Pedagogia dhe gazetarja thyen heshtjen pas vdekjes së djalit, lutja e saj për çdo nënë...

5 Dhjetor 2016, 23:14Sociale TEMA

Pedagogia dhe gazetarja e njohur Erenestina Halili ka thyer heshtjen dhe ka reaguar sot për herë të parë pas vdekjes së djalit të saj, Kejdi.

Djali i vetëm i familjes Halili, 21 vjeç, humbi jetën bashkë me këngëtarin Ergi Dini, 22 vjeç,  dy javë më parë pas një aksidenti fatal me motor.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook,  ajo lutet që çdo nënë që derdhi lot për Kejdin të ketë gëzim e paqe.

“E dashur mike, mik, i njohur, i panjohur, student/e, të afërm, pedagogë të tim biri, shoqe e shokë të tij, kolegë, lexues… Përulem ndaj dashurisë, respektit, mbështetjes, dhimbjes, lotit, njerëzisë suaj! Bota ende qëndron, se ka ende njerëz si ju! I lutem Zotit për çdo nënë, që derdhi lotë për tim bir, të ketë gëzim e paqë, t’i mbushet prehëri me nipa e mbesa! Bekuar qofshin vatrat tuaja! Era”, shkruan Ernestina Halili.

4 komente në “Pedagogia dhe gazetarja thyen heshtjen pas vdekjes së djalit, lutja e saj për çdo nënë…”

  1. Mirela says:

    Z Erenestina ngushellime…kjo eshte nje tragjedi e rende si nene…ndersa si gazetare qe jeni prisja nje mesazh me te thelle…sidomos per te rinjte e shoket e djalit tuaj!!Keshilla…TE VENE KASKEN E MOS TE HYPIN KURRE NE MOTORR PA ATE..E MBI TE GJITHA..MOS TE BEJNE LOJRA TE TILLA ME MOTORR…sepse marrin jo vetem jeten e tyre…por dhe te njerezve te pafajshem perreth.
    Ky eshte mesazhi e lutja qe duhet te percoje nje nene intelektuale!!

  2. amla says:

    ZOTI ta lehtesofte dhimbjen moj vajze! Keto pune nuk i ka njeriu ne dore! Jane te shkruajtura gjerat…..Perpiquni fort, fort ,fort me bashkeshortin tuaj te mbani njeri tjetrin! lehtesojeni dhe mundohuni te gezoni njeri tjetrin! Dhimbja eshte vetem juaja!

  3. hji says:

    muk jame te shkruara gjerat amla po gjerat kane regulla cdo gje ka regulla ecja me kembe biciklete motor makine te ushqyerit maertesa komshilleku ndertimi qeverisja etj kur keto regulla nuk zbatohen ndodhin fatkeqesite semundje divorce korupsion krime etj jetaka shume reziqe e duhet shume kujdes ne te gjitha aspektet e jetres

  4. Erta says:

    S’ka dhimbje më të madhe për një nënë kur humb birin e saj…shpirti reshtë së gëzuari e bota të përmbyset, por zoti ka dhën forcën për ta përballuar e për të ecur, e për ta kujtuar birin tënd që iku shumë herët nga kjo botë tërësisht e cuditshme…u preftë në paqe djali juaj dhe shqiptari jonë ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje