të zbutur faktorin kosovar, i cili duke parë ishmbretin Zog në krah të Titos, do të ulte tonet nacionaliste.

    TOP SEKRET Memorandum: Zv.drejtori për Koordinimin e Politikave, SE BGFIEND: Raporti javor Shtator 1952

    Gjatë muajit shtator, përfaqësuesit britanikë dhe amerikanë në Romë vazhduan bisedimet me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje me të gjitha fraksionet, si dhe një ri-organizim të Komitetit si dhe zgjerimin e tij. Raportimet nga Roma bëjnë me dije se deri më tani shumë pak progres është arritur në këtë drejtim. Balli Kombëtar refuzon me këmbëngulje zgjerimin e Komitetit. Kemi gjithashtu raportime kontradiktore mbi pozicionin që tashmë britanikët duan të mbajnë mbi këtë çështje. Kemi urdhëruar përfaqësuesin tonë që të jetë i kujdesshëm në bisedime, deri sa ne të sqarojmë pozicionin e britanikëve, si dhe të shikojmë se cilët elementë të Komitetit do të përkrahin qëndrimin tonë. Gjatë javës së parë të shtatorit ( ) bisedoi me Mbretin Zog në Aleksandri. Zogu deklaroi se përfaqësuesit e tij ishin pritur në mënyrë mjaft miqësore nga jugosllavët gjatë takimit në Shkup, në fund të gushtit. Zëdhënësi i jugosllavëve deklaroi se jugosllavët dëshironin të shikonin një rrëzim të regjimit aktual në Shqipëri nga vetë shqiptarët, me në krye Zogun, por në rrethanat e patolerueshme të vendit, jugosllavët do ta rrezonin regjimin vetë nëse Zogu dhe shqiptarët e tjerë nuk i kishin mundësitë për ta bërë një gjë të tillë. Jugosllavët ranë dakord që të dërgonin sa më shpejt përfaqësues direkt për të biseduar me Zogun në çështje të politikave, si dhe detaje operacionale. Jugosllavët gjithashtu deklaruan se nëse Zogu dhe familja e tij dëshironin të largoheshin nga Egjipti, ata do të ishin gjithmonë të mirëpritur në Beograd.

    TOP SEKRET Memorandum: Zv.drejtori për Koordinimin e Politikave, SE BGFIEND: Progres-raporti ditor, e martë, 27 maj 1952

    (Emri i zyrtarit-shënim red.) SE/PC Zëvendësi u nis më 27 maj 1952 për të biseduar me ishmbretin Zog me kërkesën e këtij të fundit, mbi statusin e negociatave aktuale me jugosllavët. Me mbërritjen e ( ) më 30 maj, Zogu pret që të ketë rezultatet e bisedimeve të negociuara në Turqi nga përfaqësuesi i tij, i cili kërkoi bisedimet me Titon në fillim të majit. ( ) Raporton se Komiteti i Shqipërisë së Lirë ka marrë lajm nga një prej dy grupeve që ka dimëruar në Jugosllavi se janë rifutur përsëri në Shqipëri. Komiteti po bën përpjekje për të verifikuar vërtetësinë e këtij lajmi dhe letrës që grupi ka dërguar nga Jugosllavia. Kryetari i grupit ka qenë instruktuar që të komunikojë vetëm nëpërmjet kësaj adrese.

    Dokumentet sekrete të CIA: Bisedat e Zogut me Titon në 1952

    Dokumenti i siguruar në arkivat e deklasifikuara amerikane, vazhdon të sjellë informacion mbi bashkëpunimin e ish- Mbretit Zog me liderin e njohur komunist jugosllav, Tito, duke zbuluar detaje të reja mbi bisedimet që bëheshin në pranverën e 1952-it. Memorandumi i 28 majit 1952 është një raport ditor i hartuar për drejtuesit e lartë të OPC, drejtoria e famshme që merrej me operacionet klandestine, një organizatë e cila operonte në zonat gri të spiunazhit amerikan. Fatkeqësisht, ashtu si edhe në dokumente të tjera të dala nga ky arkiv, emrat e personazheve amerikane të OPC janë të fshira dhe në këtë mënyrë është pak e pamundur për të kuptuar rolin e saktë të oficerëve amerikanë të Zbulimit. Gjithsesi, ky dokument hedh dritë në disa detaje mjaft interesante për të kuptuar prapaskenat e përpjekjeve të ish- Mbretit shqiptar për t’u rikthyer në fron. Megjithatë, nga dokumenti i botuar sot kuptojmë se amerikanët kanë pasur mjaft interes për të vëzhguar negociatat e ish- Mbretit shqiptar me liderin komunist të Jugosllavisë, Tito. Nga burime agjenturore të rrjetit amerikan në Turqi, OPC, informohet mbi përbërjen e delegacionit të Zogut, i cili përbëhet nga një turk me emrin Tozani, Irfan bej Ohri, një pasues i njohur i Zogut si dhe ish-konsulli i Mbretërisë në Stamboll, Avni Dërhalla. Nga shqyrtimi i dokumentacioni të Shërbimit Sekret Britanik del se diplomati Dërhalla ka qenë i rekrutuar nga anglezët gjatë Luftës së Dytë Botërore, me mision informimin e britanikëve mbi mërgatën shqiptare të Turqisë. Duhet theksuar se për një periudhë trevjeçare britanikët e SOE operonin nga Stambolli dhe kishin mundur të rekrutonin një numër shqiptarësh me njohje apo influencë në Shqipëri, për t’i përdorur në lojërat politike ballkanike. Nëse Avni Dërhalla ka pasur akoma lidhje me Shërbimin Britanik edhe pas Lufte, atëherë duhet të supozojmë se edhe britanikët duhet të kenë qenë në dijeni të bisedimeve sekrete Tito-Zog. .

    BOLL ME KETE GENOCID ANTIKOMUNIST SE NA I SHPIFET

    1. Silura says:

      SOS a kane mbjelle hashash ne katundin tend? Mos e ler pa e tymos nje dhe dergoja nje çike edhe Nexhmije kërmës qe na doli antare e Partise fashiste.

  2. petraq says:

    mendoj se ne kohen e tashmenga analizat qe behen apo deklarimit te disa figurave behet nje gabim i rende duke ngaterruar komunizmin me diktaturen dhe shtetin.deri sa keto nte treja do te futen ne nje thes ashtu sikunder eshte bere nga kundershtaret ba,listo zogist qe kane penetruar ne poste partiake,ne shquiperi jo vetem nuk do te kete bashkim por armiqesija do te vazzhdoi per nje kohe te gjate.populli e ka zgjidhur kete ceshtje duke perkrahur perfundimisht edi ramen se ai eshte nje udheheqes popullor dhe mbeshtet plotesisht pa rezerva luften nac clirimtare te popullit shqiptar ne aleance me angline e ameriken sikunder ishin ne luften e dyte boterore.besoj se nuk ka gje me te bukur se kjo.para fuqise se edit te mbeshtetur ne popull zoterijte ish kolaboracioniste lakejt e tyre e pasonjesit e tyre te ulin koken e te punojne ndryshe para fuqise popullit koka e tyre eshte e care andaj dhe flasin percart

  3. qinani nga qimami says:

    e mer e!
    pirdh pirdh se lirohesh!
    n shqipni dhe n demokraci n pergjithsi te shkelin te drejtat elementare te individit,si pershembull te vret shteti demokratik direct ose indirect,dhe s pjerdh kush.
    prona s ka per t gjith por vec per disa qe jan shkerdhata.
    kush ka pron bo qejf,kush s ka ha dynjon duke punu per tjetrin.
    ala po pjerdhin kta me komunizmin?
    komunizmin e ka beku perndija,por cedo se njerzit si kafsh qe jan se bejn dot. komunizmi esht si kopshti I edenit biblik. paqe qetsi natyr dhe njerzillik.
    tash n demokraci njerzit qihen ne byth per ca gjera prej letre me bojna qe quhen pare!!!
    po t ja thuash kte nje alieni,qe njerzit vriten per ato cop letrash me ngjyra qe jan lek,atehere ai do thot. mos u grini se ju jap in sa t doni,dhe do bej lek pa mas qe s ka pidh none ti kuptoj qe jan fallco.
    esht si puna e bixhozit demokracija. pakica fiton shumica humbet.
    esht ceshtje tjeter sesi ishte realiteti komunist ne shqipni dhe ne bot sepse edhe vet enver komunisti babagjyshi I barazis komuniste,ishte I pari qe e prishte parimin e barazis dhe I pelqente privilegjet per vete e te tijt.
    pra komunizmi esht nje utopi.
    kapitalizmi esht nje dobicllik.
    kush esht trap ashole behet komunist,kush esht dobic shkerdhat behet democrat. rrug te mesme s ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje