Lulzim Basha: Vrasjet në Fier dhe Korçë, përgjegjësi e qeverisë. Ne do u rikthejmë jetën shqiptarëve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

lulzim-basha-1-655x356Lulzim Basha thotë se përgjegjëse për dy krimet e tmerrshme në Fier dhe Korçë, është qeveria, që i ka lënë njerëzit në varfëru dhe dëshpërim.

“Jam i tronditur nga krimet e tmerrshme në familje në Fier dhe në Korçë. Jam veçanërisht i hidhëruar që këto krime kanë marrë jetë të pafajshme fëmijësh dhe grash.

Këto ngjarje më shumë se krime individuale reflektojnë gjëndjen e varfërisë dhe dëshpërimit ku ka hyrë shoqëria jonë, si dhe rënien e mbështetjes shoqërore për njëri-tjetrin.

Shqipërisë duhet t’i kthehet shpresa, duhet t’i kthehen mundësitë në mënyrë që të gjithë të jetojnë të mirëqenë dhe të qetë. Politika ka rolin kryesor për këtë gjë: ajo duhet të pushojë së punuari për pakicën dhe duhet t’u rikthehet njerëzve dhe halleve të tyre.

Ne nuk mund të vrasim njëri tjetrin, duhet të vrasim politikën e keqe. Ne duhet të japim jetën për fëmijët tanë dhe jo të marrim jetë fëmijësh”, shkruan Basha, që “harron” të përmendë se përgjegjës për krimin e tmerrshëm në Fier është gjyqtari që kishte lëshuar një “Urdhër mbrojtje” për viktimën, por që e kishte detyruar të jetonte nën një çati me burrin që e dhunonte.

Dhe gjyqtarët se ai i Fierit, është duke i mbrojtur pikërisht Basha, që është bërë palë me gjyqtarët për të bllokuar reformën në drejtësi.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Lulzim Basha: Vrasjet në Fier dhe Korçë, përgjegjësi e qeverisë. Ne do u rikthejmë jetën shqiptarëve”

  1. Poli says:

    Po flet ky krimineli qe i morì jeten 4 shqipetareve te pa fajshem ne mes te bulevardit ptyyyy rrace e qelbur.

  2. agron says:

    O legen Mashkull qe cdogje e ve piken tek qeveria, ata nuk vuanin nga ekonomia, por ishte diferenca e mdhe e moshes, kur ajo ishte ne jete me te tjera koncepte edhe ai kruhu I kunder,Po shqiptaret duan femrat sa me te reja, por harojne se kjo nuk jep shume rezultate se ne cdo moshe ne kemi zhvillim te ndryshem edhe jetojme sipas moshes edhe jeten,kjo solli ndarjen apo mospajtimin e ketyre gje qe Ishoqi kesaj nuk e pertypte dote edhe kaloj ne gjendje te rende psikologjike duke bere edhe nje vrasje makaber. Shqiptaret duhet te dine se femra nuk eshte prone e juaj, por nje bashkpuntore e jetes se perbashket ne te cilen ka zgjedhur nje cift, Shqiptaret se kapercejne dote largimin e nje femre nga shpia se e kane per turp, edhe kjo eshte nje krenari e keqe qe na perfaqeson

  3. ETHEM says:

    O LULI..PO ATA 4 VET QE VRAVE TI ME SALIUN ÇFARNKISHIN BERE VEÇSE KERKONIN NJE DREJTESI TE KORRUPTUAR ME.MBESHTETJJEN TUAJ.JU NUK.KENI TURP QE SHFYTEZONI NJE FATKEQRSI FAMILJARE JO PER FAJ TE QEVERISE …NE INTERESIN TUAJ TE.MJERE PER NJE COPE KARRIKE.JU NUK KENI ASNJE TE DREHTE TE ÇIRRENI PER FATKEQSIT QE NDODHIN NE KETE VEND DERISA TE JEPNI LLOGARI PER KRIMET QE KENI BERE VET.POPULLI I DI ÇFAR KE BERE DHE NDAJ NUK JU VOTON DHE NUK DO JU VOTOJ KURRE DERI SA YE JENI JU E SALIU ATY..!

  4. Fatosi-kosove says:

    O lul çdo vrasje eshte e denuar dhe e pafalshme,por ty nuk te lejohet te thuash asnje fjale çofte edhe per rastet e fundit pasi ti ke vrare ne shesh ne sy te botes dhe nuk u pergjegje kurre perkundrazi ateher fajesove Ramen,po tash çfar faji ka Raam zotrrote duhet te çendroje ne mes burrit e gruas?
    Ne vend se te merresh me “vendimin” e gjykatesit shum qesharak,ku thot;
    mund te jeteoje me te ne te njejten shtepi por nuk “guxon” ti afrohet ne dy metra!!!!çfar vendimi eshte ky lul shteti,pastaj tjtri qe vret dy femijet e vet dhe me pas veten,kush eshte ai qe mund ta dije se çfar do te beje nje preind me femijet dhe familjen e tij,njejt mund te veprosh edhe ti,çfar faji do te ket Rama dhe Tahiri pastaj,njejt do ta akuzosh edhe per xenin e sali berisha qe u nda nga nan-gru e tij dhe ka lene dy femije rrugeve,poqese neser ai burri i ri do tu beje diqka atyre jetimeve ku eshte faji i Rames,apo nese holandezja neser ti merr femijet tu dhe ta ndalon ti takosh çfar faji ka Rama!
    Ti vazhdo te perdoresh çfardo fatkeqesie qe ndodhe kunder Rames por krimet tua nuk i tejkalon asnje ngjarje sado e rend qoft,eshte drejtesia jote qe po vret dhe qe ne fund nishan baba yt po dekoron vrasesit,prandaj ketu ka nje problem lul basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *