Partizani-Kukësi do të luhet në “Elbasan Arena”

elbasan arenaËshtë zyrtarizuar stadiumi se ku do të luhet sfida kryesore e javës së 14-të të Kategorisë Superiore mes Partizanit dhe Kukësit.

Drejtusit e klubit të kuq nuk kanë gjetur dot gjuhën e përbashkët me drejtuesit e skuadrës së Tiranës që kjo ndeshje të luhej në “Selman Stermasi”, dhe në këtë mënyrë do të zhvillohet në “Elbasan Arena” ditën e martë në orën 17:00.

Ky takim do të luhet me praninë e publikut, pasi klubi Partizanit ka vendour të konvertojë me vlerë monetare dënimin e dhënë nga Komisioni i Disipinës, i cili kishte penalizuar tifozerinë e kuqe me 4 ndeshje.

Sfida mes Partizanit dhe Kukësit është ndeshja kryesore e javës së 14-të e cila pritet që të dhurojë mjaft emocione pasi janë dy ekipet kryesore që luftojnë për titullin kampion. Verilindorët renditen në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit, ndërsa Partizani renditet në vendin e tretë./f.b

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *