Partizani, Ramadani: Detyrja jonë ndaj Kukësit është fitorja

5 Dhjetor 2016, 16:42Sport TEMA

Partizani do të përballet nesër në “Elbasan Arena” kundër një rivali direkt për titullin kampion sic është Kukësi.

Një sfidë që për të kuqtë është mjaft e rëndësishme ku do të kërkohet marrja e tre pikëve për të vijuar rrugën drejt titullit kampion.

Në konferencën për shtyp mesfushori Ramadani u shpreh se skuadra është e mobolizuar për këtë takim ku objektivi është vetëm fitorja.

Këtë javë sërish përballemi me një tjetër pretendent kryesor për titullin, detyra jonë është të vijojmë të luftojmë në çdo ndeshje për fitore, pasi titulli siç edhe e kemi deklaruar mbetet objektivi ynë në këtë sezon dhe besoj që ky është viti ynë. E vlerësojmë Kukësin për rezultatet e arritura deri tani dhe mendoj se ka në dispozicion një grup me mjaft kualitete, por ne besojmë në forcat tona dhe sigurisht do të arrijmë të dalim me sukses nga kjo përballje. I ftoj tifozët tanë të mrekullueshëm të jenë të shumtë në “Elbasan Arena” pasi janë një forcë e madhe për ne dhe së bashku të ecim drejt rrugës së Titullit” u shpreh Ramadani./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje