Europianët injorojnë Theresa May: E paftuar në darkën e Samitit Europian

Këshilli Evropian i fundvitit i shefave të vendeve të BE-së do të zgjasë vetëm një ditë, për t’u mbyllur me një darkë në të cilën kryeministrja britanike, Theresa May nuk është e ftuar. Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, i ka ftuar udhëheqësit evropianë  në një mbledhje më të shkurtër se zakonisht, më 15 dhjetor, në Bruksel. Samitet evropiane zgjasin zakonisht dy ditë.

Ky i sivjetshmi do të fillojë në orën 11.30  dhe do të mbyllet në 18.30 me një konferencë shtypi të dy kryetarëve, atij të Këshillit dhe të Komisionit Evropian, si dhe të kryeministrit të Sllovakisë, vendit që mban presidencën e radhës të BE-së deri në fund të vitit. Shefat e qeverive dhe të shteteve të 27 vendeve anëtare do të vazhdojnë diskutimet e tyre gjatë një darke pune, në të cilën Theresa May nuk do të marrë pjesë.

Që nga referendumi i Brexit-it, në qershor të këtij viti,  shefat evropianë janë takuar vetëm një herë pa Mbretërinë e Bashkuar, më 16 shtator në Bratislava, për një takim jozyrtar. Nëse shkaku i këtij takimi ishte e ardhmja e BE-së pas daljes së Mbretërisë së Bashkuar, sigurisht që edhe diskutimet e drejtuesve evropianë u përqendruarn sidomos në negociatat e daljes së këtij vendi. Takimet pa kryeministren britanike janë quajtur « jozyrtare », sepse 28-shja nuk mund të marrë vendime zyrtare pa qenë të gjithë anëtarët të pranishëm në mbledhje.

Theresa May do të jetë anëtare me të drejta të plota në Këshill pasi të aktivizojë artikullin 50 të Traktatit mbi Bashkimin Evropian e deri sa të përfundojnë negociatat e ndarjes midis Londrës dhe Brukselit. Sidoqoftë, 27 shefat e shteteve e të qeverive mund të takohen zyrtarisht me t’u aktivizuar artikulli 50, por vetëm për të diskutuar çështjet që lidhen me Brexit-in. Në  samitin e ardhshëm të pranverës, drejtuesit e vendeve të BE-së do të takohen për herë të parë në ndërtesën e porsambaruar e që do të mbajë emrin « Evropa e Re. » (Georgi Gotev, Euractiv)

Përgatiti : Gjovalin Kola

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *