Kush nuk e mbrojti Liljana Rukaj?

5 Dhjetor 2016, 16:27Sociale TEMA

Nga Majlinda Bregu

Ministria e Drejtesisë më ka përcjellë sot, kopjen e Urdhrit të Mbrojtjes së të ndjerës Liljana Rukaj.

Në urdhër thuhet se burri dhunues nuk duhet t’ i afrohet sikur edhe në dy metra distancë viktimës.

Sipas ligjit për Masat Parandaluese të Dhunës në Familje, urdhri hyn në fuqi menjëherë dhe zbatimi i tij fillon pavarësisht nëse i padituri është njoftuar ose jo.

Brenda 24 orëve, gjykata u dërgon kopje të urdhrit të mbrojtjes: viktimës dhe personave të tjerë të përmendur në urdhrin e mbrojtjes; prokurorit, kur ky ka paraqitur kërkesën; zyrës së shërbimeve sociale pranë bashkisë ose komunës ku viktima, ose personat e tjerë të përmendur në urdhrin e mbrojtjes, që kanë banim të përkohshëm ose të përhershëm; komisariatit të policisë së vendndodhjes ku viktima ose personat e tjerë të përmendur në urdhrin e mbrojtjes që kanë banim të përkohshëm ose të përher- shëm.

Nëse e ndjera Liljana Rukaj ka patur një urdhër mbrojtje nga Gjykata pse nuk u mbrojt dot?

Tani i takon Ministrisë së Brendshme për të sqaruar:

-Çfarë masash ka marrë policia pas vendimit të Urdhrit të Mbrojtjes për Liljana Rukaj?

-Nëse Viktima ka kërkuar ndihmë nga Komisariati i Zonës së banimit për shkelje të Urdhrit të Mbrojtes?

-Nëse burri shtazë ka thyer detyrimin për të mos iu afruar viktimës sic e cakton Urdhri Mbrojtes, a ka një ankim dhe me pas regjistrim për këtë vepër penale nga Komisariati i Fierit?

Dje jam njoftuar për nje rast të ngjashem në Ersekë, ku per shkak se pushteti vendor nuk merr përsipër dot strehimin e përkohshëm të dhunuesit, ai lejohet te jetojë në një banesë me Viktimën!!!!!

4 jane institucionet kyc që duhet të mbrojnë nje grua të dhunuar:

Gjykata që lëshon dhe bën të Ekzekutueshëm Urdhrin e Mbrojtjes.

Policia e shtetit që merr masat për ta Zbatuar atë Zyra e Përmbarimit (largon Dhunuesin nga Shtëpia) Pushteti Lokal

Kush nuk e mbrojti Liljana Rukaj?!

 

6 komente në “Kush nuk e mbrojti Liljana Rukaj?”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    CORAPEKUQI,qe krruan bithen me pikturat neper bote………………
    Mendoj se familja[pasi nuk ka shtet] e viktimes,la ne duar gjaxore jeten e femijes se vet dhe kjo eshte fatale!

  2. Bardhi Tolabi says:

    Zonja Bregu,perse e ke lene ne mes te udhes ate qe kerkove dje?
    -A eshte bere i njohur urdheri per mbrojtje te viktimes,prej gjykates,organeve qe kane te bejne me zbatimin e ketij urdher mbrojtjeje?
    -Ne nuk duam te na citosh ligjin,ate duhet ta lexosh ti dhe ne baze te tij,te marresh vesh ti dhe te na i thuash dhe ne,ne se jane zbatuar kerkesat e ligjes per kete rast…
    Dje ,shte ti ajo qe thoshe se,do kerkoje ti ndjekjen penale te atij,i cili nuk ka zbatuar detyrimet ligjore dhe cuan ne humbjen e jetes te zonjes Rukaj…
    Keshtu ju shkohet puneve deri ne fund dhe jo me larje goje e deklarat te bujeshme,por qe nuk te japin buke…

  3. Tirana says:

    E nderuara zonja deputete Majlinda Bregu ! Jam me bindje te majta ,po kjo nuk me ndalon qe te krijoj respekt e simpati edhe per deputetet te se djathtes,kur ata flasin nje realitet, kur problemi qe ngrihet eshte real. Nje nga keta deputet qe me eshte shtuar respekti jeni edhe ju ,zonja Majlinda. Qendrimi I mbajtur per reformen ne drejtesi , votimi se bashku me poziten per celjen e negociatave , ishte nje veprim qe te rriti respektin ne popull. Sot te degjova kur fole per gruan qe u hodh nga dritarja si nje cop qese plehrash ,te cilat i hedhin njerzit pa kulture ,pa indentitet. Fole per ata femije qe u varen ,apo u mbyten nga babai i tyre. Tmerre,tmerre te pa degjuara me pare. Te falenderoj ! Po ne kete falenderim nuk mund te rri pa permendur edhe nje dyshim . Je vertet e prekur si nene ,si grua ,si deputete e ketij populli , apo me lotet e e njerezve kini filluar te krijoni kapital politike ? E kam kete dyshim,pasi mu kujtua 21 Janari I vitit 2011. Mu kujtuan lotet e Anes, lotet e grave ,nenave,motrave ,mu kujtuan femijet e 4 te vrareve te pafajshem ,me duar ne xhepa. Po Malinde ju heshtet. Nuk thate asnje fjale per ata te vrare nga dora e Sali Berishes, Lulzim Bashes. Ju heshtet ,ju nuk thate asnje fjale edhe pse lotet e Anes mbyluane gjithe bylevardin,ne ate bulevard qe shefat tend gjakosen ate bulevard. Ti ,o Majlinde, bashke me shoqet tende nuk folet? Pse? Nga ajo qe nuk kishit dhembshuri,kur shikonit lotet e Anes, e familjeve te 4 te vrareve ? Jo. Ju nuk folet se u kishte errur syte pushteti.Ju nuk folet se dridheshit e dridheni para nje gjakatari si Sali Ber Ju nuk folet kur Sali Berisha i mori fytyren nje gruaje,nje nene te nderuar si prokurorja e pergjitheshme… Nuk folet. Nuk folet edhe kur Sali Berisha e quajti Kurve nenen ,gruan e motren e Taulant Balles. Ju heshtet edhe kur i tha Sajmir Tahirit : “ta bej fytyren si kepuca.” Ju kini heshtur per dhunen qe kryhet nga Saliu ne parlament,qofte kjo edhe ofendimet si “kushurire,apo ndrikulla. Ju pajtoheni me veprimet rrugacrore te Flamur Nokes……………. Pra e nderuara Majlinde ,keto me bejne qe edhe sot te dyshoj se “pikellimi “yt nuk eshte me zemer,por per kapital politike. A e kuptoni se partia juaj eshte nje dele e zeze e ketij populli? A e kuptoni se Saliu e karagjozi i tij Lulzim po i sjellin ende deme ketij populli? A e shikoni varferine politike te Lulzim Bashes neper takime me njerezit? A e kuptoni se ne popull ka njrez edhe 100 here me te mencuar se ai LUli Juaj? A jeni Ju qe populli u rrezoi me 2013 -ten ? Po si kerkoni te vini perseri Ju qe u rrezuat te vini ne pushtet. Kush qane hallin e Kuksianeve . Luli qe vodhi 230 milion Euro? Dilni para drejtesise per ato qe kini bere e populli pastaj do t’u vleresoi. Ndaj sot ,Majlinda te ndoqa me interes ,po dyshova se nuk Je ajo qe tregohesh,po bene propagande per te ardhur perseri ne pushtet. Mos u tallni me lotet e popullit?

  4. kastriot says:

    Ate e vrave ti,ju qe cdo dite shani mbare e nbrapsh,ju qe shkaterruat kete vend me gjyqtare pylli,qe vrate e prete dhe nuk dhate llogari.Turp per ju qe jeni gra dhe shkoni mbrapa dhe duartrokisni rrugace si sala,jozefina, palma,etj.ju qe 25 vjet nuk e mbrojtet kete popull.Kjo eshte tradhetia me e madhe qe mund behet(nuk eshte fjale e madhe ne kete rast) .Te tradhetosh nje popull.E keni bere dhe vazhdoni ta beni dhe me cfare duket jo per para,por te urdheruar.

  5. gjyqhumburi says:

    Pergjithesisht perkrah komentin e Tiranes, porse nese M.Bregu ka gabuar atehere nuk do te thote se
    sot nuk ka te drejte te flasi sot ne kete menyre. E une besoj dhe mos qença i gabuar se ajo e ndjen pikerisht ate qe thote,se tek e fundit ka treguar se del edhe nga rreshtimi i SHQUP-it. Dhe shumica e atyre qe
    sot quhen shqupista, jane shqiptare dhe ne deshirojme te ndjehen shqiptare,por jane te ndrojtur per shkak te atij qe iu dha mundesine te
    jene deputete. Prandaj dhe ligji zgjedhor duhet te ndreqet.Listat e kandidateve te mos jene ne dore te kryetarit te partise.
    Sa i takon problemit Fier,mbase duhet pare tek gjykata nese e ka derguar ose jo ne kohen e duhur
    urdherin e mbrojtjes ne polici.Mund te jete gjyqtari fajtor,por mund te jete edhe administrata gjyqesore apo administrata e policise. Kjo eshte per tu vertetuar dhe kush eshte pergjegjes duhet patjeter te ndiqet penalisht…kjo eshte drejtesia!

  6. Ne te gjithe says:

    Bravo “Tirana” ndaj te njejtin mendim me ty

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje