Donald Lu: Politikanë të majte e të djathtë të kenë frikë nga drejtësia. Do të dënohen

donald-lu-655x356_1480938702-8484310Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Donald Lu u tregua sërish i drejtpërdrejt në lidhje me zbatimin e reformës në Drejtësi, duke paralajmëruar biznesmenët, gjyqtarët dhe politikanët e korruptuar që të kenë frikë.

Gjykatës ose Prokurorë të korruptuar kërkojnë para ose favore seksuale në këmbim të mbrojtjes.

Zyrtarë të lartë të korruptuar do të kapen nga ndryshimet kushtetuese të miratuara në korrik.

Populli shqiptar duhet të presë që politikanë të lartë të korruptuar nga e djathta dhe e majta të përballen me drejtësinë.

Politikanë të korruptuat dhe biznesmenë duhet të jenë të frikësuar dhe këtë po e shohim, për shkak të frikës së tyre ato po thonë gënjeshtra.

Dhe sot ata kanë, sepse Kuvendi u bëri një dhuratë qytetarëve në Korrik me miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe reformën në drejtësi.

Populli shqiptar, mos i besoni gënjeshtrat që thonë për Gjykatën Kushtetuese, Euralius, apo ambasadoren e BE.

Përkthimi është në rregull dhe kjo do të vërtetohet edhe nga përgjigja që Komisioni i Venecias do të japë. Dhe me mbështetjen e SHBA-së këto persona duhet të kenë frikë ”, tha Lu.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...