‘Referendumi në Itali, porosi negative për Europën’

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

stenGjermania është e brengosur me krizën qeveritare në Itali pas referendumit të pasuksesshëm dhe paralajmërimeve të dorëheqjes së kryeministrit Mateo Renzi.

Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme, Frank-Walter Steinmeier, duke shtuar se kjo nuk është porosi pozitive për Evropën.

“Me shqetësim po ndjekim rezultatet në Itali. Mendoj se Renzi ka bërë gjënë e duhur, të nevojshme, por votuesit nuk e mbështetën atë”, tha Steinmeier gjatë një vizite në Athinë ku ka biseduar me kryeministrin grek Aleksis Tsipras.

Kryeministri i Italisë, Mateo Renzi ka paralajmëruar se sot do t’ia dorëzojë dorëheqjen e tij presidentit Sergio Matarella pas humbjes në referendumin e së dielës për ndryshimet e propozuara kushtetuese.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *