Mos paç fatin e Liljanës!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

rudina xhungaNga Rudina Xhunga

Liljanat po vdesin se janë vetëm. Në një vend që të mbyt me pamundësi, me vrer, me sherr, ku Liljanat i zhveshin, rrahin, vrasin, pasi iu mbyllin fëmijët në dhomë.

Nënës tjetër nuk ia lanë fëmijët atë natë, kur ia ndjeu zemra të keqen dhe shkoi t’i merrte. Nënë është edhe ajo që braktis martesën dhe ikën nga shtëpia. Punonte në një klub nate dhe i shoqi ia mbyti të miturit dhe ia shkuli zemrën.

Ne raportojmë hollësitë vrasëse dhe vdesim edhe vetë brenda një lajmi, raportojmë dhe komentojmë, mallkojmë dhe harrojmë.

Por nuk flasim, as me veten. Bëjmë sikur kaq qe dhe mbaroi.

Unë dua të flas, të flas me Liljanat, me gratë që e dinë se vdekja po i ruan.

Liljana e radhës, do të të vijë ty nesër! Çfarë po pret? Kur një burrë nuk bën, nuk bën. Kur të rreh një herë, mos prit herën e dytë të të rrahë më pak. Do të të rrahë përsëri se ka parë nënën të rrihet dhe do të rrisë djem që rrahin e vrasin, se të kanë parë ty, të rrihesh.

Kur një burrë të rreh, edhe do të të vrasë, se pak e ndan kufirin e dhunës, pak e ndan karrigen, nga thika. Edhe po s’ka armë, do të të hedhë nga ballkoni, edhe po nuk të hodhi, do të hidhesh vetë. Çfarë po bën, po përgjon vdekjen tënde?

E di që mendon se po rri për fëmijët. Po për cilët  fëmijë rri ti? Ata që të shohin kur rrihesh dhe fshihen pas perdes, duke qarë? Vajzat e tua, kur të shohin të mpirë e të nxirë, do kujtojnë se kjo është jeta, do pranojnë çdo dhunë, siç pranuan dhunën ndaj më të shtrenjtës në botë, nënës.

Djemtë e tu do të bëhen si i ati, do të mendojnë se gruaja është pronë dhe do e rrahin e do përfundojnë burgjeve. Do t’i qash, të gjallë!

Prandaj ndahu për ta, mos rri për ta!

Dil tani nga shtëpia, denonco! Dil nga shtëpia, shko në polici, gykatë, gazetë, televizion. Dikush, dikur do të përgjigjet. Nuk janë gjithë dyert e mbyllura. Mos ia mbyll derën vetes!

Mos rri në shtëpi dhe qaj. Më e keqja nuk të ka ardhur, ende.

Ke dëgjuar nga shoqet që nuk ia vlen e gjitha, se të tall dynjaja, se shteti s’ka ç’bën, se gjykata të jep urdhër mbrojtjeje, që ai të rrijë 2 metra larg teje, po ju prapë një dhomë ndani.

E di, ke të drejtë, bota është e padrejtë me të dobtin, me të pafuqishmin, me të varfërin. Derisa kjo të ndryshojë, derisa ligjet të forcohen dhe një burrë që dhunon, të nxirret jashtë nga shtëpia e tij, merre fatin tënd në dorë; ik nga shtëpia, lëre atë dhomë që mund të të kthehet në varr. Ik! Shko të nëna jote, vëllai, motra, jeto poshtë pallatit, me fëmijët e tu. Nuk ka më rëndësi ku do jetosh, por a do jetosh…

Nuk jetojnë të gjitha kështu, nuk rrihen të gjitha kështu. Mos e justifiko se të ka thënë nëna, që të gjithë burrat të tillë janë.

Mos e justifiko se është bërë i tillë, ngaqë mbeti pa punë. Ndaj pi, ndaj të rreh, po në darkë e gjeni gjuhën.

Po nuk është jetë kjo. Po nuk është kjo jeta. Nuk ka justifikim për të. Edhe ti papunë je, po nuk pi. Ke përveshur mëngët, ke shtuar rrudhë mbi rrudhat dhe mban fëmijët me bukë e shkollë me ato lekët e shkallëve që pastron.

Nuk të ka në dorë jetën, ai që s’kontrollon dot të vetën. Mos ki frikë, nuk të bën dot keq, po ike. Po ndenje, po.

Po të pa të frikësuar, do të të japë edhe goditjen e fundit.

Ik, bëje atë hap që të shpëton  jetën.

Kjo është e gjitha, po je gjallë do ia dalësh. Nuk e di sesi, po ti do e gjesh.

Po të vrau, ai do rrijë ca kohë në burg, po ka lekë do dalë për vrasje në kushte të rënda psiqike. Kushedi ç’do bëhet me fëmijët e tu, kur nuk do jesh ti, që t’i shikosh e mbrosh.

Mos më thuaj, e bën për ta. Ti po rri, se ke frikë. Por kur nuk ke frikë të vdesësh, si paske frikë të jetosh?

Bëje, mos u mendo më! Mos paç fatin e Liljanës./Dritare.net

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

11 komente në “Mos paç fatin e Liljanës!”

  1. Geri says:

    Mos u tallni me shqtaret. Ju gazetaret jeni nder shkaktaret kryesore. Percjellja e lajmit dhe trajtimi i tij eshte larg interesit dhe dobise te publikut. Jeni kthyer ne agjensi reklamash per politikanet.

  2. Era says:

    Je e sigurt ti, qe femrat te cilave ju drejtohesh kane internet dhe te percjellin? Nje gje me ben pershtypje te ju femrat e ekranit, shkruani shkruani po asgje me shume. A ke ti nje kauze per te cilat lufton dhe do vazhdosh te luftosh, te denoncosh dhe ndihmosh publikisht? Te jesh prezente dhe te insistosh derisa te zgjidhet? Nje kauze te vetme:femijet jetim, pleq, shkolla pa rruge, femrat te dhunuara…Per ke nga keto ti dhe femrat e tjera si ty kane bere dicka?? Ku ka vajtur gazetaria e terrenit dhe sjellja e ceshtjeve te tilla derisa shoqeria te ndergjegjesohet.U po harrova. Kjo nuk eshte puna jote, se ti paguesh per te bere gazetaren nga ekrani, jo nga terreni. Per ket pune jane OJQ-te. Kur do te vije dita ne kete vend qe ju femrat intelektuale dhe me dy lidhje me shume se te tjeret, te jeni shembull emancipimi, nje model per femrat qe jetojne ne Kukes a ne Gramsh. Qe te themi qe dikush nga ju ndihmoi qofte edhe nje femer tjeter! He pra, ngrihuni dhe coijini grate “intelektuale” te mbledhin firma per nje ligj me te mire per grate. Nuk ndodh se ju nuk pagueni per kete. Do kete edhe Liljana te tjera, Rudine dhe ti akoma do vazhdosh te pyesesh veten “A vriten Liljanat keshtu” por ne fund te dites, ti ke nje ekran dhe nje fytyre qe duhet ta shfrytezosh per te ndihuar nje kauze. Puna eshte se nuk ke nje kauze. Se nuk te ka prekur ne lekure, se pastaj nuk do flisje:do beje fjalet realitet. hartime prekese se cfare duhet e beje nje femer e pambrojtur ne province dhe ne fshat, nuk ndihmojne askend. Do besh edhe emision per kete me sociologe, por a je e sigurt qe te interesuarit do te te shohin?? Prandaj une si femer, nuk te besoj!

  3. woman says:

    Shume e ke the e po kujt ja ke thene? Ma ke thene mua, vetes e shume te tjerave qe lexojme shtyp dhe kemi akses te interneti se kemi kohe dhe mundesi. Po Liljanat e tjera nuk do e lexojne asnjehere kete se nuk kane kohe, mundesi, nuk i lejojne. Ato nuk e dine se nuk jane vetem por mbyllen ne fatin ne tyre dhe presin tu ndodhi gjema. Dhe ju do shkruani artikullin a rradhes , ne do shfryjme ne fb e social media dhe do harrohen te gjitha deri sa te ndodhi te Liljana e rradhes. Duhen menyra me radikale, duhet sensibilizuar qeveria, duhet futur barazia gjinore ne shkolla, duhen edukuar djemte qe te vegjel. Duhet shpallur gjendje emergjente dhe te ngrihet nje grup pune me burra a gra qe te shkojne shtepi me shtepi dhe tu tregojne grave te drejatat dhe burrave mos te drejtat. Deri tani asgje nuk eshte bere, presim qe burrave tu vijne mendet dhe te ngrihen nje mengjes e te thone – une nuk e rraf, perdhos, shkelmos, gjakos me gruan. Nese presim do kemi vetem Liljana , Liljana e Liljana prape. Ato jane qindra ne jemi mijera dhe ato duan ndihmen tone.

  4. Kombi.al says:

    Të dashura nëna, gra, motra, shoqe shqiptare, ju që nuk jeni pak dhe që, për fat të keq dhe rrethanave të këqija, keni një jetë të trazuar, traumatike dhe me dhunë, madje të përsëritur, në familje,
    Mos e dëgjoni Rudinën!
    Mos ikni nga shtëpia dhe nga martesa ‘tani’, ashtu menjëherë, nga sytë-këmbët, ku të mundni, aty tek trotuari apo tek hyrja e pallatit, aty tek policia apo qoftë edhe tek babai, a motra, a vëllai, a farefisi, a komshija!
    Mos ikni nga shtëpia dhe nga martesa ashtu, turfulluese dhe nën verbërinë momentale të poshtërimit dhe të zëmërimit që shkakton dhuna, verbale apo fizike qoftë dhe as nga ideja se divorci dhe fëmijët e ndrydhur e të ndarë më dysh në zemër dhe në shpirt, do t’ju japi me siguri juve dhe fëmijëve tuaj parajsën, lumturinë dhe dinjitetin që e meritoni.
    Mos ikni nga shtëpia dhe nga martesa nëse nuk keni bërë gjithçka të mundëshme që keni në dorë, për ta ndryshuar për mirë jetën dhe mardhënjen tuaj brënda familjes që keni, sidomos nëse jeni bekuar të keni edhe fëmijë në këtë familje.
    Mos ikni nga shtëpia dhe nga martesa nëse nuk jeni të bindura se keni përdorur gjithë mirësinë dhe butësinë e shpirtit, zëmrës dhe trupit tuaj, për ta ndryshuar dhe korigjuar burrin a partnerin tuaj me të cilin keni formuar një familje dhe keni fëmijë të përbashkët, nëse nuk jeni të sigurta se keni përdorur gjithë zgjuarsinë, intuitën dhe kompasionin tuaj për ta bindur burrin apo partnerin e jetës dhe të fëmijëve tuaj se, pavarësisht rrethanave dhe vështirësive ekonomike apo sociale që po kaloni, pavarësisht dështimit nga pamundësia apo nga paaftësia e tij për t’ju përshtatur rrethanave aktuale të tregut të punës dhe për të siguruar nje jetesë normale për familjen, lidhja juaj, besimi dhe ndjenja juaj për të, respekti dhe dashuria për të, nuk ka ndryshuar dhe se së bashku do ja dilni mbanë.
    Kjo është një dritë, është një shpresë, është një rrugë që mund të përmbysë gjërat, të zbusë shspirtin dhe të kthejë burrin dhe babain e shtëpisë përsëri në gjirin e familjes, të shërojë shpirtin e të përkëmbë dinjitetin e coptuar të burrit a kryefamilarit që, në shumicën e rasteve, dhunën përdor si mjetin për të mbuluar poshtërimin dhe nëpërkëmbjen që i ka ofruar jeta, fati, shoqëria dhe madje, shpesh, edhe mënyra se si trajtohet ai edhe brënda në familje.
    Dhe kjo qasje, të dashura gra, nëna, motra e shoqe shqiptare që vuani rrethana të dhunëshme në familje, zakonisht nuk bëhet me fjalë, me gjithë peshën e madhe qe ka edhe fjala, por me sjellje, me qëndrime, me kujdesje që flasin me qartë dhe më sigurtë për ndjenjën, dashurinë dhe respektin me të cilin trajtohet partneri.
    Mos e dëgjoni Rudinën!
    Nëse ikni ashtu, pa u menduar, tani, me vrap, nga sytë këmbët dhe me fëmijët nën sqetull si macja këlyshët në gojë, mos kujtoni se djemtë tuaj do shpëtojnë nga modeli baba i dhunshëm apo vrasësi i mundshëm, sepse ata do marrin me vehte në mënyrë të pashlyeshme, figurën e babait të poshtëruar si i paafte, si i dhunshëm, si i kriminalizuar nga nëna dhe nga policia, bashkë me figurën e një familje që ikën nga vetvetja dhe që braktis vetveten pikërisht duke ndarë/shqyer fëmijët nëpërmjet braktisjes së tyre nga ombrella natyrore mëmë-atë.
    Dhe për më tepër, mos mendoni se vajzat tuaja do jenë të mbrojtura nga dhuna sepse ato, më pas në jetë, do ti trajtojnë familjet e tyre të ardhëshme dhe bashkshortët/partnerët e tyre të ardhshëm, duke i trajtuar ata, njëlloj si nëna e tyre, duke ikur ;tani’, menjëherë, nga sytë këmbët, pa vënë zëmrën dhe shpirtin për ta mbrojtur dhe selitur familjen e vet.
    Duajeni, por mos e dëgjoni sot Rudinën!
    Rudina, pa dyshim dhe pa mëdyshje, është një grua e mirë, një gazetare e mirë dhe një njeri i mirë dhe, besoj, edhe një nënë e mire.
    Nuk dyshoj se Rudina flet me dorë në zëmër, dhe beson vërtet se flet për të mirën tuaj.
    Por, Rudina shpesh është e lehtë, emocionale dhe, kur bën të zemëruarën, është edhe torollake.
    Sikur gratë e Shqipërisë të dëgjonin urdhërat e Rudinës në këtë shkrim, vërtet do të kishim në vënd disa gra-viktima të vrara, më pak (statistika? 10, 15, 20 vrasje këto vite?-nuk i di me thënë të drejtën), por është e sigurtë se Shqipëria do të ishte kthyer në një varrezë madhështore martesash të vrara nga ikjet me vrap, ‘tani shpejt’, nga sytë këmbët, ku të mundeni, ashtu sikurse, do të ishte kthyer në një jetimore të madhe fëmijësh të braktisur nga familjet, fëmijë divorcesh që gjthë jetën, edhe po të mund të qeshnin, do të qeshnin me gjysëm buze dhe me një të katërt zëmre, fëmijë divorcesh- protagonistë të divorceve të ardhshme sipas modeleve të trashëguara.
    Dhe pseja apo shpjegimi i kësaj tabloje hipotetike mjerane të Shqipërisë do të ishte i thjeshtë: Siç bërtasin me të madhe edhe Politikaneshat, Publicisteshat dhe OJQireshat tona, sepse shoqëria jonë është maskiliste në mënyrë të tmerrshme e të tepruar dhe dhuna maskiliste e vërtetë, madje kriminale është prezente pothuajse në çdo familje shqiptare.
    Por, për fat të mirë, gratë e Shqipërisë nuk janë torollaçka të cjurullepsura dhe, në shumicën absolute, janë më këmbë në tokë, e kuptojnë mirë se si duhet të trajtohet burri, edhe kur ai e tepron me ndonjë llaf të rëndë apo edhe me ndonjë dorë të lehtë aty-këtu dhe, duhet të pranojmë se, me gjithë fasadat mashkullore të kryefamiljarëve të shtëpive dhe të martesave tona, gratë e Shqipërisë ja kanë arritur më së miri, me dashuri, me qetësi dhe maturi, që burrat me zë të lartë të bërtasin “unë jam koka”, dhe me me zë të ulët dhe buzagaz të pranojnë “por gruaja është qafa që kthen kokën” apo atë thënjen tjetër: Këtu urdhëroj unë, por atë që do gruaja!

    Dhe, për tju kthyer temës dhe seriozitetit, zonja Rudina Xhunga, si gazetare e stazhionuar dhe e nderuar tashmë, mund të jetë pak më serioze, pak më e thelluar dhe shumë më e përgjegjëshmë kur shkruan për tema të tilla.
    Publiku pretendon dhe pret vlera dhe profesionalizëm prej saj, qasje dhe këshilla pothuaj shkencore prej saj.

    Dhuna dhe krimi në familjen shqiptare, ashtu sikurse vetë kriza e thellë dhe frikëshme në zhvillim e familjes shqiptare, është një çështje e mprehtë sociale, ekonomike dhe politike e tranzicionit postkomunist në Shqipëri.
    Kjo krizë, e shpërfaqur në veçansitë e trashëgimive tradicionale-maskuliste të familjes shqiptare si dhe në kushtet e një emigracioni masiv që ka ndarë e coptuar fizikisht bashkëjetesën e familjeve tona, e ka agravuar rëndë situatën dhe ka tronditur nga themelet martesën dhe vetë familjen shqiptare, konceptimin e saj, kushtet e lidhjeve martesore por edhe rishikimin e martesave egzistente, me të ndryshuar pozicionet socio-ekonomike të bashkshortëve
    Duke u çliruar edhe nga ndroja e paragjykimeve si edhe me liberalizimin e mardhënjeve intime e seksuale, kjo krizë ka reflektuar edhe në rritjen e ndjeshme të numrit të divorceve, madje të inicuara në shumicë nga vetë gratë.
    Viktima të kësaj krize të martesës shqiptare, pasqyrë e krizës dhe ndryshimeve postkomuniste radikale social-ekonomike dhe “çthurjes” (liberalizimit) së normave tradicionale morale të lidhjeve dhe bashkjetesave, janë edhe burrat, po aq sa edhe gratë. Ata qyqarët që vranë gratë apo që vranë edhe fëmijët e tyre sepse nuk mund të vrisnin gratë, janë sa kriminelë të neveritshëm, po aq edhe viktima të kësaj peshe të pallogaritëshme nga situatat konkrete të tyre.
    Bashkë me divorcet, dhuna-krimi dhe vrasjet në familje, janë pasojat e drejpërdrejta të kësaj krize, krizë e pamenaxhuar seriozisht as nga qeveritë shqiptare, por as nga shoqëria civile, as nga spcialistët e psikologët socialë dhe as nga një publicistikë e spacializuar për të edukuar dhe ndërgjegjësuar publikun mbi shkaqet e kësaj kuçedre, me tiparet e kësaj krize dhe se cilat janë rrugët e zbutjes së pasojave të saj në fatin e martesave shqiptare si edhe në reduktimin e dhunës dhe të krimit në familje.
    Objekt dhe subjekt i këtij edukimi dhe sensibilizimi, nuk mundet dhe nuk duhen të jenë vetëm burrat, por po aq, edhe gratë e familjeve, që duhet të jenë po aq të përgjegjëshme në ruajtjen e martesës dhe të familjes.
    Një shoqëri e përgjegjëshme, ndërsa dënon dhe ndëshkon krimin e kryer nga individi duhet të korigjojë edhe standartet që janë burimi i krimit.
    Shkrimi i Rudinës mund të jetë ulurima e turmës së revoltuar, por bën thirrje për zgjidhje të gabuara dhe shumë të dëmshme, bën thirrje për linçimin e martesës shqiptare.

    1. lisi says:

      nje refleksion i shkelqyer !!!

      ps.
      i sugjeroj stafit te moderatorve te gazetes Tema da publikoj kete shkrim te Kombi.al ne faqe te pare te gazetes.

    2. Lira says:

      Duket qe nuk keni kuptuar asgje se cfare do te thote familje e shendoshe! Jeni thjesht nje njeri I dogmatizuar me konceptin e marteses “me cdo kusht” sepse nga menyra se si flisni jeni mashkull (Jo burre se burrat gjykojne)! Dhuna eshte degradim dhe, kur ka dhune, nuk ka me vend per permiresim! Merret vendim e iket. Do te na benit nder te madh neve grave sikur ta mbyllnit gojen! Ne taste te tilla, vendimi I takon gruas dhe vetem gruas!

      1. Kombi.al says:

        E dashur Lira, nëse je ajo Lira që njoh unë, nuk çuditem fare me ty.
        Gjithmonë jam çuditur me burrin tënd, se si nuk ja ka mbathur prej kohësh nga ty.

    1. Me sqepar kokes se Janulles. says:

      Lere mos e pyet sa bukur. Me kete hartim merr noten 7 ne klasen e tete. U ngopem me keta pseudogazetare qe rruga me e gjate qe kane bere eshte kafeja poshte punes. Nuk dua ta zgjas, se Era dhe Woman i kane rene gozhdes ne koke. Nejse ti i ben “like” se keshtu funksionon gazetaria sot per sot. Vetem per “like”…..te vjen te vjellesh nga hipokrizia.

  5. lashi says:

    pac fatin e k…. ne ket rast tendin buce.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *