Cameron, Hollande, Renzi, Rajoy: “annus horribilis” i udhëheqësve europianë

5 Dhjetor 2016, 17:15Bota TEMA

Që nga David Cameron tek François Hollande, nga Matteo Renzi tek Rajoy dhe më tej, tek skandinavët: për shumë udhëheqës europianë, demokratikë tradicionalë të të gjitha ngjyrave, viti 2016 ishte annus horribilis. Ishte viti i rënies, i “rrëzimit” nga ana e popullit, i triumfit të paralajmëruar të sfidantëve të tyre populistë. Dhe 2017 nuk pritet të jetë më mirë. Ja situata, e parë rast pas rasti.

Franca

Panorama në Francë shpërfaqet ndoshta më e rrezikshme, po të kesh parasysh që Parisi është anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit dhe zotëron forca të armatosura të fuqishme, mbi të gjitha me treqind bomba atomike. Kriza sociale, rënia industriale, tensionet etnike dhe ekonomike mes lagjeve të varfëra dhe qendrave të shtresave të larta, kanë përkeqësuar mungesën e lidershipit të François Hollande, i cili ishte zgjedhur president i shpresës, pas largimit të Sarkozysë. Mirëkuptimi me Angela Merkelin nuk e shpëtoi, brenda vetë partisë së tij shpërthyen rivalitetet. Bota ka frikë se një ditë do të ulet në pallatin presidencial, me valixhen e kodeve të treqind bombave atomike me rreze veprimi ndërkombëtare, Marine Le Pen, udhëheqësja populiste dhe pjesërisht trashëgimtare kulturore-politike e Petain dhe Laval, domethënë e Vichy-së. Dhe kështu, presidenti i “arrative” me motorr Vespa ka hedhur përtokë peshqirin. Partia Socialiste mbetet në kaos, shpresa e demokratëve të terrorizuar nga Fronti Nacional është neogolisti superkonservator François Fillon. Sigurisht, jo një shembull i europeizmit.

Britania e Madhe

David Cameron bëri gabimin që vuri bast gjithçka për referendumin duke e lidhur fatin e tij me rezultatet. Ai nënvlerësoi, larg të qënit një ish-student elitist model, gjendjen e vërtetë shpirtërore të popullit: frikën nga emigrantët, varfërinë në periferi. Dhe kështu, kur rivali i tij brenda konservatorëve, Boris Johnson dhe Nigel Farage e të tjerët e UKIP tjerë “kalëruan” tigrin e Brexit, të largimit nga BE për t’u rikthyer sovranë, ata fituan. Dhe Cameronit, me atë fjalim të ndjerë e dinjitoz, mu përpara zyrës kryeministrore, nuk i mbeti vetëm se të paraqesë dorëheqjen. Edhe këtu, karriera politike mori fund.

Spanja

Mariano Rajoy, udhëheqës i Partisë Popullore (anëtar i Popullorëve europianë, pra demokristian) duke ndjekur këshillat gjermane të rreptësisë fiskale dhe këshillat e Mario Draghit, kishte nisur ta rimëkëmbte ekonominë spanjolle. Por papunësia mes të rinjve mbeti shumë e lartë, ashtu sikurse barra e rëndë e pasojave të fluskës së pasurive të paluajtshme mbeti shumë e rëndë, për miliona familje. Dhe struktura industriale nuk ishte mjaftueshëm e fortë për të kompensuar. Kështu, në zgjedhjet e parakohshme u sfidua nga populistët e majtë (Podemos) dhe centristët (Ciudadanos). Por asnjëri prej tyre nuk arriti që të bëjë bashkë një shumicë, pavarësisht zgjedhjeve që u përsëritën dy herë, pa arritur ende në një qartësi mbi formulat e qeverisjes. Populistët spanjollë sidoqoftë nuk përdorin tone ekstremiste apo ksenofobe, ndryshe nga të tjerët.

Gjermania

Angela Merkel ka vendosur të rikandidojë, por rrezikon shumë. Që kur në vitin 2015 (pa u konsultuar me të tjerët në BE) kishte thënë që “do ia dalim”, duke vendosur që të presë miliona imigrantë në të gjithë Kontinentin e Vjetër, ka shkaktuar humore dhe frikëra ksenofobe në shtëpi, ashtu sikurse në Austri dhe Skandinavi, ku imigrantët synonin të shkonin. Me Alternative fuer Deutschland u shfaq për herë të parë një parti nacionaliste dhe antieuropiane, në të djathtë të CDU-CSU. Në radhët e demokristianëve dhe kristian-socialëve bavarezë, fronti kundër kancelares forcohet. Por nuk ka një sfidant. Dhe ajo duket e vendosur të mos lëshojë. Në takimin e fundit me Obamën, presidenti pothuaj i besoi detyrën që të mbrojë vlerat e botës së lirë.

Austria

Fluturim i të djathtës prej frikës nga imigrantët, të ndara dhe mundura në zgjedhje partitë historike që qeverisnin bashkë me kancelarin socialdemokrat Verner Feymann prej dekadash, pra pikërisht socialdemokratët dhe kristian popullorët. Fluturoi edhe Fpoe, e djathta radikale e Heinz Christian Straches, në një vend që ka tregues ekonomikë shumë të mirë të rritjes ekonomike dhe punësimit, si dhe një shtet social bujar. Por në momentet e fundit, Alexander van der Bellen, ish udhëheqës i të gjelbërve tashmë i pavarur, shpëtoi vlerat historike. Do të shohim si do të shkojë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2018.

Holanda

Zgjedhjet janë në prill të vitit tjetër, është i fortë rreziku i një fitoreje të populistëve të Gert Vildersit.

Europa Qendrore e Lindore

Nacionalkonservatorët populistë dhe euroskeptikë si polaku Jaroslav Kaczynski dhe hungarezi Viktor Orban, dhe këtë herë kanë përfituar nga humori i përgjithshëm për të konsoliduar tendencat e tyre autoritare: mbyllje gazetash, linja edhe më të ashpra ndaj imigrantëve, dhe në Poloni ligje shumë të forta kundër manifestimeve në sheshe dhe kontroll në stilin turk, iranian apo kinez, mbi këdo që përdor internetin. Në Poloni shoqëria civile reziston, por pothuaj kudo në pjesën tjetër mbizotërojnë nacionalizmat ksenofobe dhe “JO”-ja ndaj BE-së, edhe pse kjo ka hedhur në ish kolonitë e Moskës miliarda euro ndihma.

Republika Çeke

Në tetor do të votohet në Republikën Çeke. Sondazhet i japin 10 pikë avantazh socialdemokratëve të Andrej Babis, një lloj Berluskoni vendas, i cili udhëheq një parti të themeluar pesë vjet më parë, me emrin superpopulist Aksioni i Qytetarëve të Pakënaqur. Ministër i Financave, sipërmarrës miliarder, ka fituar zgjedhjet rajonale dhe për Senat duke marrë 9 nga 13 rajonet, ndërkohë që demokratët socialë të kryeministrit Sobotka kanë fituar vetëm në dy rajone. “Pas tetë vitesh, njerëzit kërkuan ndryshimin në rajone. Duhet të gjejmë objektiva të rinj për të fituar më shumë mbështetje”, tha Kryeministri.

Skandinavia

Populistët, që nga viti 2015 janë në ngjitje kudo. Në dy vende, pra Norvegji dhe Finlandë partitë ksenofobe janë partnerë të qeverive konservatore, të udhëhequra respektivisht nga Erna Solberg dhe Juha Sipila. Në Danimarkë, populistët anti-imigrantë të Dansk Folkeparti  kushtëzojnë nga jashtë në parlament zgjedhjet e qendrës së djathtë të udhëhequr nga kryeministri Lars Lokke Rasmussen.

Prova e zjarrit do të jenë zgjedhjet parlamentare të 2017: populistët ksenofobë dhe euroskeptikë të udhëhequr nga i riu Jimmie Akesson, SverigeDemokraterna (demokratët e Suedisë) mund të dalin madje parti e parë apo e dytë, të rrëzojnë qeverinë e majtë reformatore të kryeministrit Stefan Loefvén dhe të ministres së jashtme Margot Vallstroem dhe të krijojnë një aleancë me katër parti të qendrës së djathtë – që tani mbështet qeverinë progresiste. Kjo, pavarësisht rritjes së fortë ekonomike, më e madhja në BE.

La Repubblica – www.bota.al

2 komente në “Cameron, Hollande, Renzi, Rajoy: “annus horribilis” i udhëheqësve europianë”

  1. Antropologu says:

    Se bashku edhe ne Hillary-n, mallkimi i Gadafit vazhdon…

  2. Tema Higjenike says:

    Idjotet e Temes, Spanjolli nuk ka humbur dhe ska dhene doreheqje, o kafshe to gazetarise plehre ne Albanistan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje