Presidenti refuzon dorëheqjen, Renzi mbetet kryeminister i Italisë?

5 Dhjetor 2016, 20:58Rajoni TEMA

Kryeministri i dorëhequr Matteo Renzi u largua nga “Quirinale” (presidenca) pas një bisede gati 30 minutëshe me kreun e shtetit italian.

Mattarella i ka kërkuar me ngulm që ai të vazhdojë të qëndrojë kryeministër të paktën deri në miratimin e ligjit të buxhetit të shtetit i cili ka marrë votën e Dhomës së deputetëve dhe tashmë po diskutohet në Senat.

Mediat italiane shkruajnë se Mattarella i ka kërkuar Renzit ta “ngrijë” aktin e dorëheqjes të paktën për pak kohë për të evituar situata të pakëndshme. Mattarella e takoi Renzin edhe në mëngjesin e së hënës në një bisedë informale, shkruan Lapsi.al.

Të njëjtat burime shkruan se presidentit të vendit nuk i kishte pëlqyer ideja për ta shkarkuar barrën e humbjes te partitë që mbështetën “JO”-në në referendum.

Kështu Renzi nuk e ka formalizuar dorëheqjen e tij gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave në orët e pasdites.

Ai u ka thënë anëtarëve të kabinetit se presidenti i kishte kërkuar shmangien e kaosit.

3 komente në “Presidenti refuzon dorëheqjen, Renzi mbetet kryeminister i Italisë?”

  1. says:

    Për vëndin tonë s’ Ka bërë asgjë të dobishme

  2. k says:

    Të gjithë ata që nuk Ju japin pare , për shqiptarët janë pisa të gjelbur. Popull dembel, i ndyrë,mosmirënjohës, i pabesë. Pse gjithë ato shqiprarë që Ka 25 vjet që mban me bukë dhe gjithë ato kurva që nuk lejojnë makinat të kalojnë tek semafori , e kishte për detyrë Italia ti mbante?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje